E Shtunë, 31 Tetor 2026

STUDIO E MADHE DHE XHIREVOLE ME TETË RROTA

20-06-2013 / Nga Ilmi Kasem

Letër e hapur ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve

Në fillim dua të falenderoj gazetën "55", e cila e publikoi statujen e Sh.Valentinit, që nëse nuk do kishte luftuar me ushtrinë e vulgut,do të ishte vendosur e inauguruar në një park të Tiranës, nga të gjithë ata që punojnë e sakrifikojnë për dashurinë. Ky shkrim në formën e një letre të hapur u konsumua nga z.Zhiti në një bashkëbisedim në zyrën e tij. Ai më dëgjoi,foli më pak nga unë,nuk më tha që ti ke të drejt e jo ata,veproi duke kërkuar shkresën e sharrimit të skulpturës sime,e gjeti se si ishte gatuar etj.Komunikoj dhe me zv. ministrin z. Hado dhe problemi do të mar zgjidhje pas zgjedhjeve. Unë i kërkova për etik z.ministër se a mund ta publikoja letrën tashmë të mbyllur me plagë të hapur.Përgjigja e tij qe; je i lirë.Dhe unë  për këtë përgjigje isha i bindur se dotë që kështue dija. Në fillim të fjalës sime me z.Zhiti unë i thashë: më të mënçurit nga unë kanë ikur dhe nuk kërkojnë të punojnë në këto ambjente,por me që unë u gjenda aty dua të iki me nder e dinjitet. Ta kisha lënë me kaq do qe më mirë. Por mendova se problematika e të drejtës ligjore me atë morale duhej sqaruar dhe  për lexuesin  po e thjeshtëzoj hartën; kjo është një studio e ndarë nga banda në tre seksione; i vorreve, oxhaqeve dhe  ,banaqeve .Kështu e gjeta unë  në janar të 2008,pas 5 muaj rezistence të askujt,dmth të disa njerëzve pa identitet artistik. Nuk dorëzonin çelsin, kësisoj monumenti u fillua me 26 janar dhe u vazhdua, pa ujë, pa qetësi, madje në inaugurim me një rrëmuj të paimagjinueshme të prodhuar e fabrikuar prej teorisë së prozelitizmit nga ushtarët e ishdekanëve, dekanëve, protodekanëve dhe neodekanëve  të fakultetit të arteve të filxhanit (FAF).

Z.Visar, pranoni urimin tim nga ndjenja e mirë që përjetova kur mora vesh se Ju u bëtë ministër i kulturës.
 Do të më pëlqente,nëse më lejoni që, etimologjinë e xhirevoles me tetë rrota, ta rrëfeja për poetin, duke besuar më shumë tek artisti, pasi edhe shprehja  modelohet më mirë nga ana ime prej frymës dhe shpirtit tim që nuk ka qetësi në asnjë kohë,qoftë ajo me shi,mjegull apo diell,në diktaturë apo demokraci dhe besoj që kështu do të kuptohem më mirë nga Ju.Unë natyrisht nuk jamë i vetmi që më mungon qetësia,ka shum artistë të tjerë shqiptar që vuajnë nga rehatia e gangsterëve të realizmit socialist dhe andaj tentoj të elaboroj të shprehurit e një problemi në forma të tilla,jo  burokratike pasi  gjendja ime permanente ,kondicionet ambjentale të aktivitetit kreativ më çojnë  në “protestantizëm”.Ka pesë vjet që u futa pa dashjen time në studion e diktaturës,për të realizuar monumentin e At.GJ.Fishtës, për të cilin kam bërë shumë beteja me horrat.Nga dita e shpalljes si fitues i konkursit për këtë monument ra tërmet, lëkundjet e të cilit vazhdojnë. Janë shfaqur hapur ish pronarët e studjos në fushatën elektorale dhe si teknik kanë zgjedhur futjen e paramilitarëve,që i kanë futur në konkurse për ti  bërë fituesa, se kjo është e vetja mënyrë  për të më “shpronësuar”.Po e them që në fillim; kjo studjo nuk është as e imja as e babait tim,është e të gjith atyre që kanë vepra për të realizuar nën juridiksionin e shtetit Shqiptar dhe aty gjatë kësaj periudhe, unë  kam ndërprerë punët e mija, pasi  me të drejtë janë realizuar figurat e F.Nolit, P.Markos e së fundi ajo e A.Zogut,për të cilat shteti ska pse të më lutet mua për punët e tij.Por shteti duhet edhe të dëgjoj mirë edhe të shikoj mirë se si dhe kush i  menaxhon konkurset dhe ti japi përgjigje pyetjes :-Përse anëtarët  e jurive dmth. kadilerët e estetikës, janë të një tribuje me origjinë nga akademia e arteve dhe përse dekan e ish dekan gjithmonë bordojnë,fitojnë e gjykojnë,jo vetëm në këto vite tranzicioni.Më kanë thënë se në konkursin  për monumentin e At.Fishtës qe një kadi piktor profesor i akademisë, i cili u largua nga” gjykata” pse nuk nxorën fitues që në raundin e parë dekanin e tij.Ata dmth.antarët e tjerë të jurisë, nuk e nxorën sepse nuk ishin me origjinë nga akademia dhe se nuk kërkohej  Isuf Myzyri  me brekushe e  qemane,por Gjergj Fishta me lahut.Andaj u xhindosën për këtë konkurs që u doli nga binarët, i cili për fat të mirë, shpëtoj nga buxhardizmi i rracës  barbare.Përse e katandisën Ismail Qemalin si roje blloku me bllok në dorë, tek blloku pranë postbllokut  të vendosur në lulishte,konceptuar ambjentalisht, materikisht dhe volumetrikisht si një varr miniatural i tipologjisë  së kulturës egjiptiane, me një ndryshim nga Ramsesi statujë,Ismaili statujë është në eksterier e në gjelbërim.
I gjendur i fyer e dhunuar në këtë studjo shtetërore, kam  vazhduar punën time krijuese  me projekte e skulptura, në dimensione reale për sheshe e parqe të kryeqytetit dhe jo vetëm,e do të rezistoj që ishpronarët gangster të diktaturës, të mos e riciklojnë as pronësinë as skulpturat e tyre propagandistike.Pasi e ndërtuan këtë studio për të kërrier me baltë partizanët e luftës naz-çlirimtare,hynë edhe njëherë pas luftës ruralo-piramidale të ’97-tës,vazhduan edhe pas luftës së lirisë së
2
Kosovës që të prodhonin kallash-nikovë bronzi,por befas e ndërprenë prodhimin. E ndërprenë nga Fishta, që me sa duket qe ai që i tërboi.Por tërbimin e tyre po e përballoj unë dhe do e vazhdojë amanetin e tij.Në fakt fuqitë e mia po shterren nga këto beteja të luftës çlirimtare nacionalartistike nga pushtuesit.Tash së fundi nazimediokriteti po bën sondazhe edhe për luftën në Maqedoni dhe po tenton të çpoj me sondat akademike të ndryshkura andej nga Çairet, duke u bashkuar me pastiçon vulgare,skulpturat e tallavas monumentale, me në krye “Aleksandrovin mbi pelën me  koqe”.
Çështë xhirevole? Sipas  gjuhës latine ajo është një gjë që xhiron.Deri këtu e dinë të gjithë.Ndër mjetet apo aksesorët e një laboratori skulpture ajo është sito ,që do të thotë vendi mbi të cilën zhvillohet situata,që do të thotë hapësira në të cilën realizohet imazhi, që plazmohet me baltë e gesso, në rastin tonë.E thashë në rastin tonë,për këtë xhirevole,e cila ka një suprinë me dërrasa pishe,nga ato të viteve ‘7o të shek. XX,sigurisht me rrëshirë e lëkura të qëruara, që rrotullohet me një aks të grasatuar mirë rreth boshtit e ndihmuar nga tetë rrota me goma mishi.                                  
 Ky instrument i stërmadh,ndoshta unikal në Europë,është i betonuar në siton e vetë që quhet studjo e madhe e cila është ndërtuar ,ndoshta kur kamë lindur unë,që do të thotë se i ka mbushur të pesëdhjetat.Thuhet se është përdorur  një projekt arkitektonik Italian dhe në fakt raportet hapsinore, ndriçimi etj.janë të mirëstudjuara e të admirueshme për funksionin që ka.                                                     
Në këtë studjo dhe mbi këtë xhirevole janë kërrier shumica e monumenteve të vendosura në Shqipërinë shtetërore gjatë këtyre viteve d.m.th.që kur kamë lindur unë dhe tash së fundi janë realizuar edhe skulptura për Shqipërinë etnike. Enti administrues i saj është një ndërmarje që mban emrin Qëndër që rrotullohet rreth boshtit të xhirevoles oktapodiale dhe që zyrat në dukje i ka të rrethuara nga geto e romëve,por në  esencë këtë Qendër, po e përsëris, e xhirojnë gangësterët, specie e rrallë,rudiment i Buxhardizmit propagandistik në art dhe në veçanti në skulpturën publike të ashtuquajtur monumentale.Më e plotë ajo shkruhet Q.R.V.A,që do të thotë ; qendër realizimi veprash arti, edhe kjo një specje bastarde shtetërore, instrument  rudimental i statalizmit artistik,që bën qoka për doktor profesorët e merituar e të popullit e shtron iftar jo vetëm për romët fukarenj por për fukërenjtë e skulpturës monumentale ,fukarenjtë e komisjoneve,fituesit e konkurseve të statujave,të këtyre manekinave të veshura  diku- diku me rroba tunxhi.Që të mos keqkuptohem e të më quajnë antikombëtar, nga kombëtarsat e komunizmit,dua tju them  luftëtarëve të lirisë,prindërve e familjarëve e gjithë shqiptarëve të Kosovës e Maqedonisë, se statujat e bijëve të tyre janë bër ë e po bëhen nga mafja e bronzit,e cila pas pushtimeve otomano-sllave,ka zënë rrënjë të thella.Këto skulptura i  kamë quajtur dikur, si pushtim i Kosovës nga artistët mediokër të realizmit socialist të shtetit Am dhe këtij afermacioni nuk i heq asnjë presje.
Z.Visar në kohën që ju bënit xhiro mbi vagonat e kromit nën dhera minierash,unë bëja xhiro mbi xhirevolen e studjos së madhe,pasi në ato kohëra mbi suprinën e saj u realizua monumenti i Enverit,ai që u” inaugurua” më 20 shkurt të motit të arbrit të ri 1991.Me këto mënd që kam  tani,më lejo të them se ju ishit më mirë  në Spaç nga unë mbi xhirevole në mes të Tiranës.Ju nuk bënit poezi dhe art dhe prandaj ishit më mirë nga unë që bëja skulpturë por nuk bëja art. Unë aso kohe sapo isha emëruar
3
asistent i asnjë pedagogu,për merita të veçanta në kapjen në karakter të figurës e sidomos portretit të komandantit të përgjithshëm të luftës së dytë botërore, seksioni shqiptar i anti visareve të kombit shqiptar.Thash  asistent  i asnjë pedagogu edhe për një arsye tjetër pasi ata qenë të punësuar edhe tek xhirevole, e kësisoj nuk ju dilte koha edhe për të dhënë mësim  dhe ky qe jo vetëm fati im,por më shumë i studendëve të mi, që së bashku në pesëvjeçarin e fundit të shkollës diktatoriale, punuam pa aplikuar metodën e buxhardizmit të shkruar nga  profesorët e xhirevoles,në programet akademike .
 Kur isha student në vitin e dytë, për herë të parë, ish pedagogu dhe komandanti i përgjithshëm i xhirevoles, që po vjen rishtaz të më heqi nga studio, se i kam zënë pronën, pa pritur në lëndën e kompozimit hedh një ide provokative për të gjithë ne, studentët e kursit të atelierit të skulpturës monumetale, që të provonim ndonjë bocet për figurën e komandantit,që ekzaktësisht kështu na u tha.Natyrisht na u duk si shaka por që në fakt nuk rezultoi e tillë.Pas një jave paraqitëm të gjithë skicidetë dhe bocetet sipas regullit akademik të kohës.Unë u shënova d.m.th. u plagosa.Nga ai moment pa ndjenja, më marin në kurris e më shpien mbi xhirevole.Rruga qe e gjatë pasi kaloj një pesë vjeçar dhe tashmë nuk isha student i asnjë profesori, por profesor i shumë studentëve të mi ,që nuk ju vura detyra shkolle dhe shtëpie nga ishprogrami  për të bërë diktator prej bëlte, siç kesh bërë  unë me shok dhe kësisoj për pesëmbëdhjetë vjet edhe pas vitit ‘90, kurrë nuk bëra diktatorin me ta. Por të rrimë tek Xhirevole.
Pas dy kundërshtive që i bëra të dërguarit të posaçëm të ministrisë së kulturës së kohës, që kishte litarin në fyt si menaxher i këtij monumenti,për së treti  e lashë edhe unë mësimdhënien dhe shkova si cjapi te kasapi për ti dhënë dorën e fundit diktaturës  dhe diktatorit, pa urdhër me shkrim,por me një urdhër me gojën e shokëve të mi të kursit, të cilët punonin aso kohe si asistentë në realizimin e kësaj statuje.Ata ishin në fakt miqtë e mi,dhe si  të tillë, përcollën tek unë urdhërin e gjashtë anëtarëve të byrosë politike që kishin parë “çështjen në vend”.Kjo formë e urdhërit pa shkrim,evitonte me shumë dinakëri krizën e autorësisë së këtij monumenti,të cilën e kuptova më vonë,pasi thashethemet rrëfenin grykësinë e shumicës së profesorëve të xhirevoles,shokë e miq të dy bashkëautorëve të këtij monumenti. Byronë dhe ministrinë e kulturës së asaj kohe e zuri belaja,se edhe Enveri edhe Paskali që dinte ta bënte atë nuk ishin gjallë.Kështu pra u gjenda unë  mbi xhirevole,nga që kisha tre cilësitë e”salvatores”-urtësinë,talentin nga që kisha dhënë prova që student, pas O. Paskalit, për kapje në karakter dhe më kryesorja tek unë ishte,është dhe dotë jetë morali  i artistit që nuk ka  pretendime territoriale të sitove të gangsterëve e cila quhet tolerancë konceptuale në fenë e artit.Ashtu sikundër ne shqiptarët dallohemi në raportimin e qënies sonë ndaj Zotit në fushën e religjionit.Kështuqë  unë asnjëherë nuk e kam ëndërruar vendin e tjetrit, e të zotit,d.m.th. autorit. Pra belaja apo kriza e besimit në realizimin e kësaj statuje ishte reale,pasi bashkëautorët që drejtonin punët ishin,sipas opinioneve të kohës, të pa zotë për ta mbaruar këtë skulpturë,pasi njëri,skulptori u paralizua fizikisht në mes të kohës së punës dhe tjetri qe piktor dhe kishte që në partenz-ë paralizë volumetrike.
  Meqë po zbërthej etimologjikisht oktaxhirevolen,më lejo ti dalë në krye jo historisë,por betejës sime të fundit me diktatorët e artit shqiptar e cila po zhvillohet jo brenda dhe jashtë mureve të Trojës,por brenda dhe jashtë studios së madhe, brenda dhe përqark  xhirevoles së madhe,me forcat para militare
4
të soc-realistëve të drejtuara nga komandantët e sprovuar në beteja, që vinë në ministrinë tuaj të veshur me lëkurë djalli, nga këpucët deri ne berretat dhe negociojnë me ju si korifej me tituj të marë në diktaturë dhe të dekoruar në tranzicion me motivacionin; në mbrojtje të nënës shqipëtare lehonë pas lindjes së demokracisë.
Të nesërmen e urdhërit me gojë,unë nuk shkova për tre muaj në akademi,por si cjapi te kasapi vajta në xhirevole.Erdhën edhe dy ministrat e kulturës,njëri me portofol z.Uçi dhe tjetri pa portofol i ndjeri z.Kondo,të dy të urtë e të lodhur.Aty ata të dy dhe unë,të tre si varfanjakë,përballë statujës varfanjake dhe në distancë në fundin e studjos tek muri, rrinin e prisnin bashkëautorët varfanjakë si dhe shokët e miqtë e mi varfanjakë,të demoralizuar nga atmosfera  e tensionuar mes vedi,d.m.th.mes dy grupeve të ndarë nga kurora e autorësisë dhe të gjithë së bashku ishin mbështetur me shpatulla për muri.Në qendër të statujës dhe grupit pritës me shpatulla tek  muri, ishim ne të tre dhe lart në tavanin  mbi xhirevole ishte  litari i Oknos,që shërbente për të mbuluar statujën prej balte, për të mos u tharë.Nuk e mbaj mënd se cili nga ministrat foli,por gjasat janë që folën të dy,në të njëjtën kohë, me një zë e nën zë, me qëlliim që mos ti dëgjonte grupi i ndarë me shpatulla për muri.
Ilmi :Kjo duhet të bëhet.Ata folën,unë dëgjova dhe të tre shikonim nga statuja varfanjake që rrinte mbi xhirevole si lypës.Të më kërkonte dy lek edhe Veri ,kjo ishte jashtë logjikës së kohës,por ishte Brenda logjikës së fitoreve të  mia.Unë ja dhashë dy lekshin. Njëzërshi i dy ministrave vazhdoj kur panë dylekshin e hedhur mbi xhirevole tek këpuca që rrinte model me gojë hapur. Mos i dëgjo e mos u merr  me ta.Ata ishin grupi i ndarë,por që me ardhjen e dy ministrave rrinin tok dhe nuk ziheshin në faqe tyre.Vazhduan duke më thënë ; bëj një portret në dimensionet e kokës që rrinte në metrin e tetë   të statujës,sipas kanonit klasik të Polikletit, sipas kanonit klasik  të sikletit si dhe e tëra kokë e këmbë nën frymën e kanonit të metodës  së realizmit kontemporan socialist.Për të gjitha ç’më kërkuan,pas dylekshit unë u thashë -Po, të dy ministrave të urtë e  pak të kërrusur, prandaj kamë ardhur këtu.Kjo qe biseda.Kaq qe kontrata,për të cilën më vonë u pendova që nuk e bëra me shkrim,në ditët e para të Marsit të 1987-tës.
Koka e Verit,kështu e quanim diktatorin, në komunikime konfidenciale  mes miqsh  ,kishte prodhuar krizën më të madhe, atë të  ngjashmërisë dhe karakterit, andaj duhej bërë modeli dmth prototipi poshtë dhe pastaj të gjallërohej ajo sipër.Unë punoja ditën, bashkë me shokët e mi që i hoqën shpatullat nga muri. Punonim  trupin deri te qafa, me kokën e mbuluar me plasmas dhe nuk di se çbëhej natën me kokën që unë realizova poshtë dhe që rrinte zbuluar,pa plasmas,pasi me që ishte në baltë ajo vaditej për mos  u tharë dhe kishte mbrojtjen e Q.R.V.A-ë së kohës e ruhej si objekt i rëndësisë së veçantë. Më tej nuk di se çbëhej natën as me kokën e zbuluar as me kokën e mbuluar me plasmas.Unë fillova punë rreptësisht si teknicien, pa prapa dhe paragjykime, pa përvojën e skulpturave në dimensione të mëdha ,por me idenë që në tre muajt e mbetur do kërreja me duart e mia atë mall që konceptualisht e imagjinoja dhe duke shuar nga truri im çdo fobi.Sot  dua të them në mënyrën më të sinqertë, se nuk kisha pozicionime politike opozitariste qoftë  me regjimin qoftë me Verin, që regjte litarin e Okno-ziut.Këto ngjarje po  them për herë të parë,jo për autorësi pas pilafit, por në ndihmë të autorësisë së historisë.
5
Duke u futur në ferr nga rruga e diktuar,ashtu si Odiseu,isha koshient për tre kotësitë ,të butën –barin,të lëngëtën-ujin dhe të fortën-gurin, apo tre gjendjet që banori i Botës do ti preki në jetën e tij dhe ky qe shansi im që  do ta ndjeja duke prekur litarin prej kashte të Oknos që sa e tirrte i gjori, ja hante gomari,ujin që Danaidet e hidhnin në pus dhe ai nuk mbushej kurrë,por rrinte në të njëjtin nivel,si dhe gurin bashkë me të zotin Sizif.
Por ky qe fati im dhe jo vetëm imi,që në moshën 25 vjeçare unë në vend të bëja Davidin hyja në ferrat e kokave të Verit,që trapiantohej natën dhe fashohej ditën si Amoni i Egjiptit.Natyrisht tani më ka ardhur mëndja në vënd.E meqë e njoh mirë xhirevolen,krahas ndjesës që të kërkoj ty Visar që ta vonova daljen nga burgu (më ndje që të drejtohem  në këtë moment me- ty) dua ti kërkoj ndjes të gjith atyre që luftonin mes plumbave dhe qenve në sheshin Skënderbe, që nuk zbrita nga pallati i kulturës së xhirevoles në katin e dytë e të bashkohesha me ta,pasi preferova ta shohë filmin nga xhamat e mëdhenj të dritareve të këtij pallati.Aty ishin shumë njerës,por askush nuk më njihte mua” aktor-spektatorin”.Por unë as njërën e as tjetrën i kisha në dorë,as bërjen dhe as zhbërjen e këtij monumenti përveç tifozit të demokracisë.Sidomos për rrëzime e prerje veprash arti nuk jamë i prerë.Nuk do kontribuoja kurrë,sidomos në rastin në fjalë,pasi do të më dukej vetja pa karakter e dinjitet, për të mohuar ndihmën e dhënë, të cilën për derisa e pranova duhet ti rri besnik kodit njerëzor, që ka për tempull të Vertetën jo Verin, dhe duke mos qenë autori i këtij monumenti e bënte më të qartë pozicionin e fisnikut e jo bukëshkalit apo armikut të diktaturës.Nëse ka ndonjë fjalë që nuk e dua as në fjalorin e shqipes ësht fjala armik.Unë nuk dëshiroj të jem e të quhem armik i askujt dhe i as gjëje.E keqja mund ta quaj të mirën armike,e kundërta ndodh me të mirën.Këto unë i kam  pasur të qarta që në rininë time artistike dhe biologjike. Veri për një artist është një personazh dhe vetëm kaq.Ndërsa për artistët me pseudonym dmth pseudoartistët,mentalitetin infantil dhe kriminal,është ndryshe.Duke konfonduar personin me personazhin,ai ose ata i luftojnë  që të dy, për të privatizuar xhirevole,konkurse,pjaca,pjata e lulishtet  dhe më shumë akoma historinë e artit shqiptar.Andaj jam akoma  dhe e kamë zaptuar këtë studjo,që në këtë betejë të fundit me gangësterët,të vazhdoj betejën e nisur në akademi në vitin 1990, për themelimin  e shkollës shqiptare të skulpturës. Unë që kam zaptuar studion dhe e kam  shfrytëzuar atë  me dekretin Shqipëria një euro ,do ta vazhdoj  betejën, që këtë euro mos ta merrnin horrat,të cilët kanë zaptuar gjithë Komunën e Parisit për 53 vjetë, minus 3 vitet e zaptimit tim.Sipas kësaj matematike më duhet ta mbaj të zaptuar edhe 47 vjet studjon e askujt e kësisoj barazohemi.Kësaj i thonë drejtësi drejtësi.Edhe unë përmbush urimet e dashamirësve për tu bërë 100 vjeç.
 Z.Visar do kisha dëshirë që këto dhe shumë detaje interesante të studjos së madhe të realizimit të artit të madh , galerisë së madhe të artit të Shqipërisë së madhe,dhe akademisë së madhe të arteve,tjua rrëfeja si artist tek xhirevole dhe të komunikoj me ju, si minister i urtë nga lodhja,si ministër i demokracisë në art dhe të shihni  e ndjeni litarin që tirret nga Okno, por që akoma përdoret nga Momo,deri sa ta hajë gomari.Më lejoni që të shpreh një  peng,  që jam  i detyruar ta bëj  kundër frymës së dinjitetit njerëzor,i nxitur nga lufta që po zhvillohet akoma jashtë në sheshin Skënderbe, për liri e demokraci,në këtë kohë që Ju jeni ministër i kulturës dhe artit Shqipëtar.Kur dy ish ministrat më thanë që kjo statujë duhet bërë,përse nuk ju thashë veç Po-së që të më jepnin,shtëpi,studjo e titullin artist i merituar në këmbim të kontributit profesional, pikërisht atëher kur ajo e kishte lakun në fyt,po ja
6
lashë,shtëpitë,studjot,dhe titujt Horrave që më katandisën të shes shtëpinë e babait dhe ta merja në kurris si Enea e bashkë me të shkoja në Romë,e që ta ktheja prap në Tiranë jo si Enea ,me brengën e përditëshme të tim eti, që donte të varrosej në dheun e tij, pas pushimit të luftës së ’97-tës.Po ta kisha bërë këtë konvertim në formë kleringu, natyrisht që sot nuk do merresha me xhirevolet.Jam shprehur dikur për rrëzimin e monumentit që; u bë mirë që urrëzua se u bë me miell hua.Dhe meqë nuk erdha në Spaç, tani i them vetes përse nuk bëra pazar për miellin në kohë reale,pasi nuk do meresha me litarin dhe sot do isha dekan i F.A.P.it. Por druhem se ata që më detyruan të lija punën në akademi për të më çuar tek xhirevole më 1987,ata që më detyruan të lija akademinë e të emigroja më 1997 dhe ata që më detyruan për ta bërë në këtë studjo, monumentin e Fishtës më 2007, që të më kishin nën kontroll,me surveimsa nga të katër anët,që më  kanë  prerë ujin për pesë vjet,dyert e studios me troko dhe salduar dyert e akademisë, duke zhdukur emrin dhe dosjen, që unë të mos jap mësime skulpture e të rrogëtohem si gjithë dynjaja,ka gjasa që i kanë bërë këto, se e duan studion e madhe për të bërë edhe njëherë komandant Verin. Nëse është kështu kësaj radhe do shkoj unë në Spaç.                                              
Më 6 Mars të këtij viti që po ju shkruaj,për koiçidencë të ditëlindjes  së Mikelanxhelos,pas betejash me ndërrim drynash,me leje Qërëvëashe dhe  meqë të nesërmen do ikja në Itali për disa ditë,si dhe që nga 2013 pata vendosur që të meresha vetëm me të mirën dhe dashurinë, duke ngritur statuujën e sh.Valentinit, pa lejen e askujt,në studjon e askujt me lejen e dikujt,me nxitim për të kapur 14 shkurtin,sikur vërtet po i besoja frymës së personazhit tim të ri,i cili me sa duket ndikoj në paqëtimin e gjërave dhe bëri që të zeroja çdo fyerje që më ishte bërë, çdo inat e urrejtje,vendosa pra që të pajtohem edhe me idenë pacifiste të bashkëekzistencës  që të gjithë kanë të drejtë të punojnë në studjon e askujt. Ah sa  jamë penduar që nuk e vazhdova luftën.Ata janë futur të gjithë me lejen time nga armpushimi i diktuar nga Sh.Valentini dhe tallen me “ mirësinë”.Janë futur skulpturista,dumdumista,shoferë të të gjithë llojeve e makinave ,hidraulik, formatora, informatora, profesora, asistenta, studenta, adoleshenta, saldatora, shoqni pa hesap. Hare e madhe, sa  bukur Visar,nuk e ke idenë.Kjo është demokracia.Presin të vijë dhe kapobanda, që të tallen dhe me skulpturat e mia,se ato aty do të rrinë deri në ditën e gjykimit lokal.Por nuk do ta kenë atë shans, se këta nomad barbarë me tituj  do të ndeshen në demokraci me mua , jo siç janë ndeshur me skulpturat e Paços dhe ja thyen .Fituan se ndeshja zhvillohej në fushën dhe me topin e diktaturës.U futën edhe në mes të studios Paskalit, për të kërrier bab Verin dhe fituan,se jo vetëm po luanin në fush e top diktature, por edhe se Paskali kish vdekur.Tani tek xhirevole ka plas orgjia e soc-realistëve,por tallavaja e tyre do shuhet shpejt,se topi dhe fusha ku po luajnë është demokratike edhe unë jam, jo vetëm demokrat por edhe jam gjallë,kësisoj edhe busti i Fishtës  albanez do përfundoj në Romë,edhe Valentini romak do përfundojë në Tiranë.Të dy do përfundojnë tek studjo e madhe,atje ku u ngjizën dhe u ngritën dhe ska as komandant trokoje që ti presë dhe as komandant dumdumi që ti spostojë e transportojë në geton e Q.R V.A-së.Por që kjo muzikë të mos dëgjohet më në anët tona nuk mjafton vetëm trimëria ime.
Visar hiqe gardhin me tela me gjëmba që rrethon sh.Valentinin.
Lejet e tapitë fallso,mbivendosjet e letrave dhe njerëzve, me kurthet e terminologjisë së  nacionalkomunizmit,  që shfrytëzjnë  statujën e Rrugovës apo “nënën Shqipëria sot”,konfrontimi me
7
mua i patriotëve integrimsa të tipit dhe sërës së nomenklaturës, me statuja imagjinare  nënash shqiptare apo majkash  maqedone, që të më detyrojë të sharroj Fishtën e Valentinin, e kësisoj ti lë vendin firmëtarit të librave rezervat,librave që flisnin për Mikelanxhelon.Lerini  nënat dhe majkat, se mëma nuk përdoret për pazare.Mësoni fjalë të urta që të urtësoheni e mos të bëheni  lakmiqar e grabitqar të vëndeve e vlerave të të tjerëve.Po u rikujtoj atë të periudhës protoislamike. Çou prift të ulet hoxha. Më vonë ajo u pasurua nga religjioni protokomunist dhe u bë: Çouni e ikni të dy se erdhi Hoxha.Kjo përballje dhe kjo betejë ka vetëm një fund që quhet Fitore edhe pse me shumë humbje.Këtë lloj fitoreje e kam të trashëguar në gen nga Pirro,jo vetëm unë por të gjithë artistët shqiptarë. Nëse kjo nuk ndodh,atëher Z.Ministër ju lutem ta shtyni  lejen e e zaptimit tim për dhjetë ditë, nga dt.17 deri më 27 Qershor. Duke besuar në ndjeshmërinë më të madhe që ju keni për këtë datë edhe nga unë si çam, mendoj që do fitojmë mbi 27 Qershorët që ti ulim e çojmë në muzetë e krimit Hanxharët e Horrave.Si përfundim,me që shteti është dëmokratik dhe nuk është për hakmarrje dhe me që ka vend te Q.R .V.A gabi,sipas dekllarimit të tyre, le të sistemohen me një asistencë sociale, këta artistë markombëtar e tejkombëtarë të metodës së buxhardizmit dhe të gjithë ata që përbëjnë grupin e sazeve të tallavasë,se boll janë tallur me shqiptarët.
Ilmi Kasemi 16 qershor  i  vitit  të mbrapshtë 13 e dimilë.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›