E Shtunë, 31 Tetor 2026

Saimir Pirgu: Rrënjët e mia më kthejnë gjithmonë në Shqipëri

Tenori i njohur shqiptar me famë botërore rrëfen jetën larg vendlindjes dhe zbulon projektet artistike

Tenori më famë botërore Saimir Pirgu është djaloshi shqiptar që po trondit dhe magjeps skenat botërore operistike, shumë i ri por plot ambicie për të ardhmen. Pirgu u kthye pas 4 vitesh në skenën e TKOB me një koncert recital që u zhvillua për Ditën e Europës.

Për publikun erdhi një program i larmishëm, arie të mrekullueshme dashurie italiane, franceze, por dhe një pjesë shqiptare. Në skenë erdhi një zë i fortë, melodioz si te Idomeneo e Mozartit, romanca Una Furtiva Lagrima nga L'elisir D'amore e Donizetit, arie e Verdit, Macdaff nga Macbeth, aria e Dukës te Rigoletto etj. Para se të vinte në Tiranë, para disa ditësh ai shkëlqeu në skenën operistike të Londrës. Për pesë net me radhë, tenori i mirënjohur shqiptar së bashku me sopranon shqiptare, por me famë botërore Ermonela Jaho, interpretuan në Operën Mbretërore të Londrës "Royal Opera Mouse Covent Garden" "Traviatën" e Verdit. Tenori i ri shqiptar Saimir Pirgu tashmë është cilësuar si një zë magjepës, i cili ka ndërtuar një karrierë të suksesshme. Në një intervistë dhënë për gazetën SOT ai rrëfen jetën artistike, zbulon projektet operistike dhe për herë të parë flet për familjen e tij. Si kanë ndikuar në jetën e tij prindërit dhe vëllai, dhe sa e ndjen mungesën e tyre, ai na i rrëfen në vijim të kësaj interviste.

-Koncerti juaj mahniti publikun, si ndiheni?
Është gjë e madhe të këndosh në vendin tënd dhe jam mahnitur. Ka qenë një përgjegjësi e madhe, me shumë emocione para shfaqjes, por unë kam dashur që ti transmetoj publikut shqiptar një koncert dinjitoz siç bëhet në të gjithë vendet e botës. Nga informacioni që unë kam pasur, di që rrallë herë janë bërë recitale me orkestër në Shqipëri të këtij niveli dhe desha që të transmetoj me të vërtetë atë që unë di dhe të marr anë të programit dhe shumë repertorë të ndryshëm, si ai lirik ashtu dhe ai dramatik. Falë zotit doli me të vërtetë shumë mirë. Publiku e ka mirëpritur me të vërtetë më shumë nga sa e mendoja, dhe pas koncertit më vjen shumë mirë që janë njerëz të ndryshëm që më dërgojnë mesazhe dhe më përgëzojnë për koncertin, ata kanë mbetur shumë të kënaqur.

-Një repertor i pasur në skenën e TKOB?
Repertori është menduar shumë mirë për këtë koncert dhe pjesa e parë ka pasur Idomeneo nga Mozart. Idomeneo është një nga më të vështirat që e ka kënduar Luciano Pavarotti, Domingo dhe unë që e kanë interpretuar në skenë. Unë kam pasur një sukses të madh në Zyrih dhe në Austri, dhe desha që publiku shqiptar të mos mbetet jashtë këtij suksesi. Të kishte një ngjarje që të dëgjohej një arie, që në Shqipëri nuk është dëgjuar asnjëherë. Aria është shumë e gjatë dhe mjaftonte vetëm ajo arie për të kënduar në pjesën e parë të koncertit, por sidoqoftë unë arrita që të prezantoja diçka që nuk ishte vënë më parë, por ishin dhe arie të tjera që në Shqipëri janë kënduar. Pati arien e Makbethit, Bizet, etj. Ishte me të vërtetë një koncert i menduar deri në fund shumë mirë.

-Si mund ta përshkruash këtë koncert?
Mbrëmje e paharrueshme. Rrënjët e mia më kthejnë gjithmonë në Shqipëri, tek publiku i mrekullueshëm i vendit tim. Falënderoj organizatorët për ftesën e veçantë. Falënderoj maestro Cikon për energjinë dhe besimin që përçoi tek unë, mes atij emocioni të jashtëzakonshëm që kisha. Falënderoj Orkestrën profesioniste të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, me të cilën kam pasur kënaqësinë për herë të parë të interpretoj Traviatën disa vite më parë.

-Keni interpretuar para disa vitesh në skenën operistike shqiptare, patë ndonjë ndryshim gjatë këtij interpretimi?
Ne shqiptarët kemi shumë të mira, por dhe shumë të këqija. Kur duam që të bëjmë diçka ne e bëjmë deri në fund, dhe energjia që ka qenë brenda në sallën e koncertit ishte një gjë shumë pozitive. Ne që të gjithë ishim një dhe donim të tregonim që dimë të bëjmë arie. Ne jemi në një vend, që tranzicioni po zgjat pas si shumë dhe kemi shumë probleme dhe këta njerëz që bëjnë art janë për mua martira. Dhe gjatë kësaj mbrëmje koncertore që të gjithë këta zotërinj nxorën pak nga vetja e tyre, për të treguar që ne jemi artistë dhe ne bëjmë diçka. 

-Para disa ditësh interpretuat me sukses në Operën Mbretërore të Londrës Royal Opera Mouse Covent Garden Traviatën e Verdit. Diçka rreth këtij interpretimi?
Është e vërtetë ne kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyer me Ermonela Jahon dhe një energji shumë pozitive, një çift që me të vërtetë në Londër e kanë thënë, si publiku ashtu dhe kritika që nuk shihej prej vitesh një Traviatë e tillë. Zëra të bukur ka kudo dhe artistë të mirëfilltë ka kudo. Shpesh ka kënduar Inva Mula, Enkelejda Shkoza, Ermonela Jaho, unë etj, por bashkë dy shqiptarë në role kryesore nuk kanë interpretuar. Ky është një eveniment, që publiku e ka priti ashtu si ne do të donim ta meritonim. Këtë ne ata na e dhanë në fund me duartrokitje, me kritika, etj. Ka qenë me të vërtetë një bashkëpunim i shkëlqyer dhe unë me Ermonelën do të bashkëpunojmë akoma. Ne jemi në datë 24 maj në një koncert recital të dy bashkë në Dortmund, i cili do të jetë në një liqen ku do të jenë 5 mijë shikues dhe në shtator ne hapim sezonin operistik me operën La Traviata në operën e Hamburgut.

-Zhvilloni shumë turne, ku e keni ndjerë më shumë vështirësinë?
E vetmja vështirësi që neve ndjemë është pak ideja që shqiptarët dinë të këndojnë opera, shqiptarët kanë opera dhe shpeshherë ne na personifikojnë më faktin që ne jemi që të gjithë myslimanë, gjë që nuk është e vërtetë, pasi janë dhe me besime të tjera. Ne jetojnë me shekuj në mënyrë shumë demokratike dhe kjo është fakt që duhet ta theksojmë, por ndodh pak racizëm sidomos në Itali dhe në Greqi ndihet më shumë dhe kjo i vret ata, sepse nga ky vend i vogël që ata mendojnë se nuk ka asgjë dalin dy artistë që në Londër prezantohen me sukses. Kjo i vret shumë ata, por është një gjë dhe shumë pozitive, sepse nga ai moment fillohen dhe harrohen të gjitha gjërat e këqija. Ne jemi në dy ekstreme, o për të këqija o për shumë të mëdha. Është e çuditshme, por kjo ndodh.

-Një tenor, i cili nga kritika dhe publiku është cilësuar si tenori që sot po magjeps skenat e botës. Sa e vështirë ka qenë për ju që të arrini deri këtu?
Unë nuk kam arritur asgjë, është vetëm një arritje personale dhe unë jam akoma në fillim. Unë sapo kam nisur dhe në karrierën e një këngëtari operistik kjo është A. Fakti që unë jam i ri dhe kam arritur në gjithë këto teatro të botës do të thotë që kjo është dhe pak fat, shumë punë por është më shumë dedikim i këtij arti që unë kam personalisht. Zërin ma ka falur zoti, prindërit e mi, por është detyra ime që ta mbroj dhe të jap maksimumin çdo ditë për këtë art. 

-Keni qenë një mik i madh i Pavarotit, ju si e konsideroni miqësinë që keni pasur me të?
E kam njohur rastësisht dhe në kam pasur një fat në jetën time ky ka qenë më i madhi, që unë të kem njohur dhe të kem studiuar nga i madhi Luciano Pavarotti. Nëse unë kam një llustër sot, pasi zëra të bukur Shqipëria ka kudo dhe ne jemi në një zonë mesdhetare dhe kanë që të gjithë zë të mirë, por këtë zë, këtë llustër, këtë klas që unë kam, e kam të vjedhur nga Pavarotti apo prej mjeshtrave të tjerë që unë kam bashkëpunuar që në moshë të re. Detyra e një të riu në mes shumë të mëdhenjve është që të mësojë dhe nuk është që të thotë se unë kam arritur këtë apo atë. Siç e thashë dhe pak më lart unë akoma jam tek A dhe mësoj nga gjithkush. Me Domingon unë kam kënduar në Paris dhe kemi qenë protagonist në një opera. Imagjino të kesh marrë dhe leksione nga Pavarotti që unë e kam marrë në vitin 1995 me koncert, por dhe ta kem njohur, të kem ndenjur me të dhe të kem prezantuar familjarët e mi, por dhe me Domingon të kem qenë në krah tij duke kënduar.

-E ndërkohë që ju kanë cilësuar si Pavaroti i ri?
(Qesh) Them se këto janë pak të gabuara, sepse zakonisht njerëzit e ekzagjerojnë dhe kjo është normale, pasi edhe sot po të shikosh në media, komente ka plot të

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›