E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sa marrin institucionet nga buxheti

14/11/2009  Fondet për reformat në shëndetësi e arsim, projektet në bujqësi apo riorganizimin e ndihmës ekonomike

Ministria e Punëve Publike do të përfitojë rreth 52 miliardë lekë

Pjesën më të madhe të fondeve të buxhetit për vitin e ardhshëm do ta marrin projektet e infrastrukturës. Ministria e Punëve Publike është parashikuar të shpenzojë rreth 52 miliardë lekë, pjesa më e madhe për rrjetin e rrugëve nacionale. Më pas vijnë Ministria e Arsimit dhe Ministria e Punës me rreth 43 miliardë lekë, Ministria e Shëndetësisë, ajo e Mbrojtjes dhe ajo e Brendshme. Totali i të ardhurave në vitin 2010 parashikohet të arrije 368,309 milionë lekë, ndër të cilat të ardhura nga tatimet dhe doganat parashikohen të arrijnë 254,713 milionë lekë me një trend rritjeje vjetore në nivelin 12 për qind.

Ndarja e parave

Ky buxhet do të shërbejë për realizimin e projekteve të mëdha për asfaltimin e rreth 7 mijë kilometrave rrugë, mes të cilave “Rruga e Arbrit”, rruga lidhëse e Elbasanit me anën e një tuneli me qytetin e Tiranës, “Boshti i Jugut” dhe një seri projektesh të mëdha, si dhe autostrada, rrugë kombëtare, rrugë rurale, rrugë dytësore në fshatra dhe qytete. Gjithashtu, buxheti përmban financim të mjaftueshëm për projektin e Shqipërisë digjitale, për reformat në shëndetësi e arsim, për mbështetjen e projekteve në bujqësi, për riorganizimin e ndihmës ekonomike për të nxjerrë çdo familje nga varfëria ekstreme. Në projektbuxhetin e vitit 2010 janë programuar rreth 3 miliardë lekë për rrugën Rrëshen-Kalimash ose sa 0.2 për qind e PBB-së. Sa i përket shpenzimeve kapitale ato janë parashikuar të zënë plot 83 257 milionë lekë ose sa 6.6 për qind e PBB-së, nga këto 83 257 milionë lekë janë nga buxheti qendror. Nga këto fonde financimi i brendshëm është parashikuar në 59,452 milionë lekë ose 4.7 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe 59,452 milionë lekë i përkasin buxhetit qendror. Për investime publike janë parashikuar rreth 6,450 milionë lekë ose sa 0.5 për qind e PBB-së. Si financimi i huaj për projekte janë 23,805 milionë lekë ose sa 1.9 për qind e PBB-së dhe 23,805 milionë lekë janë nga buxheti qendror.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›