E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Anija” e Roland Sejkos, pushton ekranin e 17 kinemave ne Itali

Prej dites se djeshme filmi dokumentar “Anija” i Roland Sejkos, eshte shfaqur njekohesisht ne 17 kinema te Romes dhe te Lacios. Filmi eshte rrefimi i nje udhetimi drejt Italise kur ne vitin 1991 nje anije me nje ngarkese te pazakonte iu drejtua brigjeve italiane. Dokumentari deshmon se cilat kane qene perpjekjet e njerezve per t'u ngjitur ne ato anije, momentin e largimit, por dhe “mikpritjen” e vendit fqinj, Italise. Dhjete personazhe, te cilet kane qene pjese e eksodeve, rrefejne udhetimin me anije, pas 20 vitesh. Ne kete film, Sejko nuk mjaftohet te tregoje vetem historine e tri zbarkimeve te medha, ne mars, gusht 1991 dhe ne vitin 1997, ai kerkon te hyje mes asaj turme per te kuptuar se cilet ishin keta njerez, nga vinin, ku shkonin dhe mbi te gjitha ku jane ata sot. Dokumentari i regjisorit Roland Sejko u shfaq per here te pare per publikun e Tiranes, mbremjen e pare te Festivalit te Filmit Shqiptar 2012. Nderkohe, pas shfaqjes ne kinemate italiane, regjisori dhe kasti i dokumentarit jane takuar me publikun.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›