E Shtunë, 31 Tetor 2026

Yjet e Hollovudit dhe të dashurit e rinj



Dashuri të reja apo dashuri për të rinj? Kjo është dilema e yjeve të Hollivudit, të cilët prej kohësh preferojnë të frekuentojnë partnerë më të rinj se vetja. Nëse për meshkujt nuk duket e çuditshme që në krah të kenë një të dashur apo grua 20 vjet më të re edhe për femrat ky fenomen po bëhet normal dhe jo i papranueshëm. Për të famshmit, dashuria shkon e vjen, me potere debate, deklarata e përgënjeshtrime, por ajo që mbetet është tërheqja nga partnerë shumë më të rinj, të cilët i shoqërojnë me buzëqeshje prej fëmije të padjallëzuar në tapetin e kuq. Mes këtyre çifteve, nuk dimë se cila është dashuri e vërtetë apo biznes i pastër. Në këtë rast na pëlqen të mendojmë se dashuria nuk njeh moshë dhe siguria e vetme e suksesit të zemrës, vlen më shumë sesa kapriçiot e yjeve.

Madona dhe modeli 22-vjeçar

E para kryeson këngëtarja e njohur Madona, e cia pasi u divorcua nga bashkëshorti Gaj Riçi i cili ishte 10 vjet më i ri se ajo, menjëherë u fejua me modelin 22-vjeçar Jesus Luz. Fillimisht këngëtarja shmangte daljet në pubik e shoqëruar me të, por më pas gjithçka u bë pubike, dyshja zytrarëzoi lidhjen me anë të një ceremonie që u bë e ditur nga babai i djaloshit.

Kajli Minog dhe 30-vjeçari Andres

Një tjetër këngëtare e cila njihet për preferencat ndaj meshkujve më të rinj në moshë është Kajli Minog. Edhe pse është e mrekullueshme, ajo është jo pak por 41 vjeç, së shpejti pritet të martohet me 30-vjeçarin Andres Velencoso. Ajo preferoi ta bënte imazhin e parfumit më të ri për meshkuj dhe çdo gjë shkoi më së miri. Parfumi u quajt “Inverse” megjithatë të gjithë e njohin me emrin Andres.

Mariah Keri dhe bashkëshorti 27 vjeçar
Të njëjtën rrugë ka ndjekur edhe këngëtarja e njohur e popit Mariah Keri e cila është 39 vjeçe dhe është martuar me 27-vjeçarin Nik Kanon. Në intervistat e kohëve të fundit, këngëtarja është shprehur e lumtur për momentet e veçanta që kalon me bashkëshortin i cili në media është cilësuar si një nga këngëtarët me trup më të bukur. Mos është ky detaj jo i vogël aryeja e dashurisë së këngëtares?

Çer dhe i dashuri 39-vjeçar Tim Medvetz
Edhe pse është 63 vjeçe, ajo është më e bukur se 30 vjet më parë. Përveç bukurisë, një tjetër rëndësi në jetën e saj zënë edhe të dashurit më të rinjë në moshë. I fundit që ka fatin të përjetojë një lidhje sentimentale me Çer është 39-vjeçari Tim Medvetz. Falë kirurgjisë estetike askush nuk mund të dallojë se kush nga të dy është më i ri në moshë. Më e thjeshtë në këtë rast do të ishte të thoshim se këngëtarja do të fitojë rininë e përjetshme.
Demi Mur dhe bashkëshorti 31 vjeçar Ashton
Çifti që na bind më shumë në këtë renditje është padyshim Demi Mur, që tashmë është 46 vjeçe dhe 31-vjeçari Ashton Kutçer. Në publik ata janë gjithmonë të qeshur, gjithmonë të dashuruar dhe të pandarë. Aktorja ka arritur me sukses të mbajë raporte të mira edhe me ish-bashkëshortin Robin Uillis, i cili së bashku me Kutçer dhe Mur organizojnë mbrëmje në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Aktorja ka preferuar që në shtëpinë ku jeton me burrin e saj të jetojnë edhe 3 vajzat që ka nga martesa e parë.

Eva Longoria dhe bashkëshorti 27-vjeçar
Edhe bukuroshja Eva Longoria, shtëpiakja më pak e dëshpëruar në botë, në moshën 34-vjeçare mundi të fuste në kurth një nga sportistët më tërheqës duke u martuar më pas me të. Bëhet fjalë për martesën e saj me 27 vjeçarin Toni Parker me të cilin nuk humbet rastin të ecë në tapetin e kuq tepër e dashuruar dhe krenare. Fotografët në mjaft raste kanë publikuar imazhe të çiftit duke u puthur plot pasion. Edhe në rolin e saj te “Shtëpiake të dëshpëruara”, aktorja tërhiqet nga kopshtari i saj më i ri në moshë.

Ivana Tramp dhe ish-bashkëshorti Rosiano
Rinia vlerësohet pozitivisht edhe në Itali. Rasti më pikant ka të bëjë me “dinakun” Rosano Rubikondi i cili përfitoi nga rasti për t’u martuar me miliarderen Ivana Tramp. Por ajo u tregua më “dinake” se ajo dhe sapo kaloi në përiudhë jo të mirë të jetës së saj, menjëherë i kërkoi divorcin duke vrapuar të një tjetër i dashur për ta përdorur si aksesor. Mediat italiane e komentuan këtë ngjarje për faktin se ata dukeshin tepër të dashuruar me njëri-tjetrin, aq sa të gjithë mendonin se ishte dashuri e vërtetë.

Valeria Golino dhe 29 vjeçari Rikardo
Çift i bukur në Itali konsiderohet ai i Valeria Golinos, 42 vjeçe dhe Rikardo Skamarcio, 29 vjeç të cilët mendohet se po presin një fëmijë së bashku. Aktorja në publik shfaqet me veshje të gjera dhe barkun e madh, i cili mendohet të jetë nga shtatzënia prej disa muajsh. Fotografitë e saj u bënë publike në të gjitha revistat dhe mediat, megjithatë nuk pati asnjë përgënjeshtrim nga ana e çiftit.

6 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›