SIstemohen ne azile pasi kane vdekur
29/10/2009 Pleqtë e braktisur nuk arrijnë dot të sistemohen në qendrat rezidenciale
Procedurat burokratike janë të tejzgjatura, çdo muaj një kërkesë
KORÇE- Pleqtë e braktisur nga të afërmit e tyre, ose të mbetur të vetmuar për arsye të ndryshme, nuk arrijnë dot të sistemohen në qendra rezidenciale, pasi procedurat burokratike janë mjaft të tejzagjatura. Ndodh, që kur nga ana e ministrisë përkatëse vjen një përgjigje pozitive, i moshuari që ka bërë kërkesën nuk jeton më. Një rast i tillë ka ndodhur edhe në qytetin e Korçës. Edhe pse gjatë viteve të fundit është konstatuar se kërkesat për sistemin në qendrat rezidenciale janë rritur, sërish procedurat kanë mbetur të njëjta. Vetëm në qytetin e Korçës, çdo muaj paraqitet një i moshuar që kërkon ndihmë për strehim, sepse ka mbetur i vetmuar dhe nuk i shërben askush. Ndërkohë ai nuk ka asnjë mundësi t’i shërbejë vetvetes. Në pamundësi të një qendre rezidenciale, i moshuari mund të ndahet nga jeta pa e marrë vesh askush. Pretendimi se procedurat për strehimin e të moshuarve janë të tejzgjatura ka ardhur nga Drejtoria e Përkrahjes Sociale dhe Strehimit, pranë Bashkisë Korçë, Klementina Gjeçka, e cila në lidhje me këtë shqetësim sqaroi se që nga muaji mars i këtij viti dhe deri më tani, nga ana e pleqve të moshës së tretë, të mbetur të braktisur, kanë ardhur gjithsej 6 kërkesa, të cilat janë miratuar që të gjitha nga Këshilli i Bashkisë, por ndërkohë askush prej tyre nuk ka marrë përgjigje nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale, nëse e ka përfituar të drejtën e strehimit ose jo. “Vetëm për një rast, tha Gjeçka, na erdhi miratimi nga ministria në fjalë, por i moshuari kishte ditë që kishte vdekur. Ndodh kështu, sepse të moshuarit e braktisur kërkojnë ndihmë vetëm atëherë kur binden se nuk janë në gjendje t’i shërbejnë vetes, pra kur ata janë në fund të jetës së tyre. Kërkesa që vjen nga pleqtë e vetmuar është një procedurë e thjeshtë, por miratim duket se vonon mjaft”, tha Gjeçka. Një i vetmuar mund t’i drejtohet Drejtorisë së Përkrahjes Sociale dhe Strehimit pranë bashkisë Korçë nëpërmjet një kërkesë me shkrim, e cila duhet të jetë e shoqëruar nga një certifikatë për gjendjen e tij civile, nga një certifikatë personale, nga një vërtetim që plotësohet nga administratori social, i cili vërteton mundësitë ekonomike të personit që bën kërkesë dhe nga raporti mjekësor. Këtë dokumentacion ai mund ta plotësojë vetë, ose mund t’i drejtohet administratorit social. Pas marrjes së miratimit nga Këshilli i Bashkisë, materiali i dërgohet Drejtorisë rajonale të Shërbimeve Sociale, Shtetërore, ku kjo e fundit ia çon ministrisë përkatëse për të marrë vendimin. Nëse deri këtu gjithçka realizohet në kohën e duhur, miratimi vjen kaq me vonesë, shpjegon Gjeçka sa i interesuari mund të mos jetojë më. Nga 6 kërkesa që kemi pasur deri më tani, 5 prej tyre nuk kanë ende një përgjigje, në një kohë kur kërkesa të tjera mund të mbërrijnë pranë Këshillit të Bashkisë Korçë.
V. Hasani