E Diel, 1 Nëntor 2026

Skulpturat prej guri, cojne ne Vjene legjendat shqiptare

Nje bote perplot legjenda e mite. Guret jane shfrytezuar per te shpalosur nepermjet tyre histori shqiptare. Legjenda e Rozafes, Doruntines, grave krenare te Malesise se Hasit, jane ato qe perplasen mes vete ne kujtimet e nje artisti qe nuk jeton ne trojet shqiptare. Te gjitha perbejne konceptin e ekspozites se radhes, qe do te hape ne kryeqytetin austriak skulptori nga Kosova, Destan Gashi. Njezet skulptura prej mermeri, te perthekuara nen titullin “Legjenda e Rozafes dhe histori te tjera ne gur”, do te ekspozohen ne galerine “Artefakt” ne Vjene. Legjendat e mitet shqiptare, te cilat Gashi i ka ruajtur ne kujtese, do te shpalosen para publikut vjenez, me 21 te ketij muaji. Skulptori Destan Gashi ka prejardhje nga Rahoveci. Ai ka diplomuar ne Akademine e Arteve te Bukura ne Bruksel, fillimisht ne pikture me 1978 dhe me vone ka vazhduar studimet ne degen e skulptures. Prej vitit 1987 jeton dhe krijon si skulptor i pavarur ne Vjene te Austrise. Shume vepra te Gashit ndodhen neper koleksione private ne Belgjike, Holande, Itali, Austri, Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Spanje dhe Gjermani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›