E Shtunë, 31 Tetor 2026

Salihi nuk i shenon Riedit gol i Nuhiut qe e zevendesoi

Legjionaret Bogdanit i mohohet nje 11-metersh ne humbjen me Bolonjen

Hamdi Salihi nuk i shenon ish-skuadres se tij SV Riedit qe eshte edhe kryesuesi aktual i Bundesliges austriake. Ne nje nga ndeshjet e cila konsiderohet shume e rendesishme per vjenezet qe luanin ne fushen e tyre bomberi shqiptar eshte aktivizuar ne formacionin titullar nga trajneri Peter Pakult. Megjithate paraqitja e tij nuk ka qene e pelqyeshme pasi edhe ne kete sfide ka humbur disa raste per shenim ku spikat ai i minutes 22 ne te cilin shkodrani i lene i lire ne zone gjuan krejtesisht ne menyre te gabuar ne trupin e Daniel Royer. Ne minutat ne vazhdim nuk ndihet shume. Rapidi gjen golin e 1-0 me Patocka 38. Vetem 3 minuta pas pjeses se dyte Salihi ndalet qartesisht ne menyre te parregullt ne zonen kundershtare por gjyqtari nuk akordon nje 11-metersh. Ne te 53-n Rapidi dyfishon me Zonenlajtner. Tre minuta me vone Pakult zevendeson Salihin me Atdhe Nuhiun qe shenon edhe golin 59 e fitores 3-0 ndaj Riedit. Ndersa ne Seria A Cesena e Erjon Bogdanit eshte mundur 0-2 ne shtepi nga Bolonja. Sulmuesi shqiptar paraqitet mire ne fazen mbrojtese te topit dhe efikas ne ngjitjen e skuadres por nuk eshte i rrezikshem ne zonen gol dhe humbet disa raste. Edhe Bogdanit i eshte mohuar nje 11-metersh. Nga fusha u duk faull dhe imazhet e konfirmuan tha pas ndeshjes trajneri Masimo Fikadenti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›