Ibraj: Policia do garnatojë zgjedhje të qeta vitn 2005
24/12/2004
Gjatë vitit 2004 janë shënuar shifra më të ulta të krimit dhe është rritur fuqia zbuluese e tij". Drejtori Ibraj shpalli si prioritet për vitin 2005 luftën kundër krimit, kapjen e personave në kërkim, si dhe vazhdimin e reformës në polici, e garantimin e zhvillimit të zgjedhjeve të qeta që do të bëhen në vitin e ardhshëm. Gjatë këtij viti janë evidentuar 2450 vepra penale, në të cilat janë implikuar 3048 autorë, deklaroi dje numri një i policisë së shtetit Bajram Ibraj. Nga këta janë arrestuar e ndaluar 46 për qind e autorëve, ndiqen në gjendje të lirë 48 për qind dhe janë shpallur persona në kërkim rreth 6 për qind e autorëve. Sipas Drejtues Ibraj, nga Interpol Tirana gjatë këtij viti janë ekstraduar 40 persona. Ai tha se nga tërësia e veprave penale të ndjekura gjatë kësaj periudhe, 352 raste janë për krimin e drogës, 1339 raste për krime financiare e pastrim të parave dhe 759 raste për krime në fushën e trafiqeve. Gjate analizës, Ibraj sqaroi se janë identifikuar 759 vepra penale për trafik të qenieve njerëzore, në të cilat janë implikuar 1134 autorë. Prej tyre 44 për qind janë arrestuar, 47 për qind ndiqen në gjendje të lirë dhe 9 për qind janë në kërkim. Ndërsa përsa i përket aksidenteve rrugore, Ibraj tha se gjatë këtij viti kanë ndodhur 734 aksidente rrugore me pasoje vdekjen e 282 shtetasve dhe me plagosjen e rënde të 186 personave.