Mbretëria shqiptare, për herë të parë në fokus
Autori i Lajmit: red.
Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango, përshëndeti dje në emër të Qeverisë, Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “80-vjetori i Monarkisë Shqiptare (1928-1939)", kushtuar një periudhe të rëndësishme të historisë kombëtare, Mbretërisë Shqiptare, e proklamuar si sot 80 vjet më parë. “MTKRS e ka mbështetur këtë konferencë, e cila është konferenca e parë ndërkombëtare që organizojnë institucionet shtetërore, kushtuar kësaj periudhe, sepse kështu i shërbejmë njohjes, kultivimit dhe ndriçimit të trashëgimisë sonë historike”, - ka nënvizuar Pango në këtë konferencë ku ishin të pranishëm personalitete të jetës politike dhe kulturore shqiptare. “Periudha e Mbretërisë Shqiptare, e cila mban vulën e personalitetit politik dhe shtetarit të njohur shqiptar, Ahmet Zogu, shënon pikësëpari një moment të rëndësishëm në stabilitetin e shtetit shqiptar, tha kreu i kulturës duke cilësuar se gjatë kësaj periudhe u konsoliduan institucionet kryesore politike, kulturore, ekonomike dhe shoqërore kombëtare duke i përafruar ato me institucionet demokratike të kohës dhe duke futur shtetin shqiptar në rrugën e modernizimit dhe progresit. “Kam besim se konferenca e sotme do të sjellë kontribute të vlefshme për ndriçimin e historisë së kësaj periudhe, duke bërë një hap të ri në rishkrimin e historisë sonë kombëtare,në mënyrë objektive e korrekte”, - përfundoi Pango.
Princi Leka II: “1 shtatori, festa që u takon gjithë shqiptarëve”
Princi Leka II Zogu, në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “80-vjetori i Monarkisë Shqiptare (1928-1939)", shprehu në emër të familjes mbretërore shqiptare, "kënaqësinë, mirënjohjen si shenjë vlerësimi dhe respekti për 1 shtatorin, ditën e themelimit të Mbretërisë Shqiptare, një festë që u takon të shqiptarëve, pa dallime partiake apo ideologjike, por edhe si një respekt për historinë e shtetit shqiptar.”“Familja mbretërore shqiptare e konsideron veten kontribuese në shërbim të një kombi, i cili i ka dhënë mbarë njerëzimit, figura që i nderon bota e qytetëruar e Perëndimit, që nga Skënderbeu, deri tek Nënë Tereza”, - tha Princi Leka në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare, me temë “Monarkia Shqiptare 1928-1939”. Sipas tij, “sot, familja mbretërore gjen rastin të përshëndesë të gjithë shqiptarët kudo që janë, për arritjet historike të vendit tonë, si një komb perëndimor, evropian dhe i qytetëruar”, duke shtuar se” dëshiroj të falënderoj dhe vlerësoj të gjitha ato qeveri, subjekte apo individë politikë, vendas apo të huaj, të cilët kanë vënë nga një tullë në këtë ndërtesë, që të gjithë e njohim dhe e respektojmë me një emër të vetëm, Shqipëri. Me rastin e 80-vjetorit të Monarkisë Shqiptare, në mjediset e hotel "Sheraton", në Tiranë, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë si dhe Muzeu Historik Kombëtar, organizuan dje, Konferencën Shkencore Ndërkombëtare, me temë “Monarkia Shqiptare 1928-1939”, e cila synon të hedhë dritë mbi këtë periudhë, ende të panjohur të shtetit shqiptar dhe të historisë shqiptare. 80 vjet më parë, më 1 shtator të vitit 1928, Asambleja Kushtetuese, e zgjedhur nga votimet e 16 gushtit të atij viti, që kryesohej nga Pandeli Evangjeli, vendosi me unanimitet të plotë, ndërrimin e formës së qeverisjes së Shqipërisë, nga Republikë, që ishte deri në atë kohë, në Monarki parlamentare, duke shpallur Ahmet Zogun, si Mbret të Shqiptarëve.
Ekspozita në Muzeun Historik Kombëtar
Foto të njohura e të panjohura, që nisin që nga dita e parë kur u shpall Monarkia Shqiptare e deri në vitin e 80-të të saj, u ekspozuan në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar. Ekspozita u hap dje në orën 09:00 të mëngjesit, në ambientet e hollit të MHK-së. Ekspozita është realizuar me përkujdesjen e vetë oborrit mbretëror dhe me mbështetjen e drejtorisë së Muzeut Historik Kombëtar. Në fotot dhe dokumentet e ekspozuara paraqitet e gjithë periudha e monarkisë shqiptare dhe historia e familjes Zogu.
Ky lajm është publikuar: 02/09/2008