E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poliçan, vidhen në mesnatë paratë e pensionistëve

06/05/2009  Hajdutët çanë murin e postës dhe morën 1,5 milionë lekë. Nën hetim dhe punonjësit

POLICAN – Persona ende të paidentifikuar nga polica në mesnatën e djeshme kanë arritur të vjedhin 1.5 milionë lekë të destinuara pensionistëve të qytetit të Poliçanit dhe të fshatrave rreth tij, duke i lënë këta të fundit pa marrë pensionin mujor këtë muaj. Burimet zyrtare të policisë që i referohen edhe lajmit bëjnë me dije se në mbrëmjen e 24 orëve më parë është vjedhur filiali i postës nr. 1 që ndodhet në qendër të qytetit Poliçan. Po të njëjtat burime thanë për gazetën se vjedhja është kryer nga persona ende anonimë, të cilët kanë hyrë në ambientet e kësaj postës duke çarë më parë një vrimë në murin e përbashkët me lokalin ngjitur me të.

Vjedhja

Sipas burimeve nga organi blu, vjedhja edhe pse është bërë në mesnatë, është zbuluar në mëngjesin e djeshëm kur punonjësit e filialit të postës ka shkuar në punë. Sapo punonjësit e postës kanë hyrë në ambientet e saj kanë diktuar se u është vjedhur në kasafortë shuma e lekëve të tërhequra nga banka një ditë më parë për t’i ndarë më pas pensionistëve të këtij qyteti. Sapo kanë gjetur kasafortën e lekëve bosh dhe më derë të hapur punonjësit e filialit të postës kanë lajmëruar menjëherë eprorët e tyre si dhe punonjësit e policisë. Më pas kanë qenë forcat e policisë dhe ekspertët e saj ata që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes menjëherë dhe kanë filluar nga procedurat ligjore. Po së bashku me ekspertët e policisë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe sektori i policisë me qenin me erë, i cili ka ndjekur gjurmët e vjedhësve. Në vendin e ngjarjes ekspertët e policisë kanë kryer të gjitha procedurat duke fiksuar disa gjurmë dhe shenja të ndryshme gishtash, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës dhe që menjëherë janë nisur në laboratorin kriminalistik për t’u kryer procedurat didaktike dhe krahasuar me shenjash gishtash të lëna nga persona të ndryshëm në vjedhje të tjera. Po gjatë kryerjes të ekspertizës ekspertët e policisë dhe oficerët e Policisë Gjyqësore kanë marrë nën hetim punonjësit e filialit të postës, të cilit kanë pohuar se kur janë larguar pas orarit zyrtar të një dite më parë pa dashje (sipas tyre), kanë harruar çelësin në kasafortë. Gjatë ditës së djeshme janë shoqëruar disa persona, të cilit ndodhen në listat e policisë që dyshohet se janë autor të kryerjes të kësaj vjedhjeje.

VJEDHJA

Në mbrëmjen e ditës së martë është vjedhur filiali i postës nr. 1 që ndodhet në qendër të qytetit Poliçan. Po të njëjtat burime thanë për gazetën se vjedhja është kryer nga persona ende anonimë, të cilët kanë hyrë në ambientet e kësaj poste duke çarë më parë një vrimë në murin e përbashkët me lokalin ngjitur me të dhe më pas kanë marrë paratë në kasafortë.

PISTAT

Burimet policore thanë për gazetën se po punojnë në disa pista njëra prej të cilëve është dhe ajo e harrimit me qëllim të çelësit në derën e kasafortës si dhe të personave që qëndroj afër këtyre vendeve që mbajnë lekë dhe që janë profesionist në kryerjen e këtyre veprave penale. Po dje oficerët e Policisë Gjyqësore kanë përpiluar dosjen në detaj për të gjitha shenjat dhe sendet e gjetura.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›