E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHKPP:Jo xhelatëve të komunizmit në pushtet

Shoqata e Kombëtare e të Persekutuarëve Politikë "Musine Kokolari" ka reaguar ndaj qendrimit të opozitës për projektligjin "për pastërtine e figurave zyrtare , hapjes së dosjeve. Kryetari shoqates së persekutuarëve Agim Musta ka deklaruar se është e pa tolerueshme që në pushtetin gjyqësorë dhe në funksione të larta të pushtetit demokratik të qëndrojnë akoma xhelatët e komunizmit që kanë torturuar dhe dënuar më mirëja viktima të pafajshme. Ndërkohë që shoqata e të përndjekurve politik është shprehur se ideja e një konsulence juridike me ekspertët ndërkombëtarë, është vetem një preteks për të shtyrë këtë ligj të rëndesishem. Musta ka kërkuar që ky ligj duhet miratura sa më parë në mënyrë që të spastrohet instuticionet demokratike nga këta xhelatë komunistë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›