Blaz Silskoviç, mbërrin në Tiranë
Autori i Lajmit: red.
Boshjaku Blaz Silskoviç, 48 vjeç, që do të drejtojë skuadrën e Tiranës, për sezonin futbollistik 2008-2009 mbërriti në Tiranë, ndërsa sot ka lajmëruar se do të prezantohet zyrtarisht në një konferencë për shtyp. Ish-futbollisti i përfaqësueses së ish-Jugosllavisë dhe i ekipeve të Hajdukut të Splitit, Marsejës dhe Askolit, në karrierën e tij si trajner, ka drejtuar disa ekipe si dhe përfaqësuesen e Bosnje-Hercegovinës. Silskoviç, me pasaportë kroate, ka nënshkruar me skuadrën e Tiranës një kontratë njëvjeçare për sezonin e ri futbollistik që nis më 24 gusht të këtij viti. Për skuadrën bardheblu, Silskoviç është trajneri i katërt i huaj pas viteve 90. Nën presidencën e egjiptianit El-Sajed, bankinën kryeqytetase e drejtoi hungarezi Miklosh Temeshvarit (fitoi Superkupën në vitin 2001) dhe boshnjaku Enver Haxhiabdiç. Në kohën e katër donatorëve, Halili, Nuri, Papuli e Ngjela, Tirana u drejtua nga italiani Leandro Menikini.
Ky lajm është publikuar: 04/07/2008