Real kushte per Murinjon

Trajneri i Realit të Madridit, Zhoze Murinjo duhet të fitojë Champions League dhe titullin kampion në La Liga-n spanjolle për të vazhduar punën në “Santiago Bernabeu”.
Sipas një burimi të mirëinformuar pranë klubit, presidenti Florentino Perez duket se po humb durimin me teknikun portugez, i cili ka krijuar polemika të panevojshme me mediat, rivalët dhe zyrtarët e futbollit iberik.
“Nuk është thjesht një çështje rezultatesh, pasi bëhet fjalë për imazhin e klubit. Nuk ka asnjë dyshim që Murinjo është një trajner i madh, por në çdo ditë që kalon, situata po bëhet edhe më e vështirë”, tha burimi.
Sipas britanikes “The Sun”, gjithçka në klub do të ishte perfekte vetëm nëse Murinjo do të fitojnë trofe me “merenguet”. Për këtë, burimi theksoi se “Perez e afroi Murinjon për të fituar trofe dhe nëse luzitani e realizon me sukses misionin, atëherë gjithçka ka ndodhur do ti falet. Në të kundërt, madrilenëve do tu mbetet vetëm zhgënjimi dhe polemikat që rrethojnë Murinjon”.
Trajneri është kritikuar për taktikat që përdor, mbi të gjitha për lojën e theksuar mbrojtëse kundër Barcelonës, ndërsa gjatë fitores së fundjavës që Reali i Madridit regjistroi kundër Atletik Bilbaos, tifozët e fërshëllyen.
Kjo ndodhi vetëm pak orë pasi gazeta “Marca” zbuloi debatin e ashpër të Murinjos me mbrojtësin Sergio Ramos dhe portierin Iker Kasijas, menjëherë pas humbjes në shtëpi, në sfidën e parë të Kupës së Mbretit me Barcelonën. Ndërkohë mendohet se loja mjaft ofensive e Realit në takimin e kthimit në “Kamp Nou” lidhet vetëm me forcën dhe dëshirën e lojtarëve për të mos u eliminuar.