Albahar, për herë të parë kalon imagjinatën në shqip
20/03/2005 E shkruar nga dora e një mjeshtri “Cing” është diçka më shumë se një tekst postmodern. Në një vepër që evokon dukshëm e prekshëm vdekjen e t’atit, po jo vetëm kaq, David Albahari, përkthyer nga Virgjil Muçi, botimet “Korbi”, ndërthur me finesë realen me imagjinaren, duke e tërhequr lexuesin në botë të paeksploruara më parë. Proza e tij që nuk i lë asgjë mangut poezisë, që i shëmbëllen një kaleidoskopi, ku vijnë e bëhen njësh dashuria, kujtimet, vetmia dhe marrëdhëniet njerëzore të këqyrura në gjithë kompleksitetin e vet.
Në universin ku gjëllojnë personazhet e Albaharit, në mënyrë paradoksale mungesa është prani dhe prania është mungesë, ku e vetmja siguri që të ofron jeta është pikërisht pasiguria dhe e gjithë kjo jepet në një roman, ku në qendër të tij janë marrëdhëniet e sofistikuara at-e-bijë.
Në një farë mënyre, ky është një roman brenda një romani tjetër, duke qenë se gjithçka përçohet nëpërmjet optikës narrative të një shkrimtari që udhëton e i bie kryq e tërthor Amerikës, duke eksploruar e përjetuar fizikisht e shpirtërisht një kontinent që mbetet befasues dhe sot e gjithë ditën. David Albahar u lind në vitin 1948, në qytetin e Pejës. Ai ka qenë themeluesi dhe për vite me radhë kryeredaktor i revistës letrare “Pismo” (Letrat). Përtej krijimtarisë së tij të pasur e të larmishme, njihet edhe si përkthyes i pashoq i shkrimtarëve të mëdhenj të letërsisë anglo-amerikane. Ky është libri i tij i parë që i vjen lexuesit shqiptar. Aktualisht, ai jeton e punon në Kanada.