E Shtunë, 31 Tetor 2026

SËMUNDJA SHQIPTARE, DIAGNOZA DHE TERAPIA

Autori i Lajmit: Nga Genc LlakajNjë popull i sëmurë duhet trajtuar si një pacient i vërtetë. Domethënë, duhet përcaktuar në fillim diagnoza e të sëmurit, pastaj, duhet të ndiqet terapia e duhur për ta ngritur në këmbë. Këtë praktikë te vlefshme, na e përcjell mjekësia dhe ska vend, sot e mot, për bishtëpërdredhje.
Lidhur me Shqipërinë dhe shqipëtarët , atje ku na dhemb dhembi edhe më shumë, duhet të funksionojë e njëjta strategji. Sepse edhe shqiptarët e kanë një sëmundje. Janë të sëmurë sepse janë të ndarë në gjashtë shtete. Në një shtet të pakonsoliduar si Kosova ku pjesa veriore e saj është e pakontrolluar e nën trysninë e influencës serbe, me një Luginë të Preshevës të lënë jetime, me një popullësi shqiptare në Maqedoni me të drejta të kufizuara, me një popullsi shqiptare të Malit të Zi të pa përfaqësuar politikisht, me një problem të pazgjidhur mbi pronësinë e shqiptarëve në zonat Kostur, Konicë e Follorinë e, me një forcë emigratore shqiptare ( rreth 30% e popullsisë së vendit) të pambrojtur e të braktisur në mëshirë të fatit.
E së fundmi, ajo që është edhe më e dhimbshme, me një problem Çam të harruar. Shtojmë këtu shpërfilljen e dukshme qytetare, juridike, ekonomike dhe diplomatike që disa nga shtetet evropiane kanë ndaj shtetit dhe politikës së Shqipërisë administrative. Ja pra, kjo është gjendja. E gjtihë kjo katraurë është pasoj e mungesës së një ndërgjegjësimi kolektiv e cila është derivate I një politike shqiptare jo serioze, as e qartë e as e kthjellët, as diplomatike e as guximtare, as lagëpamëse e aq më pak kombëtare. Me pak fjalë, e një politike langaraqe. Lidhur me fenomene kaq madhore sic është cështja shqiptare shpesh në media të ndryshme e në kohë të ndryshme, qofshin ato me origjinë shqiptare a të huaja, është trumbetuar e trumbetohet ende për nacionalizëm a irredentizëm dhe jo për një problem të drejtë juridiko-historik të pazgjidhur. Këto informacione mediatike të stimuluara, në shumicën e rasteve, nga politika të dyshimta jo zyrtare a jo profesionale që konsumohen nga opinioni publik, konsiderohen, fatkeqësisht, të besueshme aq sa shpesh herë deformojnë realitetin.
Po të rikthehemi në kohë, për shembull në luftën e Kosovë 1998. Fillimisht, kjo luftë, u konsiderua luftë terroristësh nga politikanë shqiptarë dhe europianë, nga media shqiptare dhe e huaj. Por pas pak kohe , nga të njëjtët personazhe, e njëjta luftë u vlerësua si e drejtë dhe çlirimtare. Me këtë shembull shohim sesa sipërfqësorë janë shpesh herë mekanizmat e informacionit publik kur, dashur apo pa dashur ekzagjerojnë ose shtrembërojnë “lajmin” thjesht dhe vetëm për të “prodhuar” skoop mediatik apo për ti shërbyer politikës “padron”. Ja pra, se çfarë ndodh në politikat e nën tavolinave dhe si pasoj në mediat-shërbëtore që mbështeten prej tyre. Shembuj të tillë kemi me shumicë.

Ata bëhen “interesantë” kur ju sheh anën tjetër të medaljes: atë kur evenimentet më të rrezikshme dhe me një shkallë shtrirje aq të gjerë saqë mund të infektojnë një kontinent në pak kohë, lihen pas dore ose injorohen. E njëjta gjë ndodhi me fenomenin “nazizëm” në Gjermani. Sipas kronologjisë së kohës, Hitlerit, nuk iu pre rruga qysh në përgatitjen e tij pothuaj 10 vjeçare për të pushtuar planetin, por ai dhe ideologjia e tij, u godën kur u bënë “faktor i rrezikshëm”. I njëjti fenomen ndodhi pas viteve 90-të në Ballkan qysh nga genocidi i Bosnjese e deri te spastrimi etnik i Kosovës prej Hitlerit modern Miloshevic. Edhe në këtë rast pasi u ndëshkuan mijëra qytetarë të pafajshëm dhe u spastruan etnikisht popuj të tërë opinioni dhe politika botëror, mediat dhe formue bamirësie ndërhynë, si “kofini pas të vjeli”, me vonesë.
Ndërsa përmendëm shembuj e fakte historike të luftërave masive apo cmenduvire individuale në planetin tonë , mendimi I lirë na shpie te kombi ynë, te çështja shqiptare e pazgjidhur në Ballkan. A nuk është kjo cështje e pazgjidhur një rrezikshmëri permanente për stabilitetin gjeopolitik në Ballkan? Si ka mundësi që në zemër të Evropës lindin për ditë e më tepër hitlerian të vegjël sic ishte Miloshevici, Karaxhic, Arkan apo të tjerë si Nikolas Gaixh dhe nuk parashihet rrezikshmëria e tyre nga askush? Është koshiente Evropa e Bashkuar politike për faktin se mos zgjidhja e cështjes shqiptare dhe konflikteve të tjera në rajon mund të sjellin sërish katastrofa si ajo e Bosnjes apo e Kosovës dhe për koston që mund të ketë “nesër” frenimi i pasojave? Pra, ekzistonë në koshiencën e politikanëve evropianë diagnoza e një sëmundjeje ballkanike aq më tëpër shqiptare? A ezkiston një çështje shqiptare për ta? Së fundmi : a është i informuar opinioni publik evropian dhe ai shqipëtar për ekzistëncën e kësaj cështjeje dhe në cgjatësi vale është i shpërndarë ky informacion? Gjatësia e valës së këtij informacioni, a ka prekur parlamentin evropian, të Tiranës, Prishtinës dhe Tetovës?
Në qoftë së politikanët tanë , mediat, akademikët dhe gjithë shtresa intelektuale janë në dijeni të ekzistencës së çështjes kombëtare dhe “flenë mbi dafina” për moskokëcarje a interesa personale, a janë ata të gatshëm të përballojnë pasojat e moszgjidhjes së saj? Personalisht, kam mendimin se: Brenda kontekstit të çështjes kombëtare shqiptare ka shumë paqartësira apo më mirë të themi mosinformime lidhur me ekzistencën, pse dhe qysh do të zgjidhet ajo. Madje ka padije të konsiderueshme mbi ekzistencën e saj si e tillë në qarqe intelektuale të një niveli mbi mesataren. Kjo është shqetësuese dhe alarmante. Burimi I kësaj injorance, mendoj, nuk është thjesht një menefregizëm kazual, por një anashkalim prej naivi i politikës së Tiranës, Prishtinës e Tetovës.
Atëherë, në këto kushte, në qoftë se orvatemi ende ndërmjet dilemës nëse vërtet ekziston një çështje kombëtare e shqiptarëve ne Ballkan apo jo, sigurisht që jemi në një fazë goxha dëshpëruese e madje edhe provokuese ndaj një populli të tërë dhe aspiratës së tij. Kjo fazë e kinse paradiagnozës duhet të kalojë me guxim dhe me bindjen se nuk kemi të bëjmë me mëkat kur punojmë për një të drejtë legjitime siç është ajo e bashkimit kombëtar. Ngërçi i kësaj situate në këtë stad na “vret” përfundimisht. Aq më tepër n,q.s. nuk do të reflektojmë si shoqëri. Që të ndodhë një fenomen I tillë duhet me patjetër që politika mbarëshqiptare të angazhohet, qoftë nëpërmjet informimit e propagandës, qoftë nëpërmjet politikave jo zyrtare për ndërgjegjësimin e ekzistencës së një çështje shqiptare. Dhe pasi ta ketë bërë këtë, duhet, medoemos, të përshpejtojë hapat në gjetjen e terapisë për shërimin përfundimtar të një plage kaq vjeçare. Kështu që kjo terapi do të jetësohet në pyetje-përgjigjet që politika e Tiranës, Prishtinës dhe Tetovës duhet ti bejnë vetvetes:

1- Së pari, ka aftësi apo vullnet kjo politikë për ta kuptuar realitetin shqiptarë ashtu siç është ai dhe për të ndërtuar një qëndrim të përbashkët politik ndaj tij?
2- Së dyti, ka aftësi apo vullnet kjo politikë për ta vlerësuar objektivisht forcën e faktorit shqiptar në Ballkan për ti bërë realitet objektivat tona?
3- Se treti, ka aftësi apo vullnet kjo politikë për të kuptuar se cilat forca jashtë nesh, sinqerisht, përkrahin dhe mbështesin realizmin e objektivave tona?
Kam mendimin se: na duhet të përshpetojmë fund-qëllimin, edhe pse jemi ende në fillime.

Ky lajm është publikuar: 18/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›