E Diel, 1 Nëntor 2026

Kajsiu: Fondacioni Soros na financoi per nismen kunder plehrave

Aleanca kunder Importit te Plehrave, nje organizate e krijuar enkas per te mundesuar nje referendum popullor qe do te ndalonte importin e mbetjeve nga jashte, eshte financuar nga Fondacioni Soros. Pohimi u be mbreme nga Aktivisti i Aleances kunder Importit te Plehrave (AKIP), Blendi Kajsiu, gjate nje interviste ne studion e “ABC News”.

“Ne kemi pasur nje mbeshtetje nga fondacioni “Soros” qe perfitoj nga rasti ta pershendes ketu, eshte i vetmi fondacion ose donator qe na ka ndihmuar, sepse kjo eshte nje nisme e veshtire qe nuk mund te jesh as ne mbeshtetjen e biznesit kur je kunder importit”, - tha Kajsiu. Ne kete interviste, Kajsiu pohoi edhe se AKIP nuk ka asgje kunder ligjit qe lejon importin e mbetjeve, porse tha se ky ligj druajne se nuk mund te gjeje zbatim te plote ne Shqiperi. Nuk kemi asgje me ligjin, sepse ky ligj aplikohet ne Gjermani por administrata jone e ka te veshtire te kontrolloje cilesine e mbetjeve per te pare nese jane ose jo te rrezikshme, - u shpreh Kajsiu dhe perforcoi: “Ngerci eshte tek kapacitetet administrative, strukturat institucionale e ligjore dhe rrezikshmeria e larte e ketij biznesi”. Duke folur mbi vendimin e Gjykates Kushtetuese, Kajsiu ftoi qytetaret qe te jene pjese e referendumit. Aktivisti argumentoi gjate fjales se tij, arsyet se perse kjo aleance ka marre persiper qe te kundershtoje nje ligj te tille.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›