E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sa bëhen pensionet dhe përfitimet e ushtarakëve

 

Qeveria ka përdorur një skemë tjetër për të arritur rritjen e pensioneve në qytet. Gazeta zbardh të plotë vendimin e djeshëm dhe tabelat me përfitimet që nga data 1 maj 2009. Qeveria ka vendosur që pensioni minimal bazë në qytet të jetë 10.270 lekë në muaj. Por asnjë pension i plotë, duke i shtuar edhe përfitimet e tjera, nuk do të jetë më i vogël se 12.226 lekë. Për të arritur këtë shifër, shtesës prej 8 për qind të të gjitha pensioneve, qeveria ka vendosur t'i shtojë edhe 190 lekë në muaj. Kjo shumë do të ndahet në bazë të pensioneve aktuale. Pra, në rast se pas rritjes që u vendos dje, një pensionist me pension bazë minimal bashkë me shtesat e tjera do të marrë 12.036 lekë, atëherë atij automatikisht do t'i shtohen edhe 190 lekë për të arritur në shumën 12.226 lekë në muaj. Ndërsa një pensionist me pension bazë që bashkë me shtesat merr 12.126 lekë, do t'i shtohen edhe 100 lekë, në mënyrë që përfitimi i tij të jetë 12.226 lekë. Pra, shtesa prej 190 lekë në muaj do të ndahet sipas kategorive, në mënyrë që pensioni minimal bazë bashkë me shtesat të arrijë në 12.226 lekë në muaj. E njëjta skemë do të ndiqet edhe me pensionet e fshatit. Pavarësisht llogaritjeve, qeveria ka vendosur dje që "të ardhurat minimale nga pensionet e plota të pleqërisë në qytet nuk mund të jenë më të vogla se 12.226 lekë në muaj, ndërsa të ardhurat minimale nga pensionet e plota të fshatit nuk mund të jenë më pak se 7130 lekë në muaj". Në këtë mënyrë bëhet e mundur dyfishimi i pensioneve të fshatit dhe rritja arrin në 50 për qind krahasuar me vitin 2005. Të gjitha pensionet e tjera rriten me 8 për qind. Sipas vendimit të djeshëm, pas datës 1 maj, pensioni bazë maksimal do të jetë 20.552 lekë në muaj. Kjo pa shtesat dhe kompensimet e tjera. Sipas përllogaritjeve, aktualisht pensioni bazë, bashkë me kompensimet është 11.275 lekë në muaj, dhe pas datës 1 maj nuk do të jetë më i vogël se sa 12.226 lekë në muaj. Një rritje prej rreth 1 mijë lekë në muaj.
Pensionet e ushtarakëve
Përfitime nga vendimi i djeshëm i qeverisë ka patur edhe për pensionet e ushtarakëve. Sipas vendimit, "Rritjen në masën 4 për qind pensionet e parakohshme për vjetërsi shërbimi, pensionet suplementare të pleqërisë, pensionet suplementare të invaliditetit, pensionet suplementare të invaliditetit të ushtarakëve, që për shkak të detyrës bëhen plotësisht të paaftë për shërbim, pensionet suplementare familjare, pensionet suplementare familjare të ushtarakëve, që kanë humbur jetën për shkak të detyrës". Rritjen më të madhe e kanë pësuar pensionet e minatorëve. Sipas vendimit "Rriten në masën 10 për qind trajtimet e veçanta financiar të punonjësve, që kanë punuar në miniera në nëntokë".

pensionet

Pensioni minimal
(pa kompensimet)

Ishte 9515 lekë
Bëhet 10.276 lekë

Pensioni minimal
(me kompensimet)

Ishte 11275 lekë
Bëhet 12226 lekë

Pensioni
minimal fshat

Bëhet 7130 lekë
Pensioni maksimal
(pa shtesat)

Bëhet 20552 lekë

*Nuk do të ketë përfitim minimal bazë mujore nën 12.226 lekë në muaj në qytet dhe 7130 lekë në muaj në fshat

Pensionet e ushtarakëve Rriten 4 për qind Pensionet e minatorëve Rriten 10 për qind

vendimi i plote PER RRITJEN E PENSIONEVE

Ne mbeshtetje te nenit 100 te Kushtetutes, te nenit 88 te ligjit  nr.7703, date 11.5.1993 "Per Sigurimet Shoqerore ne Republiken e Shqiperise", te ndryshuar, me propozimin e Ministrit te Financave, Keshilli i Ministrave,
V E N D O S I :
1)    Rritjen, në masën 8 për qind të:
a)    pensioneve të plota, të pjesshme dhe të parakohshme, të pleqërisë, të pensioneve për merita të veçanta dhe për vjetërsi shërbimi
b)    pensioneve të posaçme shtetërore dhe të shtesave të pensioneve të posaçme shtetërore
c)    shtesës mujore, të përfituar në përputhje me vendimin nr.326, datë 21.6.1993 të Këshillit të Ministrave "Për kriteret e trajtimit të invalidëve të luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar";
d)    pensioneve të caktuara me dekretin nr.758, datë 1.2.1994 të Presidentit "Për një mbrojtje të veçantë të ushtarakut", miratuar me ligjin nr.7799, datë 24.2.1994.
e)    shtesës mbi pension, të dhëna në përputhje me nenet  33 të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar.
2)    Rritjen, në masën 10 për qind të pensioneve të plota, të pjesshme dhe të reduktuara të invaliditetit dhe te pensioneve familjare
3)    Rritjen ne masen 10 % te shtesave mbi pension, të dhëna në përputhje me nenet  38 e 39 të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, dhe me nenin 24 të ligjit nr. 4171, datë 13.6.1966 "Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë".
4)    Rritjen, në masën 20 për qind të:
a)    pensioneve, të plota dhe të pjesshme, të pleqërisë, të pensioneve të invaliditetit,  dhe pensioneve familjare, të caktuara në përputhje me ligjin nr.4976, datë 29.6.1972 "Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë";
b)    pensioneve të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt të nenit 96 të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar.
5)    Rritjen, sipas percaktimeve në pikat 1 , 2, 3 dhe 4 të këtij vendimi e përfitojnë edhe pensionet  të cilat caktohen nga data 1.5.2009 e në vazhdim, me kusht që data e fillimit të pensionit apo trajtimit,  të jetë deri më 30.4.2009, përfshirë edhe këtë datë.
6)    Pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet e plota familjare, të caktuara në mbështetje të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, me përjashtim të pensioneve të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt të nenit 96 të këtij ligji, që kanë datë fillimi nga 1.5.2009 e në vazhdim, nuk caktohen më pak se 10.276 (Dhjetemije e e dyqind e shtatedhjete e gjashte) lekë në muaj dhe më shumë se 20552 (njezetemije e peseqind e pesedhjete e dy ) lekë në muaj.
7)    Pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet e plota familjare, të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt, të nenit 96 të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, me datë fillimi nga 1.5.2009 e në vazhdim, nuk caktohen më pak se 6240 (Gjashtemije e dyqind e dyzet) leke ne muaj.
8)    Pensionistet qe perfitojne pension pleqerie, pension invaliditeti dhe pension familiar, te caktuara sipas ligjeve nr. 4171, date 13.9.1966 " Per sigurimet shoqerore ne republiken popullore te shqiperise" dhe nr. 7703, date 11.5.1993 " Per sigurimet shoqerore ne republiken e Shqiperise" te ndryshuar, perjashtuar ato të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt, të nenit 96 të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë" te ndryshuar, edhe pas rritjes se pensionit te caktuar ne piken 1, 2 dhe 3 te ketij vendimi, do te vazhdojne te marrin kompensimin e te ardhurave sipas kritereve dhe masës se përcaktuar ne vendimin e Këshillit te Ministrave nr.401, date 21.06.2006 "Per kompensimin e te ardhurave mujore te pensionisteve" dhe nr.763, date 27.12.2006  "Per kompensimin e te ardhurave mujore te pensioneve".
9)    Pensionistet qe perfitojne pension pleqerie, pension invaliditeti dhe pension familiar, te caktuara sipas ligjeve nr. 4976, datë 29.6.1972 "Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë"; dhe në sipas paragrafit te katërt të nenit 96 të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar edhe pas rritjes se pensionit te masen e caktuar ne piken 4 te ketij vendimi, do te vazhdojne te marrin kompensimin e te ardhurave ne masen e perfituar nga zbatimi i vendimit te keshillit te Ministrave nr 17, date 20.1.2007 " Per kompensimin e te ardhurave mujore te pensionisteve te fshatit".
10)     Pas rritjes se pensionit sipas percaktimeve ne piken 1, germa "a" te ketij vendimi kompensohen me:
a)    190  leke ne muaj, pensionistet qe perfitojne pension te plote pleqerie minimal, te caktuar sipas ligjeve nr. 4171, date 13.9.1966 " Per sigurimet shoqerore ne republiken popullore te shqiperise" dhe nr. 7703, date 11.5.1993 " Per sigurimet shoqerore ne republiken e Shqiperise" te ndryshuar, perjashtuar ato të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt, të nenit 96 të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë" te ndryshuar, kur te ardhurat mujore nga pensioni dhe nga kompensimet sipas vendimeve te Këshillit te Ministrave nr.401, date 21.06.2006 "Per kompensimin e te ardhurave mujore te pensionisteve", nr.763, date 27.12.2006  "Per kompensimin e te ardhurave mujore te pensioneve", 138, date 31.3.1994 " Per kompensimin e shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit te energjise elektrike dhe lendeve djegese" e nr. 471, date 15.7.1996 " Per kompensimin nga ndryshimi i çmimit te bukes, vajgurit dhe gazit te lengshem", jane deri ne 12 036 leke.
b)    deri ne 190 leke ne muaj, por ne perpjestim te pensionit individual  me pensionin e plote minimal, pensionistet qe perfitojne pension te pjeseshme pleqerie, te caktuar sipas ligjeve nr. 4171, date 13.9.1966 " Per sigurimet shoqerore ne republiken popullore te shqiperise" dhe nr. 7703, date 11.5.1993 " Per sigurimet shoqerore ne republiken e Shqiperise" te ndryshuar, perjashtuar ato të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt, të nenit 96 të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë" te ndryshuar, kur marin pension te pjeseshem  eshte deri ne 10 275 leke ne muaj. Keta pensioniste do te vazhdojne te perfitojne kompensimin e llogaritur sipas vendimeve te Këshillit te Ministrave nr.401, date 21.06.2006 "Per kompensimin e te ardhurave mujore te pensionisteve", nr.763, date 27.12.2006  "Per kompensimin e te ardhurave mujore te pensioneve", 138, date 31.3.1994 " Per kompensimin e shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit te energjise elektrike dhe lendeve djegese" e nr. 471, date 15.7.1996 " Per kompensimin nga ndryshimi i çmimit te bukes, vajgurit dhe gazit te lengshem".
c)    deri ne 190 leke ne muaj, per pensionistet qe marin pension pleqerise qyteti me te larte se pensioni minimal, kur masen e pensionit plus kompensimet sipas vendimeve te Këshillit te Ministrave nr.401, date 21.06.2006 "Per kompensimin e te ardhurave mujore te pensionisteve", nr.763, date 27.12.2006  "Per kompensimin e te ardhurave mujore te pensioneve", 138, date 31.3.1994 " Per kompensimin e shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit te energjise elektrike dhe lendeve djegese" e nr. 471, date 15.7.1996 " Per kompensimin nga ndryshimi i çmimit te bukes, vajgurit dhe gazit te lengshem", e kane nga 12037 deri ne shumen 12 226 leke.
11)    Kompensimin deri ne 190 leke ne muaj e përfitojnë edhe pensionistet qe do te marrin pensione pleqërie, pensione invaliditeti dhe pensione familjare,  sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë" te ndryshuar, perjashtuar ato të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt, të nenit 96 të te këtij ligji, me date fillimi nga 1.5.2009 e ne vazhdim, kur shuma e te ardhurave mujore është deri ne 12226 leke.
12)    Pas rritjes se pensioneve sipas pikes 1, e 4 dhe zbatimit te kompensimeve sipas pikes 8, 9, dhe 10 te ketij vendimi te ardhurat minimale nga pensionet e plota  te pleqerise ne qytet nuk mund te jene me te vogla se 12226 leke ne muaj ndersa te ardhurat minimale nga pensionet e plota te fshatit nuk mund te jene me pak se 7130 leke ne muaj.
13)    Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përllogariten në shumën prej 4 168 milionë lekë dhe përballohen nga fondi i kontigjencës, i caktuar në buxhetin e shtetit të vitit 2009, për rritjen e pensioneve.
14)    Shpenzimet për procedurat teknike të zbatimit të këtij vendimi dhe për pagesën e komisioneve të shërbimit të pagesave të pensioneve nga Posta Shqiptare sh.a., per 0.75 % ne muaj përllogariten në shumën  25 milionë lekë dhe të përballohen nga fondi i kontigjencës, i caktuar në buxhetin e shtetit, të vitit 2009.
15)    Ngarkohen Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Posta Shqiptare sh.a., per te nxjere udhëzimet teknike dhe për zbatimin e këtij vendimi.

V  E  N  D  I  M 
PËR RRITJEN E PENSIONEVE SUPLEMENTARE TË USHTARAKËVE, TË PUNONJËSVE TË POLICISË SË SHTETIT DHE TË TRAJTIMEVE TË VEÇANTA
FINANCIARE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr. 8087, datë 13.3.1996 "Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë, të ushtarakëve të Ministrisë së Rendit Publik dhe të Shërbimit Informativ Shtetëror", të ndryshuar, të ligjit nr. 8661, datë 18.9.2000 "Për sigurimin suplementar të punonjësve të Policisë së Shtetit", të ligjit nr. 9128, datë 29.7.2003 "Për një trajtim të veçantë financiar të pilotëve fluturues, në pension", të ligjit nr. 8455, datë 4.2.1999 "Për një trajtim të veçantë të familjeve të pilotëve, që humbasin jetën në përmbushje të detyrës, gjatë fluturimit", të ndryshuar, të ligjit nr. 9361, datë 24.3.2005 "Për një trajtim të veçantë financiar të efektivave, oficerë dhe nënoficerë, lundrues të nëndetëseve dhe polumbarëve të Forcave Detare, në pension", të ligjit nr. 8685, datë 9.11.2000 "Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë", të ndryshuar, dhe të ligjit nr. 9179, datë 29.1.2004 "Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake", me propozimin e Ministrit të  Financave, Këshilli i Ministrave,

V E N D OS I:
1.    Rritjen ne masen 4 % te;
a.    Pensioneve te parakohshme për vjetërsi shërbimi, pensioneve suplementare të pleqërisë, pensioneve suplementare të invaliditetit, pensioneve suplementare të invaliditetit të ushtarakëve që për shkak të detyrës bëhen plotësisht të paaftë për shërbim, pensioneve suplementare familjare, pensioneve suplementare familjare të ushtarakëve, që kane humbur jetën për shkak të detyrës, të caktuara në mbështetje të ligjit nr.8087, datë 13.3.1996 "Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë, të ushtarakëve të Ministrisë së Rendit Publik dhe të Shërbimit Informativ Shtetëror", të ndryshuar, dhe pensioneve familjare, të caktuara në mbështetje të ligjit nr.8455, datë 4.2.1999 "Për një trajtim të veçantë të familjeve të pilotëve, që humbasin jetën në përmbushje të detyrës, gjatë fluturimit", të ndryshuar, me datë fillimi deri më 30.6.2008, përfshirë dhe kjo datë.
b.    Pensioneve te parakohshme për vjetërsi shërbimi, pensioneve suplementare të pleqërisë, pensioneve suplementare të invaliditetit, pensioneve suplementare të invaliditetit të punonjësve të Policisë së Shtetit, që për shkak të detyrës, bëhen plotësisht të paaftë për shërbim, pensioneve suplementare familjare dhe pensioneve suplementare familjare të punonjësve të Policisë së Shtetit, që humbasin jetën, për shkak të detyrës, të caktuara në mbështetje të ligjit nr. 8661, datë 18.9.2000 "Për sigurimin suplementar të punonjësve të Policisë së Shtetit", me datë fillimi deri më 30.6.2008, përfshirë dhe kjo datë.
c.    Trajtimeve te veçanta financiar i pilotëve fluturues në pension .
d.    Trajtimeve te veçanta financiar i efektivave, oficerë dhe nënoficerë, lundrues, të nëndetëseve dhe polumbarëve të Forcave Detare, në pension.
e.    Trajtimeve te veçanta financiare te punonjësve të disa ndërmarrjeve ushtarake
2.    Rritjen ne masen 10  % te trajtimeve te veçanta financiar te punonjësve, që kanë punuar në miniera në nëntokë.
3.    Rritjen, në masën 4 për qind, do ta marrin edhe të gjitha përfitimet e përcaktuara ne piken "1", kur caktohen pas dates se hyrjes ne fuqi te këtij vendimi,  por me datë fillimi deri në 30.4.2009, përfshirë edhe këtë datë.
4.    Efektet financiare, për vitin 2009, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, llogariten në shumën 93 milione lekë dhe të përballohen nga fondi i kontigjencës, i caktuar në buxhetin e shtetit të vitit 2009, për rritjen e pensioneve.
5.    Ngarkohen Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Posta Shqiptare sh.a. për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 maj 2009.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›