E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sadami ndihmoi Millosheviçin financiarisht në Hagë

Sadam Husein / Foto arkiv

Lideri irakian dhe diktatori i dënuar me vdekje për krime kundër popullit të vet, Sadam Husein, e ka ndihmuar  financiarisht diktatorin dhe kriminelin Slobodan Millosheviç, gjatë kohës që ky i fundit gjendej në Tribunalin e Hagës.

Konfirmimi vjen nga avokatja e  e Sadam Huseinit, Bushra Halil.

“Gjithë procesi ka kërkuar shumë para. Shërbimet e avokatisë kanë kushtuar shumë dhe Husein vendosi të përkrahte kryetarin e rrëzuar të Jugosllavisë , i ka thënë ajo Golosit të Rusisë, transmeton sot Blic. / Koha. net

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›