Fondi i Komunitetit, qytetarët vendosin për 10%
Fondi i Komunitetit. Kështu është "pagëzuar" nga drejtuesit e Bashkisë së Tiranës fondi prej 3 milionë dollarësh, ose 260 milionë lekësh të reja, pjesë e buxhetit bashkiak për kryeqytetin në vitin 2009. Këto para, të cilat përbëjnë plot 10 për qind të këtij buxheti është premtuar se do të investohen në komunitet, në përputhje me kërkesat e vetë qytetarëve të Tiranës.
Opinionet e tyre po anketohen edhe me dëgjesat publike që zhvillohen në njësitë e ndryshme të kryeqytetit.
"Gjatë hartimit të buxhetit 2009, po lançohet edhe nisma më e fundit e Bashkisë së Tiranës, Fondi i Komunitetit: 10 për qind e investimeve (3 milionë dollarë, ose 260 milionë lekë të reja) do të caktohen direkt nga votimi i qytetarëve dhe do të shpërndahen sipas këtij votimi për mirëmbajtje, trotuare, apo lulishte të vogla", u shpreh së fundmi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, në njërën nga dëgjesat me publikun. Sipas tij, me buxhetin e vitit 2009, përveç të tjerash, pritet të realizohen projekte strategjike në zhvillimin e qytetit. Këtu ai ka përfshirë fazën e parë të ndërhyrjes në parkun e liqenit, rikualifikimin urban të sheshit "Skënderbej", ndërtimin e 350 banesave sociale, përfundimin e Unazës së Vogël, si dhe fillimin e ndërtimit të Unazës së Madhe.