Ksavi: Fabregas do vetëm Barcelonën
SHKRUAN: Jeton Selimi 02-02-2011 11:23
Ksavi Hernandez, mesfushori i Barcelonës, është i bindur se Çesk Fabregas do të luajë në të ardhmen për klubin katalanas sepse kjo “është dëshira e tij”. “Dëshira më e madhe e Fabregas është kthimi në Barcelonë, por Arsenali duhet të jetë dakord me këtë gjë. Çesk është formuar në Barcelonë dhe ka ADN-në e këtij ekipi, por nuk varet çdo gjë nga ai”, u shpreh Ksavi. Ksavi, i cili mbush 30 vjeç në tetor, mendon se Fabregas (23 vjeç) mund të jetë pasardhësi i tij. “Nëse Fabregas vjen në Barcelonë, mund të luajmë bashkë siç bëjmë në kombëtaren spanjolle. Unë luaj më mirë kur kam rreth vetes lojtarë të karakteristikave të mia dhe Fabregas është i tillë”, shtoi spanjolli.