E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kloze: I njohim mirë pikat e dobëta të Italisë

Përgatiti: DENIS HAKANI

Sulmuesi gjerman ka bërë të ditur se, në krahasim me 2006-ën, këtë herë skuadra e tij do të dalë fituese nga përballja me axurrët në Euro 2012: Historia do të ketë një fund tjetër.

Pasi është gjetur spiuni që irritonte Gjermaninë, duke zbuluar informacionin disa orë para ndeshjes, pasi është thënë se nuk ekzistojnë më spiunët e së kaluarës, kur formacionet e sakta dilnin në gazeta një ditë më parë dhe jo në internet pak orë para ndeshjes, fajtori është identifikuar te Miroslav Kloze.

Sulmuesi i Lacio ka tradhtuar veten duke pranuar një aksion spiunazhi, këtë herë në favor të Gjermanisë, por Lëv nuk i ka besuar: ky do të bëjë lojë të dyfishtë.

Do të kuptoj atë që do të thonë italianët, do të dëgjoj dhe do të përkthej gjatë ndeshjes, edhe pse nuk mendoj se do të thonë gjëra të rëndësishme, ka shpjeguar dje italiani Miro.

Trajneri Lëv ka dërguar një roje për ta arrestuar, atëherë Kloze ka filluar të sigurojë grupin e tij dhe ka rifituar pikë: Italia mund të vijë, nuk kemi asnjë frikë: jemi gati, jemi stërvitur mirë dhe jemi në formë. E vetmja notë negative ka qenë koha. Por kjo nuk mund të programohet.

UNË I NJOH – Një vit në Serinë A dhe Kloze mund ti gjykojë italianët dhe ti shpjegojë shokëve të kombëtares se klishetë e vjetra jo gjithmonë janë të vërteta: Improvizim kundër organizimit, dembelë kundër punëtorë? Ka diferenca, por nuk të them se italianët janë dembelë.

Kërkojnë gjithmonë të bëjnë maksimumin dhe nga shprehja që kanë në fytyrë janë të bindur se mund tia dalin, por nuk mund ta konfirmoj. Duke lënë mënjanë shakatë, gjermanët shikohen si një kombëtare me personalitet dhe e përpiktë, por italianët janë më të qetë dhe mua më pëlqen ky mentalitet.

Ka më pak llogari, edhe në futboll është kështu dhe do të thoja se është një avantazh për axurrët. Italia po më jep shumë, familja ime ndihet mirë, me tifozët kam një marrëdhënie shumë të mirë. Por tani jam me kombëtaren dhe dua ta fitoj këtë gjysmëfinale. Besoj se Gjermania është gati të harrojë të kaluarën.

RIVALËT – Bilanci im kundër mbrojtjes së Juves që përfaqësohet në kombëtaren e Prandelit? Kundër tyre kam luajtur vetëm një ndeshje, kam humbur 1-0 në shtëpi, por kjo ka pak rëndësi.

Nuk do ti jap këshilla trajnerit, të gjithë ne i dimë pikat e forta dhe të dobëta të italianëve që mbeten një skuadër e madhe, por nëse ne jemi në rregull do të arrijmë të fitojmë.

Skandalet? Sigurisht, në Serinë A ekzistojnë, por lojtarët kërkojnë të përqendrohen te futbolli dhe për të larguar çdo histori që ka lidhje me bastet. Sa më shumë të fitosh në fushë, aq më shumë largon vëmendjen nga ajo që ndodh jashtë.

SHIKOJ PËRPARA – Kloze, 34 vjeç, 120 ndeshje dhe 64 gola me Gjermaninë, ka qenë titullar në Dortmund gjashtë vite më parë: Jemi dy skuadra totalisht të ndryshme, mendoj se edhe historia do të përfundojë ndryshe. Kemi ndryshuar stil, jemi më të rinj dhe dinamikë.

Trauma e 2006-ës ka zgjatur  për të gjithë ne: e mbaj mend shumë mirë atë moment, ne kemi humbur topin në një krosim dhe Grosos na ka ndëshkuar. Moment i trishtueshëm për gjithë Gjermaninë, por mjaft, tani duhet të shikojmë përpara.

SULMUES? – Shumë mendojnë se kundër Anglisë Italia ka zhvilluar një ndeshje sulmuese. Unë nuk kam këtë mendim. Kam parë një zotërim të madh të topit, por nëse kundërshtari qëndron shumë mbrapa, tjetri është i detyruar të avancojë.

Ne taktikisht do të bëjmë diçka tjetër, i njohim pikët e dobëta të Italisë dhe jemi në gjendje ti shfrytëzojmë. Nëse do të luaj? Përgatitem si gjithmonë dhe shpresoj. Nëse do të qëndrojë jashtë është me të vërtetë ai spiuni.

Humels pranon:

Nuk e prisja që axurrët që të arrinin deri këtu!

Mbrojtësi i Gjermanisë Mats Humels ka lajmëruar shokët e skuadrës që të bëjnë kujdes ndaj tre lojtarëve kryesorë të Italisë Andrea Pirlo, Mario Baloteli dhe Antonio Kasano në gjysmëfinalen e sotme të Euro 2012-ës. 23-vjeçari ka pranuar se nuk priste që Italia të bënte një paraqitje të mirë para fillimit të kompeticionit dhe ka bërë të ditur se lojtarët e Çezare Prandelit kanë vërtetuar se ai e ka pasur gabim. Tani axurrët duken po aq të fortë sa Gjermania.

Humels, që është përballur në këtë Europian me Van Persin dhe Kristiano Ronaldon, beson se dyshja e sulmit e Italisë Baloteli dhe Kasano janë midis më të mirëve në Poloni dhe Ukrainë.

Nuk ka asnjë dyshim se ata janë sulmues të klasit botëror, ka thënë Humels. Janë në të njëjtin nivel me Van Persin, Nanin ose Ronaldon. Ne do të jemi të përgatitur dhe do të luajmë me të njëjtin përqendrim si gjithmonë.

Nuk kemi frikë. Duhet të luajmë me zgjuarsi, me gjithë skuadrën që duhet të bëjë presing ndaj mesfushorëve të tyre, duke i bllokuar të gjitha hapësirat e mundshme dhe duke ndaluar që ata të dominojnë. Do të ndeshemi me një kundërshtar që është i barabartë me ne në çdo aspekt.

Në fakt, unë mendoj se ata kanë luajtur më mirë se Spanja në ndeshjen e grupit dhe se janë përmirësuar në vazhdim. E pranoj se nuk ka qenë pjesë e listës sime të tre ekipeve favorite, por tani e kam kuptuar se kam gabuar.

Ata kanë një ekuilibër shumë të mirë midis sulmit dhe mbrojtjes dhe te mesfushorët Montolivo, Pirlo dhe Daniele De Rosi ata kanë lojtarë shumë teknikë që ndihmojnë edhe në mbrojtje. Pirlo, veçanërisht, do të jetë lojtari kryesor që duhet mbajtur nën vëzhgim.

Nuk pres që historia e këtyre dy kombëtareve të ndikojë në këtë përballje. E kaluara vërteton se gjatë viteve Italia ka qenë gjithmonë një ekip i vështirë për tu mundur. Mbrojtësi i Borusias së Dortmundit ka bërë një paraqitje shumë të mirë me kombëtaren e tij dhe besimi në vetvete është shumë i lartë tani.

Në një fjalë, jam në një formë shumë të mirë dhe jam shumë i kënaqur që kam mundur të ndihmoj skuadrën për të vazhduar përpara, ka thënë Humels. Nuk mund të dëshirosh diçka më shumë në këtë moment. Trajneri Lëv më ka thënë se ai është shumë i kënaqur me punën time.

Fakti që edhe Zidan ka thënë se është befasuar nga loja ime mendoj se është komplimenti më i madh! Ai ka qenë idhulli im, më pëlqente shumë ta shikoja të luante dhe jam përpjekur të imitoj lëvizjet e tij kur kam qenë i ri. Mendoj se ka qenë lojtari më i mirë i brezit të tij, ka thënë Humels.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›