"Burg" për efektivin e RENEA-s, që vrau
Pas ngjarjes së ndodhur në
ambientet e një bar-kazinoje
në Tiranë, ku u qëllua me armë
zjarri dhe gjeti vdekjen ishpunonjësi
i policisë, Muharrem
Lita, në Gjykatën e Tiranës është
dhënë masa e sigurisë "arrest me
burg" për autorin e saj. Ish-speciali
i repartit RENEA, Kastriot
Stojani, autori i vrasjes, e ka
pranuar krimin e kryer, duke u
deklaruar i penduar për çfarë
kishte bërë. Ai është paraqitur
dje para togave të zeza, ndërkohë
që avokati i tij ka kërkuar "arrest
shtëpie" për të, pasi ai ishte
vetëdorëzuar menjëherë pas
krimit dhe nuk shfaqte rrezikshmëri
për arratisje të mundshme.
Megjithatë, kjo kërkesë është
hedhur poshtë nga gjykata, duke
e lënë në burg. Viktima Muharrem
Lita, ish-punonjës policie,
ka qenë duke luajtur në ambientet
e brendshme të kazinosë, ku
ka humbur një sasi të madhe
parash. Për këtë arsye ka filluar
të godasë dhe të thyejë pajisjet e
kazinosë. Administratori ka ndërhyrë
për të qetësuar gjendjen
dhe më pas ka njoftuar autorin e
vrasjes Stojani, i punësuar pranë
kësaj kazinoje si truprojë, njëkohësisht
efektiv i RENEA-s në Tiranë.
Konflikti mes tyre ka qenë
i çastit, duke denigruar me
goditje me armë zjarri, të cilat i
kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme
40-vjeçarit Lita.
Gjykata e Tiranës vendosi masën
e sigurisë "burg pa afat" për Stojanin,
ndërkohë që vetë ai nuk ka
folur për asnjë çast gjatë vendimit.
ambientet e një bar-kazinoje
në Tiranë, ku u qëllua me armë
zjarri dhe gjeti vdekjen ishpunonjësi
i policisë, Muharrem
Lita, në Gjykatën e Tiranës është
dhënë masa e sigurisë "arrest me
burg" për autorin e saj. Ish-speciali
i repartit RENEA, Kastriot
Stojani, autori i vrasjes, e ka
pranuar krimin e kryer, duke u
deklaruar i penduar për çfarë
kishte bërë. Ai është paraqitur
dje para togave të zeza, ndërkohë
që avokati i tij ka kërkuar "arrest
shtëpie" për të, pasi ai ishte
vetëdorëzuar menjëherë pas
krimit dhe nuk shfaqte rrezikshmëri
për arratisje të mundshme.
Megjithatë, kjo kërkesë është
hedhur poshtë nga gjykata, duke
e lënë në burg. Viktima Muharrem
Lita, ish-punonjës policie,
ka qenë duke luajtur në ambientet
e brendshme të kazinosë, ku
ka humbur një sasi të madhe
parash. Për këtë arsye ka filluar
të godasë dhe të thyejë pajisjet e
kazinosë. Administratori ka ndërhyrë
për të qetësuar gjendjen
dhe më pas ka njoftuar autorin e
vrasjes Stojani, i punësuar pranë
kësaj kazinoje si truprojë, njëkohësisht
efektiv i RENEA-s në Tiranë.
Konflikti mes tyre ka qenë
i çastit, duke denigruar me
goditje me armë zjarri, të cilat i
kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme
40-vjeçarit Lita.
Gjykata e Tiranës vendosi masën
e sigurisë "burg pa afat" për Stojanin,
ndërkohë që vetë ai nuk ka
folur për asnjë çast gjatë vendimit.