E Diel, 1 Nëntor 2026

SHKB arreston gardianin e burgut të Shënkollit

Lezhë Iu gjetën karikues telefonash celularë

Një efektiv i policisë së burgut të Lezhës u arrestua dje në mbrëmje, pasi iu gjetën në kasafortë karikues celularësh. Burime zyrtare nga Ministria e Brendshme thanë për “Shqip” se Shkëlqim Shabani, punonjës i policisë të rolit bazë në burgun e Lezhës, u arrestua në kushtet e fl agrancës, pasi në kasafortën që kishte në ambientet e brendshme të punës, mbante karikues celularësh. “Të arrestuarit iu gjetën 12 karikues celularësh, të cilët i mbante në kasafortë. Këta karikues celularësh do të futeshin në mjediset e regjimit të brendshëm të të dënuarve”, saktësoi policia. Nga hetimi ka dalë se gardiani, prej disa muajsh, e kryente këtë aktivitet të furnizimit të të dënuarve me karikues celularësh dhe duke u hapur rrugën komunikimit të tyre lirisht me botën jashtë qelive. Duke iu referuar zhvillimeve që çuan në prangosjen e të dyshuarit, burimet zyrtare policore thanë: “Në orët e mbrëmjes, do të futeshin në qelitë e të burgosurve edhe 12 celularë që u korrespondonin karikuesve të futur më herët, si pjesë e parë e procesit të pajisjes të të burgosurve me celularë kundrejt përfi timit abuziv. Në lidhje me ngjarjen dhe zanafi llën e saj si dhe lidhjet e të arrestuarit me të burgosurit, dosja hetimore do t’i kalojë Prokurorisë së Rrethit të Lezhës për ndjekje të mëtejshme”.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›