E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedia e vërtetë greke

Autori i Lajmit: Robert J. Samjuelson
Në rrethana të tjera do të ishte e pamundur mospërfillja e ngjarjeve në Greqi, dhe borxhet e saj në tregun financiar. Por, ka më shumë se e gjithë kjo. Se çfarë është duke ndodhur me Greqinë tregojnë dy çështje të mëdha, të cilat kanë ndikim në miliona njerëz kudo që gjenden ata: e ardhmja e mirëqenies së një shteti, dhe fati i një valute të vetme evropiane, euro.
Domethënia e Greqisë tejkalon financat e larta. Çdo shoqëri e avancuar,
duke përfshirë këtu edhe shtetet e bashkuara, janë shtete me mirëqenie të lartë të jetesës. Megjithëse shumë gjëra ndryshojnë, qëllimet e tyre janë të njëjta: Të përkrahin papunësinë, të varfrit dhe të moshuarit. Por të gjithë së bashku ballafaqohen me problemet e njëjta: koston e zhvillimit dhe moshën e popullatës, borxhet financiare dhe presionin për të reduktuar huamarrjen e cila paralel kësaj krijon një presion për të shkurtuar harxhimet për sa i përket mirëqenies. Borxhet e larta dhe mirëqenia e një shteti janë një goditje përfundimtare. Është një pyetje e hapur se herët apo vonë këto përplasje do të krijojnë trazira.
Me sa duket Greqia është një akt i hapur i një drame, ku që tani problemet
e saj buxhetore kanë shkaktuar protesta të dhunshme në rrugë.
Në vitin 2009, borxhet e Qeverisë arrinin një shumë të deficitit prej
113 për qind, ndërsa deficiti për vitin 2009 ishte 12.7 për qind.
Sipas institutit ndërkombëtar për financa, dy të tretat e këtij borxhi
ishte ndaj të huajve.
Si të shmangen vështirësitë? Sipas Xherfri Anderson, kriza ka rrjedhur nga frika se Greqia nuk do të mund të rifinancojë rreth 17 milionë
euro të bonove të saja. Pra nëse huadhënësit bllokojnë, Greqia do të kishte mungesë të bonove saj. Një mungesë e tillë do të mund të shkaktonte konflikte, humbje nëpër banka, si dhe të investitorëve të
tjerë. Kjo ndoshta edhe nuk do të ishte një fat i zi , ngase Greqia ka
një popullatë jo të madhe prej 11 milionë. Por, një mungesë e grekëve
do ta dëmtonte besimin e krijuar në tregjet e tjera, ku valutë e përbashkët
është euro. Këto mungesa dhe këto vështirësi do të mund të
ishin të lidhura njëra pas tjetrës dhe mund të përfshihen edhe vende të
tjera të Bashkimit Evropian, ku më së shumti përmenden Spanja,
Portugalia dhe Irlanda. Debatet se si duhet shmangur këtyre vështirësive,
udhëhiqen nga Franca dhe Gjermania. Adaptimi i Greqisë me valutën euro i kishte kontribuar krizës. Me vite të tëra Greqisë i ishte pamundësuar marrja e huamarrjeve me interes të ulët, sepse mbizotëronte
supozimi se kjo do ta bllokonte euron dhe këtë mungesë anëtarët e tjerë të euros nuk do ta lejonin. Atëherë thuhej se ajo do të
shpëtohej nga anëtarë të tjerë. Por , tash është duke u vërtetuar e kundërta. Nëse Greqia do të ishte ndihmuar, vendet e tjera as nuk do ta mohonin, por as nuk do ta kishin kërkuar shpëtimin e asaj. A është kjo e mundur, duke marrë parasysh se edhe Franca, edhe Gjermania kanë një shumë të
madhe të borxheve dhe që garancia për Greqinë nuk është e popullarizuar
sidomos në Gjermani? Në njëfarë mënyre është mjaft e vështirë për Greqinë për të përqafuar kursimet, të cilat pamundësojnë atë për huamarrje nga jashtë. Që tani Greqia ka bërë disa reduktime sa u përket shumë punëtorëve që punojnë në qeveri, po ashtu ka shtuar taksat në alkool, duhan dhe derivatet e naftës. Por, vendet e tjera evropiane kërkojnë edhe më shumë. Dyshimi i atyre qëndron aty se shpëtimi apo braktisja e Greqisë është si një lojë bixhozi.
Për disa ekonomistë kjo situatë e tmerrshme i bën të pashmangshme humbjet, megjithëse kjo do të mund të ishte disa vite larg. Sipas Dezmond Lakman nga instituti amerikan kjo do të ishte një ndëshkim i madh. Sipas tij, kjo situatë e krijuar do ta rrittë papunësinë deri 10 për qind, dhe asnjë vend tjetër nuk do ta pranonte këtë. Valuta euro
ngre probleme! Greqia ndoshta do të mund të shpëtohej për një kohë të shkurtër, por mospagesa e borxheve ndoshta do ta kthente atë te valuta e saj e mëparshme. E konsideruar se do ta bashkonte Evropën, euroja vetëm sa e ka ngritur konfliktin dhe ka krijuar probleme.
Askush nuk dëshiron ta shohë Greqinë të shkatërruar ekonomikisht,
por po ashtu askush nuk dëshiron ta parandalojë këtë. Ndoshta, nëse Greqia i kthehet valutës së saj të vjetër do të mund ti kthehej rimëkëmbjes së saj ekonomike. Nëse vendet e tjera largohen nga valuta
euro, lufta për valutë të re do të mund të pasonte. Pra një kërcënim
për vendet anëtare të euros paraqet mirëqenia e një shteti, se popullata
e re kërkon të punojë, ndërsa ajo më e moshuar kërkon të drejtat e
saja dhe kushte më të mira shëndetësore. Prandaj stabiliteti i shumë vendeve, e po ashtu edhe i Greqisë varet nga mirëqenia e saj dhe popullit
të atij vendi. Shumica e vendeve të industrializuara, si Shtetet e
Bashkuara, Britania, Franca , Gjermania, Italia, Japonia, Belgjika
dhe disa vende të tjera, ballafaqohen me disa kombinime, siç janë deficiti i madh në buxhet, borxhet e larta, mosha e popullsisë, si dhe ngecjet politike. Me të vërtetë ky është një miks jostabël. Kjo situatë e cila ka kapluar Greqinë, ka prekur edhe mirëqenien e shumë vendeve të tjera, edhe pse ata pretendojnë të kundërtën.

Ky lajm është publikuar: 23/02/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›