E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërkombëtarët: 21 janari, demonstratë e dhunshme - Prokuroria të hetojë ngjarjen

19-01-2012 / Gazeta 55

Trojka e ambasadorëve të SHBA, BE dhe OSBE, në vigjilje të protestës nekropolitike të opozitës e klasifikojnë ngjarjen e vjetshme si demonstratë të dhunshme me pasojë vdekjen, e cila s’po hetohet në mënyrë gjithëpërfshirëse, të paanshme e transparente nga institucionet përgjegjëse

Përmes një deklarate të përbashkët të Ambasadorit të SHBA në Tiranë, Kreut të Delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë, dhe Kreut të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, 21 janari 2011 cilësohet si një ditë e dhimbshme në historinë e afërt të Shqipërisë me demonstrata të dhunshme në kryeqytetin shqiptar. “Në atë ditë tragjike, katër protestues u vranë dhe dhjetëra të tjerë, përfshirë protestues, kalimtarë dhe oficerë policie, u lënduan” - kujtojnë Arvizu, Sequi dhe Wollfarth që në krye të këtij mesazhi, duke shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave të dhunës së pakuptimtë e të pafalshme. Ambasadorët tërheqin dhe një herë vëmendjen se hetimi duhet të jetë gjithëpërfshirës, kur shprehin rëndësinë e hedhjes dritë të plotë mbi ngjarjet e 21 janarit nëpërmjet një procedure gjyqësore të besueshme, përfshirë një hetim gjithëpërfshirës, të pavarur dhe të lirë nga ndikimet partiake. Sikundër ata vënë në dukje - populli shqiptar me të drejtë, pret që të jepet drejtësi dhe është detyrë e Zyrës së Prokurorisë së Përgjithshme të Shqipërisë për ta kryer këtë hetim, ndaj dhe ambasadorët i japin asaj besimin duke apeluar jo vetëm hetimin gjithëpërfshirës, por edhe që “sigurimi i respektit për shtetin ligjor është një element thelbësor i shoqërive demokratike dhe një parakusht për përparimin drejt integrimit në BE”. “Është e nevojshme që të hidhet dritë e plotë mbi ngjarjet e 21 janarit nëpërmjet një procedure gjyqësore të besueshme, përfshirë një hetim gjithëpërfshirës, të pavarur dhe të lirë nga ndikimet partiake. Me të drejtë, populli shqiptar pret që të jepet drejtësi. Në këtë kontekst, ne besojmë që Zyra e Prokurorisë së Përgjithshme të Shqipërisë është institucioni i duhur për ta kryer këtë hetim dhe ai institucion ka besimin dhe mbështetjen tonë të plotë. Sigurimi i respektit për shtetin ligjor është një element thelbësor i shoqërive demokratike dhe një parakusht për përparimin drejt integrimit në BE. Kjo është gjithashtu pjesë e aspiratave të popullit shqiptar”- thuhet në mesazhin e ambasadorëve. Më tej, në deklaratën e trojkës thuhet se 21 janari 2012 duhet të jetë më tepër se një ditë përkujtimore. Siç vlerësojnë ata, ky njëvjetor është gjithashtu një rast për të gjithë qytetarët shqiptarë që të shohin drejt së ardhmes dhe për forcat politike që të forcojnë dialogun politik, bashkëpunimin mbi integrimin në BE dhe procesin e reformave. “Për këto arsye, ambasadoret nxisin udhëheqësit politikë të Shqipërisë t’i japin përparësi interesave të vendit dhe atyre të qytetarëve para çështjeve partiake dhe të përqendrohen që të punojnë së bashku mbi hapat konkrete qe ta çojnë Shqipërinë përpara në rrugën e reformave në vitin 2012” –përfundon deklarata e ambasadorëve Arvizu, Sequi dhe Wollfarth. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›