Nepravishta: Pakti i pretenduar për rritjen e energjisë, i pabazë
Autori i Lajmit: RedaksiaKreu i ERE ka kundërshtuar deklaratën e pak ditëve më parë të drejtorit të Përgjithshëm të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes për rritjen e çmimit të energjisë deri në vitin 2014 në masën 15% plus inflacionin. Sipas Nepravishtës një pakt i tillë nuk parashikohet në deklaratën rregullatore. “Në rast se në një vit të caktuar çmimi i energjisë elektrike del i lartë atëherë ERE ka të drejtë që ti propozojë OSSH-së që për të mos rënduar konsumatorët çmimi të pjesëtohet në dy pjesë, për një vit të lihet një pjesë dhe pjesa tjetër të kompensohet në vitin pasardhës, ose në vitet e tjera pasardhëse në bazë të marrëveshjes midis palëve” u shpreh kreu i ERE. Nepravishta ka deklaruar se nga rritja e çmimit të energjisë me 13% do të preken vetëm 21për qind e familjeve pasi kaq është numri i atyre që shpenzojnë mbi 300 kilovat/orë. Për sa u përket bizneseve , Nepravishta është shprehur se furnizimi pa ndërprerje me energji kushton më shtrenjtë se ai i planifikuar me ndërprerje.
Ky lajm është publikuar: 18/12/2009