BB, korrupsioni ka goditur rëndë investimet

13/05/2005 Akuzat e Bankës Botërore
Vullneti për të ulur korrupsionin ekstremisht i ulët
Shqipëria nivelin më të lartë të korrupsionit në gjithë Evropën Qendrore dhe Juglindore
Zyrtarët e administratës pranojnë vetë se janë të korruptuar
Korrupsioni, shkak për falimentimin e investitorëve
Firmat nuk besojnë më në prokurimet e institucioneve publike
Firmat nuk paguajnë taksa për të përballuar rryshfetet
Sektori i ndërtimit, nivelin më të lartë të rryshfetit
Nga ministrat deri te doganierët shesin pozicionin
Perspektiva është e errët dhe përpjekjet për të luftuar korrupsionin janë ekstremisht të ulëta
Korrupsioni është një virus që ka infektuar gjithçka. Banka Botërore në sondazhin e fundit me kompanitë private dhe punonjës të administratës shtetërore, ka arritur në konkluzionin se asgjë nuk ka ndryshuar nga realiteti negativ dhe perspektiva vazhdon të jetë e errët. “Evidencat specifike të Shqipërisë mes atyre botërore, tregojnë se korrupsioni është një çështje e krijuar nga institucionet e dobëta publike dhe politike, zbatimi i dobët i ligjeve e rregulloreve dhe mosfunksionimi i institucioneve rregullatore, mungesa e lirive civile, sistemi financiar i dobët dhe mungesa e profesionalizmit në shërbimet publike”, ka deklaruar BB-ja në raportin e saj. Duket se çdo segment i shtetit dhe i ligjit në Shqipëri është goditur nga korrupsioni, që me sa duket është një “sëmundje e pashërueshme” për Shqipërinë. Vendi ynë ka demonstruar vullnetin më të ulët për të luftuar këtë sëmundje, që duket se më shumë se qytetarët godet biznesin dhe bën apatike strukturat qeveritare. “Kualiteti i luftës ndaj korrupsionit në Shqipëri është në nivel ekstremisht të ulët, në krahasim me vendet e tjera në tranzicion”, ka sqaruar Banka Botërore. Kështu duket se në renditjen e të gjitha vendeve të Evropës Juglindore dhe asaj Qendrore, mes të cilave dhe vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, Shqipëria ka patur vlerësimin më të ulët. Më e keqja është se fenomeni është bërë zyrtar dhe duket se vetë zyrtarët e administratës e pranojnë këtë fakt, madje pa u shqetësuar.
“Më shumë se 2 në 3 e zyrtarëve publikë gjatë marrjes në pyetje janë shprehur se rryshfetet janë ekstremisht të përhapura në Shqipëri”, bën të ditur BB-ja pas sondazhit. Kështu nga të dhënat që janë grumbulluar nga kërkimet e Bankës Botërore, është se dobësimi mjaft i madh i institucioneve në sektorin publik është ndihmuar nga përhapja mjaft e madhe e korrupsionit, e cila ka një impakt mjaft domethënës në zhvillimet social-ekonomike të vendit. Korrupsioni ka shumë forma, por sidomos në vjedhjen e aseteve publike, e cila është pranuar në 1 të 3 e zyrtarëve të pyetur, por ka edhe mjaft forma të tjera. “Një indikator tjetër i korrupsionit është se më shumë se 50 për qind e inspektorëve të doganave e shesin pozicionin e tyre”, bëhet e ditur në raport. Duket se nuk janë vetëm doganierët ata që bëjnë pazar me punën, por edhe institucionet e tjera vazhdimisht e shesin pozicionin e tyre, si inspektorët e taksave, gjyqtarët, policët, zyrtarët lokalë, ministrat etj.
Biznesi, 7 për qind të fitimit për rryshfete
Presioni i administratës së korruptuar mbi biznesin ka ndikuar negativisht në thithjen e investitorëve dhe hapjen e bizneseve të reja. “Kosto e korrupsionit te këto firma është çmuar me 7 për qind të qarkullimit vjetor, thuhet në studim”, sqaron BB. Sondazhi ka provuar se ambienti korruptiv në Shqipëri ka ndikuar për keq në investimet e huaja. ”Janë të shumtë investitorët që kanë humbur investimet e tyre nga praktikat shumë të larta të korrupsionit”, bën të ditur raporti. Kështu, kompanitë kanë pranuar se më shumë se gjysma e firmave të kontaktuara paguajnë për shërbime të ndryshme zyrtarët shtetërorë. Statistikat e dhënies së rryshfeteve nga firmat te zyrtarët shtetërorë janë më të mëdha në tregun e ndërtimit dhe konstruksioneve, se sa në atë të prodhimit dhe shërbimeve. Kështu, 3 nga 4 firma të tregut të ndërtimeve, pranojnë se kanë paguar rryshfete. Gjithashtu më shumë se gjysma e qytetarëve kanë pranuar se kanë paguar rryshfete që nga 1991-shi, vëren gjithashtu BB-ja. Më shumë se 50 për qind e firmave pranojnë se kanë dhënë rryshfete për të përfituar shërbimet qeveritare, sidomos në lidhje me pagesat në dogana, telekomunikacione, taksa dhe politikat fiskale, policisë dhe gjykatat. Ndërkohë që 1 në 4 qytetarë ka pranuar që një nga pjesëtarët e familjes së tij ka paguar për shërbimet mjekësore punonjësit shtetërorë të mjekësisë. Ky sektor vlerësohet nga BB-ja është më i korruptuari në vend pas gjykatave, doganave dhe agjencisë së privatizimeve. Kjo është dhe arsyeja pse firmat nuk marrin pjesë në prokurimet qeveritare, pasi konkurrenca e drejtë në këtë drejtim është mjaft e dyshimtë. ”Më shumë se gjysma e firmave nuk marrin pjesë në prokurime për shkak të mungesës së konkurrencës, po kështu më shumë se gjysma e firmave pranojnë se paguajnë rryshfete në prokurimet që bën qeveria“, bën të ditur BB. Ndërkaq më shumë se gjysma e firmave tregojnë se nuk paguajnë taksa, pasi ato i paguajnë në formë korruptive për zyrtarët. ”Sipas një mesatare, këto firma mund të paguajnë më shumë se 10 për qind e të ardhurave të tyre në formën e taksave, nëse korrupsioni nuk do të ishte kaq i lartë“, pohon Banka Botërore. Kështu, korrupsioni mbetet një problem mjaft serioz për zhvillimin e sektorit privat. Por, në fakt, në zhvillimin e tyre, në më shumë se 89 për qind mbetet problem zhvillimi i dobët i infrastrukturës, ndërsa në rreth 50 për qind të tyre, korrupsioni mbetet shqetësues. Sidomos për ndërmarrjet e vogla, korrupsioni është i mundimshëm.
50 për qind e doganierëve
shesin pozicionin
7 për qind e fitimit
paguan rryshfetin
2 të 3 e zyrtarëve
pranojnë korrupsionin
Institucionet e korruptuara
Gjykata
Dogana
Administrata
Privatizimet
Mjekësia
Malaj, procesi për kazinonë ishte transparent
Dy ditë pas akuzave të përsëritura në shtyp për korrupsion dhe mashtrim me tenderin e kazinosë nga ana e kompanisë greke “Loutraki”, Malaj ka vendosur të reagojë duke mohuar kategorikisht akuzat. Zëdhënësi i Ministrisë së Financave, në përgjigje të ankimit administrativ të “Club Hotel Loutraki S.A.”, ka sqaruar se nuk ka patur asgjë të vërtetë nga akuzat e bëra publike në shtyp. “Procedurat e konkurrimit ndërkombëtar, të realizuara nga Komisioni i Vlerësimit të Kërkesave për kazinotë, i krijuar sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr.786, datë 26.11.2004, kanë qenë tërësisht ligjore”, ka bërë të ditur zyra e shtypit pranë ministrit të Financave. Për Malajn, i gjithë procesi i konkurrimit ka qenë transparent dhe i hapur. “Procedurat e tenderit u publikuan në media kombëtare, ndërkombëtare dhe në internet e Komisioni i Vlerësimit të Kërkesave për kazinotë krijoi akses të plotë për median gjatë zhvillimit të fazave të këtij procesi”, është përgjigjur shkurt Malaj akuzave të gjata dhe pa fund të palës greke, që doli e humbur nga tenderi.