SHQIPTARET NE RAJON DHE ÇESHTJA ÇAME
Në frontin shoqëror, të dhënat e ashpra të kohëve të fundit tregojnë që zbatimi nga qeveria e Shkupit i Marrëveshjes së Ohrit është duke u reduktuar, kështu që, fjala vjen, shumë pak shqiptarë janë pranuar në kurset stërvitore për oficerë për ushtrinë këtë vit ose në emërimet e bëra tani vonë në Akademinë e Shkencave. Ndërsa dikush përmend sukseset e Marrëveshjes së Ohrit, prania shqiptare në polici në Maqedoninë Perëndimore thuhet se është duke rënë në mënyrë anekdotike, megjithëse verifikimi i pavarur i këtyre pretendimeve është i vështirë të bëhet. Buxheti i Universitetit Shtetëror në gjuhën shqipe i Tetovës ka pësuar një rënie drastike, kështu që arsimimi i lartë për 25% shqiptarët etnikë zë tani vetëm 10% të buxhetit të vendit. Fjalët e bukura mbi Marrëveshjen e Ohrit në raportin e Këshillit të Europës në vitin 2006 që u thanë për të lehtësuar anëtarësimin në NATO dhe BE duken tani edhe më false se në atë kohë.
Aktualisht faktori kryesor mbi çështjen e emrit është shpresa e ndryshimit të qeverisë në Greqi dhe kthimi në pushtet i PASOK-ut apo një koalicioni PASOK-komunistë. Diplomatët e huaj shpresojnë që një qeveri e PASOK-ut me shumë më pak ndikim të drejtpërdrejt të kishës ortodokse greke se sa Demokracia e Re, mund të zbusë qëndrimin e saj lidhur me emrin. Në njëfarë shkalle, kjo është një shpresë e arsyeshme, por sipas shumë gjasave ajo mund të jetë më shumë se optimiste. PASOK-u në qeveri do të vihet nën të njëjtën trysni popullore, sidomos nga Greqia Veriore ku Demokracia e Re dhe Kisha Ortodokse Greke kanë rritur ndjeshëm ndikimin e tyre në shoqëri në përgjithësi në të gjitha qendrat e banuara vitet e fundit. Atmosfera radikale sekulariste e viteve të hershme të PASOK-ut nuk ka gjasa të kthehet dhe është shumë e pamundur që zgjedhja e një qeverie të re të PASOK-ut do të donte të gjendej në mes të mosmarrëveshjeve me forcën sociale më mirë të organizuar dhe më koherente në shoqërinë greke menjëherë pas marrjes së pushtetit. Diaspora greke, sidomos në Shtetet e Bashkuara dhe Australi, do të kundërshtonte me furi lëshimet në drejtim të emrit.
Një aspekt tjetër i kuptuar mirë në shumë Ministri të Jashtme europiane është se ekziston një rrezik i madh që nëse nuk arrihet një marrëveshje për emrin, shqiptarët mund të zgjedhin të jenë jashtë ‘maqedonianizmit‘, me gjithë historinë e gjatë të tij të një identiteti problematik, si dhe të bashkohen me Shqipërinë dhe të flakin tutje shtetin e Shkupit të pas vitit 1991. Kjo është një perspektivë alarmante, bazuar më së shumti nga ndikimi i makinës propagandistike serbe në BE dhe në zyrat kryesore të gazetave. Shqiptarët mundet që me lehtësi ta kishin ndarë shtetin e Shkupit në konfliktin e vitit 2001, por zgjodhën të mos e bëjnë këtë, ndërsa fitimtari real rajonal mund të ketë qenë Greqia, duke arritur de facto kontrollin ekonomik dhe social mbi FYROM-in lindor, që do të çonte në aneksimin përfundimtar. Greqia duhet të zvogëlohet si një fuqi rajonale, në mënyrë që Tirana të arrijë shumë nga objektivat ndërkombëtarë të saj. Zhvillimet e fundit kanë shkuar në drejtimin shqiptar. Anëtarësimi në NATO ishte një sukses i madh për Tiranën në këtë aspekt, pas kundërshtimit të fortë nga Greqia. Derisa Shqipëria të jetë një shtet shumë më i fuqishëm, të jenë siguruar më shumë lidhje me Kosovën, dhe çështja çame me Greqinë të jetë zgjidhur, nuk është në interesin shqiptar të shkatërrojë një shtet të Shkupit. Shkupi është gjithashtu një faktor strategjik rajonal i rëndësishëm për Turqinë, e cila ka mbështetur gjithnjë pavarësinë maqedonase dhe ka shumë të ngjarë të mos pajtohet me ndonjë lloj ndarjeje që do të çonte në aneksimin e mundshëm ekonomik grek.
E vetmja rrethanë, në të cilën perspektivat e mësipërme mund të jenë të gabuara, është që zgjedhjet e ardhshme greke të mbahen në një atmosferë të dhunshme të rënies ekonomike, siç ndodhi me revoltat e studentëve në dimrin e vitit 2008, me Demokracinë e Re të mbërthyer nën peshën e ngjarjeve, dhe të ketë një rritje të madhe të votës komuniste, shoqëruar me rritjen e ndikimit të Moskës. Partitë marksiste greke kanë një politikë maqedonase që de facto do të lejojë njohjen e emrit për Shkupin. E majta komuniste në Greqi është përtërirë pa dyshim me disa figura me mbështetje të gjerë popullore në disa treva tradicionale (ironikisht!) të forta si Maqedonia e Thesalia dhe ishujt e krahut të majtë, si Lesbos dhe Kios, por kjo ka ndodhur në të shkuarën. Rezultatet e zgjedhjeve europiane treguan një epërsi të vogël të votës së KKE-së (Partisë Komuniste Greke) në disa zona. PASOK-u zakonisht arrin të gjejë mbështetje, ndërsa afron dita e zgjedhjeve, duke përdorur argumentin që një votë komuniste vetëm sa rrezikon kthimin e së Djathtës në pushtet. Mbetet për të parë nëse mund të ndikojë në këto përllogaritje dalja në skenë si lojtare serioze e partive ekologjike.
Faktorët e brendshëm në Bullgari
Bie në sy fakti që ndërsa kriza ekonomike botërore vazhdon, diplomacia ballkanike në Sofje është bërë gjithnjë e më shumë mirënjohëse ndaj epërsisë dhe, disa do të thonin e kontrolluar prej Athinës. Përbuzja që ka gjetur Bullgaria në sytë e Brukselit dhe të BE-së për shkak të korrupsionit, dhunës së Mafies dhe krimit të organizuar kanë qenë si të rëna nga qielli për Athinën, e cila shihet sot si i vetmi mik i Sofjes në BE. Athina ka arritur synimin kryesor grek, duke sinkronizuar politikën ndaj Maqedonisë, kështu që të dyja vendet kanë shtypur aktivistët e partisë greke sllavofone "Ylberi", e cila bën fushatë për njohjen e një pakice etnike "maqedonase" brenda Greqisë, si dhe pozitën e organizatës "OMO Ilinden" me bazë në Pirin për një nënrajon "maqedonas" brenda Bullgarisë Jugperëndimore. Megjithëse Bullgaria e ka njohur Kosovën, kurse Greqia jo, midis Bullgarisë dhe Kosovës ka ndoshta më pak tregti dhe kontakte të tjera se sa në kohën e luftës dhe të gjendjes së jashtëzakonshme. Me shtimin gjithnjë e më shumë të rolit të fesë, janë përmirësuar marrëdhëniet midis Kishës Ortodokse Greke dhe Kishës Ortodokse Bullgare, me kontakte gjithnjë e më të shpeshta të ndërsjella në malin Athos dhe gjetiu, ndërkohë që atmosfera midis hierarkisë ortodokse maqedonase dhe kishave serbe dhe greke është e rënduar. Si një fije kashte në erë, por një nga figurat më të rëndësishme vendore, Peshkopi Jovan, i cili u burgos nga qeveria e Shkupit në 2006-2007 për bashkëpunim me ortodoksinë serbe, tashmë e ka transferuar besnikërinë e tij te Kisha Ortodokse Greke dhe është duke u përpjekur të hapë një dioqezë ortodokse greke në qendrën e rëndësishme klerikale të Ohrit. Makinat e turistëve grekë u sulmuan së fundmi në Ohër nga një turmë, ndërsa ka shumë e më shumë vështirësi për të siguruar makinat e transportit të mallrave midis FYROM/Republikës së Maqedonisë dhe Greqisë.
Faktorët e brendshëm në Shqipëri
Zgjedhjet shqiptare ndoqën kursin e tyre të parashikuar me një fitore për Partinë Demokratike të Sali Berishës. I vetmi zhvillim i ri i rëndësishëm në vend ka qenë progresi i mirë në ndërtimin e rrugës së re të rëndësishme, që lidh Kosovën me portin shqiptar të Durrësit, e cila u shfrytëzua mirë në fushatën zgjedhore.
Tablo e zgjeruar - disa parashikime
Veçmas, asnjë nga rrethanat në secilin vend nuk mund të shihet si faktor nxitës të një paqëndrueshmërie më të gjerë në rajon, ndërsa në Bruksel dhe në disa qarqe në Uashington janë parë si sfondi muzikor i nacionalizmit ballkanas që mund të jetë i rrethuar nga mbështetja për elitat e reja politike teknokratike dhe jo-ideologjike. Opinioni i natyrshëm është që sot BE-ja dhe NATO-ja e kanë Ballkanin nën krahët e tyre, ndërsa politikat nacionaliste janë në rënie. Kjo nuk duket se është një pikëpamje e bazuar mirë, sikurse treguan zgjedhjet për Parlamentin Europian, nacionalizmi është duke lulëzuar gjithandej nëpër Europë, zgjerimi i BE për momentin është shumë i ngadaltë, BE është në një kaos të brendshëm që paracakton anëtarësim më dorështrënguar nga ç‘është bërë, si në ndonjë organizatë ku anëtarësimi ka ngecur ndaj anëtarëve më pak të përshtatshëm. Elitat e reja teknokratike mbështeten në një perspektivë të integrimit ballkanik në procesin e globalizimit që sjell rritje ekonomike dhe mbrothësi. Kjo duket shumë optimiste; të vetmet industri që janë integruar suksesshëm në ekonominë globale janë turizmi, si dhe kontrabanda e duhanit dhe e drogës.
Bashkësia ndërkombëtare duhet ta ulë këtë optimizëm të çuditshëm dhe t‘i shohë në tërësi mundësitë e saj për të ndikuar realisht mbi ngjarjet. Në analizë të fundit, vetëm dy faktorë janë vërtet të rëndësishëm, aftësia ushtarake dhe paratë. As Shtetet e Bashkuara dhe as Bashkimi Europian nuk i kanë më fondet e duhura për të ndikuar në shoqëritë ballkanike. Këtë tregojnë edhe shkurtimet në EULEX të bëra për arsye financiare nga vende kryesore si Mbretëria e Bashkuar. Ka probleme serioze për mundësitë e vërteta operacionale të KFOR-it në terren, siç u tregua më sipër, ndërkohë që prania e përgjithshme rajonale e NATO-s është tani shumë e vogël gjetiu, sidomos në Bosnje. Rusia ka mundësi të shumta për të ndërmarrë iniciativa të vogla dhe me sa duket vërtet me kosto të lirë për të rivendosur ndikimin e saj. Parimisht politikanët nacionalistë vazhdojnë të jenë në pushtet gjithandej, por në rastet më të mira, si në Malin e Zi, Maqedoni, Shqipëri dhe Kroaci është më e volitshme që ata të shfaqen si "europianë", pasi ky qëndrim inkurajon dhënien e një sasie fondesh paraprake të BE për popullsinë vendase në hapje rrugësh apo skema të infrastrukturës dhe përfitime të llogarive bankare të elitës politike. Dinamika reale themelore e politikës rajonale tani nuk është drejt anëtarësimit të hershëm në BE për krejt rajonin, por ka parasysh të nxisë mbështetjen për Serbinë, ku pakicat serbe mund të kenë ende një pushtet më të madh për zhvillimin e shteteve të reja që janë shfaqur dhe kështu për krejt rajonin. Bashkësia ndërkombëtare ka për t‘u përballur ende fort me problemin e vjetër në Serbi që Beogradi mendon se të tjerët jetojnë të lumtur si pakica brenda Serbisë, por krijon vështirësi të vazhdueshme për serbët që jetojnë si pakica në shtetet e tjera. Kështu serbët kosovarë kanë shumë privilegje zyrtare si një pakicë në Kosovë sipas planit të Ahtisarit që ngjajnë aq shumë me "të drejtat" e pazyrtarizuara të qytetarëve të Republikës Srpska në Bosnje, të cilat janë fituar mbi bazën e Marrëveshjes së Dejtonit. Mbetet gjithashtu për t‘u kapërcyer trashëgimia e hidhur e kolaboracionizmit të kohës së luftës të viteve 1990 dhe e regjimit të Millosheviçit.
Është e pamundur të parashikosh se cili nga grupet dhe nacionalitetet jo serbe do të përpiqet për interesat e tyre për të ndalur këtë proces me hapjen e konflikteve të reja dhe se kur ata do të përpiqen ta bëjnë këtë. Kandidatët me rrezikshmëri më të lartë janë shqiptarët maqedonas që janë ballafaquar me një qeveri kokëfortë të VMRO-DPMNE-së në Shkup që duket se i ka kushtuar pak vëmendje procesit të reformave të Ohrit, siç u tregua më sipër, ndërsa përpjekjet që bashkësia ndërkombëtare bën mbi palën shqiptare për të financuar dhe mbështetur një parti të re ‘të qendrës‘ për grupin fraksionist të Selamit ka të ngjarë të shihen nga shqiptarët e zakonshëm, si përpjekje për të dobësuar udhëheqjen e tyre etnike dhe ta bëjnë atë më të bindur ndaj projekteve nacionaliste të VMRO-DPMNE-së. Boshllëku udhëheqës dhe paqëndrueshmëria e dhunshme e kohëve të fundit ndihet po ashtu në Preshevë.
Por është krejt e mundshme që në ndonjë moment serbët boshnjakë mund ta ndiejnë se është në interesin e tyre të ngulin një gozhdë në arkivolin e Marrëveshjes së Dejtonit dhe të krijojnë një krizë boshnjake. Hollësitë e këtyre skenarëve nuk gjenden në analizat e fundit, gjë që shkon paralel me reagimin e lëkundur dhe të pasigurt të bashkësisë ndërkombëtare që programet nacionaliste - në cilindo vend - do të puqeshin, në mos të shoqëruara me dhunë e vuajtje të mëdha njerëzore. Shumë prej programeve të dukshme nacionaliste nuk do ta përfshijnë domosdoshmërisht një dhunë të tillë. Një shembull i dallueshëm do të ishte nëse serbët boshnjakë hapin thjesht në mënyrë të njëanshme kufirin tashmë të parëndësishëm me Serbinë, ose nëse konflikti çam në Greqi hapet me sulme të shenjuara mbi asetet ekonomike greke, ose serbët e Kosovës Veriore sulen për ndarje, ose shqiptarët e Preshevës shpallin një lloj rajoni autonom që ndal përkohësisht bashkimin e plotë me Kosovën. Edhe nëse ka vullnet politik, është e vështirë të mendosh se si tani NATO apo BE do të mund të kontrollojnë situata të tilla pa futur sërish trupat e tyre.
Është shumë e paqartë tani, me rënien e dëshirës në opinionin publik perëndimor për ndërhyrje humanitare pas vështirësive të luftërave në Irak dhe Afganistan, se deri në ç‘shkallë do të jetë mbështetja për dislokimin e ri të trupave në rajon. Planifikuesit ushtarakë në disa vende të NATO-s në çdo rast thjesht nuk do të kenë trupa këmbësorie të disponueshme për ndonjë detyrë të mundshme në nivelin e ndërhyrjeve të viteve 1990. Kjo natyrisht që është e lidhur me çështje shumë më të gjera që nuk shqetësojnë vetëm Ballkanin, ku shumë vende të BE-së nuk janë të gatshme të shpenzojnë dhe aq shumë për mbrojtjen në vend të mirëqenies dhe ku ka pasur pak ose aspak diskutim publik mbi nevojën për të mbrojtur buxhetet ushtarake në të ardhmen, duke shkurtuar shpenzimet e mëdha publike. Një faktor me peshë ka qenë frenimi mediatik për oficerët e lartë ushtarakë për arsye strategjike në marrëdhëniet me publikun, si për shembull konfliktet në Irak dhe Afganistan, të cilat kanë pasur anën e tyre negative, duke mos lejuar që ata të marrin pjesë në debatin publik për çështje me rëndësi madhore.
Kështu Ballkani mund të fillojë të hyjë në një periudhë të re kur skemat e reformave të pas konflikteve si Dejtoni për Bosnjën apo Ohri në Maqedoni që kushtëzoheshin nga forca ushtarake perëndimore në tokë dhe në ajër dhe ideologjia ndërhyrëse liberale në opinionin publik perëndimor dhe media janë duke humbur shumë nga pesha e tyre, një rezultat i tërthortë, - në mos i veçantë - i konflikteve të periudhës pas vitit 2001 kundër ekstremizmit të frymëzuar nga Islamizmi.