E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpool pas Van der Vaartit

Liverpool është duke konsideruar mundësinë e transferimit të holandezit Rafael Van der Vaart pasi Real Madrid i ka ofruar mesfushorin gjigantit nga Anfield. Sipas të përditshmes angleze The Guardian, zyrtarët e klubeve janë takuar mes vete dhe kanë diskutuar për të ardhmen e holandezit.

Van der Vaart është njëri prej disa futbollistëve që pritet të largohen nga Reali në fund të këtij sezoni. Gjiganti madrilen thuhet se synon të nxjerr afërsisht 13 milionë euro, aq sa paguan për transferimin e tij nga Hamburg më 2008.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›