E Shtunë, 31 Tetor 2026

Salihi: Të përqendruar vetëm te Qipro

Gazeta Shqip

Sulmuesi kuqezi

Deri në fund të eliminatoreve ka kohë. Madje, ka kohë edhe deri te sfida e dytë kundër Zvicrës, ndeshja më e ndier për kuqezinjtë. Kundërshtarë në fushë do të jenë të paktën pesë futbollistë me origjinë shqiptare, ndërsa mijëra të tjerë do t’i mbështesin në stadiumin e Lucernës. Por për momentin, i gjithë përqendrimi kuqezi është te Qipro. “Ne duhet të mundohemi ti marrim ndeshjet një pas një. E di se shqiptarët janë më tepër të karikuar te ndeshja me Zvicrën. Dua ta theksoj se gjithë ekipi është përqendruar te ndeshja me Qipron dhe shpresojmë të bëjmë diçka të mirë në këtë ndeshje”, deklaroi sulmuesi Hamdi Salihi, i cili duket se e ka të sigurt vendin në formacionin titullar të De Biazit. Ndërsa në fjalën e rastit, presidenti i Federatës, Armand Duka, ka premtuar se skuadra do të japë maksimumin për të mbyllur në mënyrë pozitive këto eliminatore

Zvicra

Bomberi i kombëtares thekson “E di se shqiptarët janë më tepër të karikuar te ndeshja me Zvicrën. Ne duhet të mundohemi ti marrim ndeshjet një pas një

Salihi: Të përqendruar vetëm te Qipro burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›