"Kreditë e këqija" rriten me 30% në një vit
"Rritja në masën prej mbi 30% të kredive me probleme në harkun kohor të një viti (qershor 2007-qershor 2008) është mjaft shqetësuese dhe flet qartë për domosdoshmërinë e ndërtimit të strategjive dhe marrjes së masave sa më të shpejta ndëshkuese e parandaluese, jo vetëm nga Banka e Shqipërisë dhe qeveria shqiptare, por edhe nga gjithë vendimmarrja politike //////////parë pasojat e jashtëzakonshme, të dëmshme, të provuara në një kohë jo të largët dhe mjaft të freskët për kujtesën e qytetarëve shqiptarë". Ka qenë kjo deklarata e bërë dje nga ana e përfaqësuesve të Konfindustrias lidhur me situatën e krizës ekonomike dhe shqetësimin se kreditë e pakthyera në banka mund ta përkeqësojnë këtë gjendje.
Në këtë drejtim, Konfindustria ka shprehur mbështetjen për miratimin në Kuvendin e Shqipërisë të përmirësimit të domosdoshëm të bazës ligjore për përshpejtimin në kohë dhe lehtësimin në procedurë të marrjes së garancive pronësore për debitorët e bankave. Por, njëkohësisht, përfaqësuesit e Konfindustrias kanë vënë në dukje atë që e konsiderojnë si "përgjegjësinë e sistemit bankar në keqmenaxhimin e parave të shqiptarëve, qartësisht të pasqyruar në rritjen e shpejtë të kredive të pakthyera ose "kredive të këqija".
Në qëndrimin e tyre, përfaqësuesit e Konfindustrias kanë theksuar se pavarësisht domosdoshmërisë së përmbushjes së kërkesave të bankave për lejimin ligjor të zbatimit më të shpejtë të procedurave të sekuestrimit të pronave të debitorëve, lehtësia e mësipërme nuk është e mjaftueshme për të shmangur problematikën e "kredive të këqija" për sigurinë e sektorit bankar, me pasoja në zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm të vendit dhe vetë qëndrueshmërinë e sistemit shtetëror e shoqëror të vendit.
Sipas tyre, për këtë arsye është detyrë e Bankës së Shqipërisë, që detyrimisht të ushtrojë në mënyrë të plotë të drejtat e saj ligjore, me masa të ashpra mbi bankat e nivelit të dytë dhe stafin menaxherial të tyre, në të gjitha rastet e keqpërdorimit të dukshëm të parave të shqiptarëve të depozituara në banka.
Ata theksojnë se "aq më shumë është domosdoshmëri një veprim i tillë, kur kihet parasysh gjendja e vështirë e tregjeve ndërkombëtare financiare, pavarësisht se thelbi i problemeve në sistemin bankar shqiptar, për shkak të fenomenit të ‘kredive të këqija‘, është prodhuar dhe qëndron nga brenda sistemit tonë".
Nga ana tjetër, vlerësohet se pasojat që mund të vijnë nga jashtë kanë vetëm ndikim dytësor dhe në asnjë mënyrë nuk duhet lejuar të shërbejnë si justifikim për përgjegjësitë e brendshme të keqmenaxhimit bankar. "Miratimi nga Kuvendi i Shqipërisë i kërkesave për përshpejtimin e procedurave të marrjes së pasurisë pronësore të debitorëve te bankat është një hap i nevojshëm, por i pamjaftueshëm për të përballur problematikën shqetësuese të sigurimit të qëndrueshmërisë së sistemit bankar shqiptar afatgjatë", përfundon qëndrimi i Konfindustrias.