E Diel, 1 Nëntor 2026

Sabri Godo: “Në Kuvendin e ri do të kërkojmë ndryshimin e sistemit zgjedhor”



Gjatë një deklarate për mediat, Presidenti i Nderit i Asamblesë së Partisë Republikane, Sabri Godo, është shprehur se PR do të kërkojë në Kuvendin e ri ndryshimin e sistemit të ri zgjedhor. Duket se rezultati aspak pozitiv në zgjedhjet e 28 qershorit e ka detyruar PR-në, e cila bashkoi votat me PD-në në miratimin e ndryshimeve kushtetuese që përfshinin ndryshimin e sistemit zgjedhor, të kërkojë sërish ndryshimin e Kushtetutës. Por kjo kërkesë e PR-së duket se do të jetë e vështirë për t’u realizuar për shkak se ndryshimi i Kushtetutës kërkon 84 vota, ndërsa PR ka vetëm 1 të tillë në Kuvendin e ri. Ndërsa dy partitë e mëdha, PD dhe PS, për momentin duket se janë të kënaqura me sistemin e ri zgjedhor, i cili solli largimin nga Parlamenti të shumë partive të vogla.

7 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›