Salihi Kampion me Rapidin
Problemet me drejtuesit e klubit dhe trajnerin natyrisht që e kanë lënë të pakënaqur. Hamdi Salihi u la jashtë skuadrës për fazën përgatitore dhe është detyruar që të stërvitet me skuadrën e amatorëve për të ruajtur fizike. Por, pavarësisht situatës së krijuar, sulmuesi shqiptar duket se ka vendosur të qëndrojë te Rapidi i Vjenës, të paktën deri në fund të sezonit.
“Me këtë vendim trajneri ka dashur të nënkuptonte se mund të kem të gjithë kohën e nevojshme në dispozuicion për të biseduar me menaxherin tim dhe drejtuesit e klubit, në mënyrë që situate rreth së ardhmes time të bëhet sa më shpejt e qartë”, ishin fjalët e 28-vjeçarit, vetëm pak orë pasi shokët e tij të skuadrës udhëtuan drejt Portugalisë për t’u përgatitur për pjesën e dytë të sezonit.
Pavarësisht të gjitha atyre që janë përfolur dhe fjalëve për probleme me trajnerin Peter Shëtel, Salihi nënvijëzoi se “realisht dëshiroj të qëndroj në Vjenë, këtu gjithçka është fantastike”. Fakti që në periudhën e dimrit ka luajtur vetëm një herë për 90 minuta të plota natyrshëm që e kanë bezdisur. Megjithatë, “bomberi” nuk preferon të bëjë polemika.
“Dihet që në futboll situatat ndryshojnë shumë shpejt. Unë do të pres shansin tim dhe do të jap më të mirën që ta shfrytëzoj. Më pëlqen gjithçka të Rapidi dhe dua të shpallem kampion me këtë klub”, tha më tej sulmuesi.
Ndërkohë, nga Anglia, “The Sun” shkruante se Hamdi Salihi kërkon dëshpërimisht që të transferohet në Glasgou, ku Sëlltik dhe Rejnxhërs kanë shfaqur interes. Tabloidi citonte se lojtari I përfaqësueses shqiptare ka folur disa herë me ish-shokun e skuadrës Jelaviç, i cili militon te Glasgou Rejnxhërs. Megjtihatë Salihi thekson se nuk ka folur asnjëherë për transferimin, ndërsa pavarësisht interesimit që përflitet, dy gjigandët skocezë ende nuk kanë paraqitur oferta konkrete.
Së fundmi në garën për shërbimet e shqiptarit, duket se është futur edhe skuadra e Bundesligës II gjermane, Eintraht Frankfurt. Pasi nuk ka bindur Volfsburgun për ti marrë sulmuesin Patrik Helmes, drejtuesit e klubit nga Frankfurti po shqyrtojnë seriozisht mundësinë e afrimit të Salihit.