Sot celet panairi i dhuratave per mesuesit
Nxenesit dhe mesuesit ne mbare vendin festojne sot, 7 Marsin, diten e mesuesit. Pergatitjet per festimin e dites se mesuesve, kane nisur prej disa ditesh, ndersa sot ne shume shkolla mesimi do te zhvillohet me orar te reduktuar. Tashme eshte bere tradite, qe per cdo 7 mars nxenesit t’i dhurojne mesuesve dhurata te ndryshme, duke filluar nga tufat me lule dhe tek dhuratat me cmime me te kripura. Jane vete nxenesit ata qe mendojne se mesuesit e meritojne nje dhurate ne diten e festes se tyre. Por edhe prinderit kembengulin qe femijet e tyre te mos shkojne duarbosh ne shkolle, diten e 7 marsit. Lindita, nena e nje djali 6-vjecar ne shkollen “1 Maji” ne kryeqytet, tregon se ka planifikuar t’i dhuroje mesueses se djalit te saj, nje lule dhe nje zarf me dhjete mije leke te vjetra. “Djali im eshte ne klase te pare kete vit dhe une kam deshire qe mesueses se tij t’i dhuroj nje trendafil dhe nje zarf me dhjete mije leke te vjetra. Ajo eshte nje mesuese shume e mire, shume e kujdesshme dhe mendoj se e meriton per 7 mars nje dhurate te tille, modeste”, shprehet Linda, ndersa eshte duke pritur qe djali te mbaroje mesimin. Euglena, nxenese e klases se peste ne shkollen 9-vjecare, “Ali Demi” ne kryeqytet tregon se kane mbledhur te gjithe si klase nga 500 deri ne 1000 leke te vjetra dhe se kane vendosur t’i blejne mesueses nje tufe me lule te fresketa. Ndersa Sindi, nxenese e shkolles “Kushtrimi i Lirise”, tregon se te gjithe si klase kane futur nga 2 mije leke dhe i kane bere mesueses nje portret te sajin. Por ka nga ata qe i kane blere suvenire te ndryshme si glob, piktura, korniza etj. Ndryshe tregon Artjola nxenese e gjimnazit “Ismail Qemali”. “Ne si klase kemi vendosur qe te fusim te gjithe nga 5 mije leke te vjetra dhe do t’ia japim zyshes ne nje zarf. Nuk do te blejme asnje dhurate, le te vendose ajo se cfare i duhet dhe ta bleje vete. Por kam degjuar se klasa tjeter paralele me ne, i ka blere zyshes kujdestare nje ore te shtrenjte”, tregon Artjola. Ajo ben te ditur se, pavaresisht lekeve qe mblidhen si klase dhe dhurates se perbashket, ka dhe nga ata nxenes qe jane mire nga gjendja ekonomike, qe vendosin t’i bejne dhurata personale mesueses kujdestare, por edhe mesuesve te tjere, ne lenden e te cileve nuk kane rezultate te mira. Artjola tregon se ajo vete nuk ka degjuar asnje mesuese qe te kete kerkuar dhurate. “Une per vete nuk kam degjuar asnje mesuese qe te kete kerkuar dhurate, por kam degjuar plot thashatheme qe qarkullojne ne korridoret e shkolles, per mesues te caktuar qe kane kerkuar. Kam degjuar se ka nga ata mesues qe kane kerkuar bizhu, kostum madje edhe televizor etj.,” - tregon Artjola. Ndersa mesuese Shpresa tregon se ajo kurre nuk ka kerkuar qe nxenesit t’i bejne dhurate, por nje dhurate te vogel, simbolike, pa shume shpenzime, ajo e ka pranuar per 7 mars dhe sic thote dhe shprehja: “dhuraten e pranon edhe mbreti”.
Parukieret dhe lokalet, ulin cmimet per mesueset
Nuk kane munguar ofertat promocionale per diten e 7 marsit, per t’i dhene mundesi mesueseve qe te festojne sa me bukur ne diten e tyre. Keshtu, shume parukeri ne kryeqytet kane bere oferta duke ulur cmimet per trajtime te ndryshme. Jane te shumta reklamat qe sheh ne dyqane te ndryshme te Tiranes qe ofrojne ulje cmimesh deri ne 50% te produkteve te tyre me rastin e festave te 7-8 marsit. “Une kam te pakten nje jave qe kam vene kete tabelen dhe qe ofroj ulje cmimi me rastin e festave te 7-8 marsit si per prerje te flokeve, ashtu edhe per krehje apo per lyerje me boje. Kam menduar t’i ofroj kete mundesi mesueseve dhe nenave, qe te ndihen sa me bukur ne diten e festes se tyre”, - tregon Bardha, nje parukiere ne kryeqytet. Ulje cmimesh kane bere edhe restorante te ndryshme ne kryeqytet, te cilet ofrojne nje menu te vecante per festen e mesuesve. Jane te shumte mesuesit qe gjate dites se sotme kane prenotuar lokale per te festuar sa me bukur diten e 7 marsit me shoqerine e tyre.