Bardheblutë premtojnë edhe tre lojtarë cilësorë
Autori i Lajmit: red.
Tirana po mendon për merkaton e verës. Ashtu siç kishte premtuar presidenti Refik Halili, për një skuadër të konsoliduar, futbollistët që mund të jenë pjesë e bardhebluve, synohet që të vijnë nga kampionate me emër. Ndërsa pritet që të premten të prezantohet ekipi i ri, zbulohen emrat e disa futbollistëve të rinj, që së shpejti do t i bashkohen skuadrës kryeqytetase. Burime zyrtare nga kampi bardheblu thanë sot për ATSH-në, se tre do të jenë elementet e rinj që do të vihen nën shërbimin e teknikut Blaz Silskoviç. Bëhet fjalë për 21-vjeçarin Rinaldo O Neil, aktualisht portier i “Lozte Amnovorld”, në kategorinë e dytë holandeze, i cili i përkiste më parë Akademisë së Ajaksit. Përforcimi i repartit të mbrojtjes do të jetë një tjetër synim i bardhebluve. 24-vjeçari Marko Radiniç, që luan me “Pomorac Kostrena”, në kategorinë e dytë kroate, pritet të testohet së shpejti, bashkë me një tjetër qendërmbrojtës, me gjermanin Fabian Brocker, 26-vjeçar, i cili luan me “Aintracht Braunshvaig” në kategorinë e tretë gjermane. Brocker më parë ka luajtur në radhët e Hamburgut. Të tre futbollistët do të jenë për disa ditë nën vrojtimin e drejtuesve të skuadrës bardheblu për të vendosur më pas për nënshkrimin e një marrëveshjeje me ta.
Ky lajm është publikuar: 04/07/2008