E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sagna mbetet në Arsenal

Menaxheri i mbrojtësit të Arsenalit, Bacary Sagna beson se klienti i tij do të mbetet në klub edhe sezonin e ardhshëm. 27 vjeçari ka zgjuar interesim nga një numër i klubeve nga Serie A përfshirë Interin dhe Juventusin por Christophe Mongai mohoi të ketë biseduar me ndonjërin prej tyre.

“Deri më tani nuk kam kontaktuar nga Juventus. Kam dëgjuar se Inter është i interesuar por nuk kam biseduar as me ta. Sagna ka kontratë me Arsenalin deri në qershor 2014. Ai është shumë i lumtur në Londër dhe menaxheri Wenger është i kënaqur me paraqitjet e tij” tha Mongai për Sky Sports News.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›