SHKODËR - UNIVERSITETI "LUIGJ GURAKUQI" ME 29 PEDAGOGË TË RINJ
Autori i Lajmit: red.
Me shtimin e degëve të reja në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, stafi pedagogjik në fakultetet e këtij institucioni do të shtohet me 29 pedagogë të rinj.
Rektori i Universitetit, prof. dr. Artan Haxhi, tha sot për ATSH-në se këtë vit akademik, Universiteti "Luigj Gurakuqi" do të pranojë rreth 2500 studentë të rinj.
"Kjo tregon se universiteti ynë pëlqehet nga studentët", - tha Haxhi. Ai komentoi se ky është numri më i lartë i studentëve të regjistruar në vitin e parë në krahasim me universitetet e tjera të Shqipërisë, pas atij të Tiranës.
"Në kushte të tilla lind si domosdoshmëri kryesore shtimi i numrit të pedagogëve dhe për këtë vit akademik është planifikuar të shtohen 29 pedagogë të rinj",- tha ai.
Siç bëhet e ditur, nga pegagogët e rinj, nëntë do të jenë në Fakultetin e Shkencave të Edukimit, gjashtë në Shkencat Natyrore, gjashtë në Fakultetin Ekonomik, katër në Shkencat Shoqërore, dhe nga dy pedagogë në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe në atë të Gazetarisë.
Rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi” bëri të ditur se komisioni i ngritur për të zgjedhur pedagogët e rinj ka filluar depozitimin e kërkesave të kandidatëve që në korrik dhe se ky proces vazhdon deri më 9 shtator, kur do të bëhet dhe përcaktimi i kandidaturave fituese.
Ky lajm është publikuar: 02/09/2008