E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjekesia, kirurgu Arben Beqiri zgjidhet zv/rektor

Pas ngritjes se Universitetit te Mjekesise, tashme kane nisur zgjedhjet e drejtuesve te tij. Ndersa ne diten e pare te lancimit te ketij universiteti u be publik emri i neurokirurges Prof. Dr. Jera Kruja, si rektore e universitetit, tashme eshte bere publik edhe zgjedhja e zv/ dekanit Prof. Arben Beqiri, i cili vjen nga nje eksperience 20 vjecare si pedagog i kirurgjise ne fakultetin e mjekesise. Mjeku Beqiri, sot eshte nje nder kirurget me te mire shqiptare, pionier i teknikave te reja kirurgjikale, kryesisht ne fushen e kirurgjise endoskopike dhe laparoskopike, duke i aplikuar ato per here te pare ne vendin tone. Ai eshte i vetmi kirurg shqiptar, i cili ka fituar bursen prestigjioze te “Fulbrigt” te aplikuar ne National Naval Medical Center Washington DC. Po keshtu, prof. Beqiri eshte i vetmi mjek shqiptar, anetari Internacional i zgjedhur i Amerikan Societyof Gastrointensinal Endoskopy, i njohur ne literaturen nderkombetare per publikimin e tij ne revisten amerikane ne vitin 1997, te nje teknike qe pershkruhet per here te pare prej autorit. Po keshtu, ai eshte nje nder mjeket me eksperience te gjere ne fushen kerkimore shkencore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›