ISHP identifikon 17 vjeçarin nga Zall Herri, me malarie të formës së lehtë
pacienti është i prekur nga malaria e formës së lehtë. Sipas saj sëmundja është e importuar nga jashtë gjatë kohës kur djaloshi ka qëndruar në Korinth të Greqisë. Ndër të tjera Bino, kundërshton zërat për verifikim të malaries në Institutin Superior të Shëndetit në Romë, sëmundje kjo që u diagnostikua tek një pacient 17 vjeçar nga fshati Zall Herr i Tiranës të premten e shkuar. Drejtoresha e Departamentit të Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino. Bino shpjegon dhe shkaqet e infektimit të pacientit. Sipas saj, malaria u importua nga Greqia, pasi nga investigimi epidemiologjik rezulton se pacienti ka qëndruar një vit më parë për një periudhë 6 mujore në ishullin e Korinthit, zonë ku ka qarkulluar malaria. Instituti i Shëndetit Publik e konsideron pacientin e prekur nga malaria, jo të rrezikshëm për familjarët e shoqërinë. Sipas Binos, përveç pacientit janë ekzaminuar dhe 6 persona të tjerë të cilët kanë qenë së bashku me 17 vjeçarin në Greqi, por ata kanë dalë jo të infektuar nga malaria. Edhe pse mund të duket si një ndër rastet më të habitshëm për vetë mjekët e pacientët, e spitalit të Infektivit, rasti i 17 vjeçarit nga Zallheri i kryeqytetit, i shtruar me simptoma dyshuese të sëmundjes së Malaries, është konfirmuar nga burime konfidenciale pranë Drejtorisë së QSUT-së. Sipas këtyre burimeve adoleshenti dyshohet se ka sëmundjen infektive e të rrezikshme te malaries, dhe analizat janë dërguar me urgjencë në Institutin e Shëndetit Publik të Romës. Burimet theksojnë gjithashtu kjo analizë e cila do të vërtetojë përfundimisht edhe rastin e pacientit e do të përcaktojë diagnozën e saktë të sëmundjes, është në pritje. Burime nga Drejtoria e QSUT-së kanë pohuar për gazetën SOT se rasti i konfirmuar i 17, vjeçarit është i izoluar në spitalin infektiv dhe pritet përgjigjja e analizave nga Roma. Ndërsa nga ana tjetër Arjan Harxhi, mjek infeksionist ka deklaruar se spitali i Infektivit është në pritje për një rikonfirmim të plotë të diagnozës të infeksionit parazitar malarik edhe nëpërmjet asistencës nga laboratori i Institutit të Shëndetit Publik të Romës.
Last Updated on E Marte, 18 Maj 2010 19:21