Saimir Tahiri i thotë Prokurorisë: “Shënomëni dhe mua”

24-01-2012 / Gazeta 55
Deklarata nga dëshpërimi
Në emër të Edi Ramës, sufleri i tij Saimir Tahiri foli dje pasi foli Prokuroja e Përgjithshme. I prekur në sedër, pse emri i tij nuk ishte në listën e tre deputetëve të PS-së, ndaj të cilëve do të kërkohet heqja e imunitetit. I sigurt, se Prokuroria bëri show dje me këtë “kërkesë të mbetur në tentativë” për heqjen e imunitetit të kolegëve të tij, Besnik Baraj, Tom Doshi dhe Taulant Balla, nga ana e tij Saimir Tahiri nuk kishte si ta linte pas dore një mundësi për tu bërë edhe ai hero, duke u lutur “shënomëni dhe mua”, e duke kërkuar me ngulm të futej edhe emri i tij, në listën e organizatorëve të protestës së dhunshme të 21 janarit të vitit që shkoi.