Perse Suedia kerkon te arrestoje Julian Assange
Ceshtja e publikimit te materialeve diplomatike ne Wikileaks eshte bere edhe nje ceshtje qe ka prekur personalisht jeten vetjake te Juian Assange shefit te sajtit dhe fytyres se vetme publike te kesaj organizate.
Behet fjale per akuzat e Prokurorise suedeze ndaj Assange per ngacmim seksual. Te premten qe lame pas kjo prokurori rileshoi urdhrin nderkombetar te arrestit per 39-vjecarin nga Australia i cili mendohet se aktualisht strehohet ne Britanine e Madhe. Assange kerkohej fillimisht ne shtator per tu marre ne pyetje ne lidhje me akuzat e dy grave ne Suedi te cilat pretendonin se ai kishte kryer me to marredhenie seksuale jo teresisht onsensale. Por ne ate kohe keto akuza u hodhen poshte nga nje prokuror suedez dhe Assange mund te konsiderohej i qete. Por kjo nuk zgjati shume sepse ne nentor pikerisht ndersa kishte nisur qe te perflitej publikimi i materialeve te reja diplomatike ne sajtin e Wikileaks nje tjeter prokuror suedez kete here ne nje pozite me te larte se ai paraardhes hartoi nje urdher arresti mbi akuzat e grave te cilat duke i ripare kete here i mori per baze dhe parasysh. Nderkohe Assange ka hedhur poshte cdo lloj pretendimi te ketyre grave dhe si pasoje edhe vete akuzen. Ai u largua nga Suedia ne fillim te veres dhe ne nentor ai kerkoi qe ta apelonte vendimin e shkalles se pare per arrest vendim i cili edhe ne shkallen e apelit mbeti ne fuqi cka i ben prokuroret serish te afte qe te kerkojne arrestimin e tij.
Australiani qe thuhet se aktualisht eshte strehuar ne Britanine e Madhe i deklaroi gazetes britanike The Guardian te premten se ai i druhej ndonje komploti te mundshem per vrasje te autorizuar nga qeveri te ndryshme te interesuara per nje gje te tille. Po sipas tij akuzat qe i behen jane politikisht te manipuluara.
Avokati i Assange ne Britanine e Madhe i eshte ankuar qeverise suedeze ne lidhje me arrestin duke i thene se nje flete-arresti nderkombetar nuk eshte e nevojshme ne rastin e Assange duke qene se ai eshte i gatshem qe ti pergjigjet te gjitha pyetjeve permes video-konferences ne nje ambasade suedeze jashte vendit apo edhe permes telefonit. Sipas shume eksperteve ligjore rasti i Assange eshte formuluar gabim ne shume pika te tij dhe nga ana e prokuroreve suedeze jane bere disa gabime. Ne fillim te javes qe shkoi nje kerkese per arrest shkoi ne zyren e policise britanike por u kthye mbrapsht nga autoriteti britanik sepse kerkesa listonte denimin maksimal me burg per nje ceshtje te tille pra ne te ishte cilesuar vetem denimi me i ashper cka ligjerisht nuk eshte nje praktike korrekte gjyqesore. Sipas avokatit suedez te Assange procedura e ndjekur nga prokuroria ne rastin e Assange eshte nje procedure qe eshte bere krejt ndryshe nga procedurat e ketij lloji ne rastet normale dhe se ne kete rast nuk eshte prokurori ai qe ben akuzat por liika. Nese do ti hedhesh nje sy krimit per te cilin kerkohet Assange te duket se fleta e arrestit nderkombetar eshte nje veprim shume i ashper dhe i rrepte dhe mbi te gjitha shume i nxituar. Perse gjithe ky nxitim Mund te jete per shkak te presonit nga jashte. Avokatet e Assange jane te bindur se dikush apo disa jane shume te interesuar qe ta shohin Assange sa me shpejte te izoluar pra jashte mundesise per te operuar me sajtin e tij qe u ka nxjerre shume te palara ne shesh qeverive te ndryshme te botes. Nderkohe prokurorja qe ndodhet ne krye te grupit te hartuesve te fletes se arrestit per Assange ka bere te ditur se kjo flete arresti eshte leshuar sepse ligji suedez e ndalon intervistimin formal ligjor permes telefonit apo video-konferences apo ndonje forme tjeter pervec paraqitjes personale te te akuzuarit ne polici ku ai duhet ta kryeje intervisten ne menyre te drejtperdrejte.
Ne kemi pasur nje rast ne nje qytet ne jug te vendit ne te cilin nje i dyshuar u pyet permes telefonit dhe nje gje e tille u kritikua ashper nga Ombusmeni i drejtesise duke qene se verimi nuk ishte ne perputhje me ligjin suedez.
Ndersa ne lidhje me menyren e fteses per ta marre ne pyetje Assange pra permes fletes se arrestit dhe jo nje ftese normale per nje seance degjimore prokurorja deklaroi se nuk kishte ndermend qe te bente publike te gjitha menyrat me te cilat prokurori kishte vepruar me pare ne rastin e Assange dhe se duke qene se ata nuk kane dijeni per vendndodhjen e tij u detyruan qe ta therrasin permes nje flete- arresti. Ndersa skuadra ligjore e Assange eshte duke u pergatitur qe ti jape ne pergjigje legale fletes se arrestit nderkombetar te leshuar nga suedezet Wikilaks eshte duke u perballur cdo ore me presione nga me te ndryshmet qe synojne mbylljen e sajtit ne menyra nga me te ndryshmet. Javen qe shkoi dy lsquoprovajdera amerikane te internetit u detyruan qe ta heqin sajtin nga hapesirat e tyre brenda dy ditesh dhe nderkohe qeveria franceze u perpoq qe ti ndalonte serveret qe ndodhen ne France qe te strehonin sajtin e Assange. Si perfundim te premten lsquoWikileaks njoftoi se ajo ishte zhvendosur sajtin e saj ne nje domen zviceran lsquowikileaks.ch. y erim pasoi lajmet qe erdhen ne fillim te javes ne lidhje me lsquoAmazon e cila gjithashtu nuk pranoi qe te mbante permbajtjen e sajtit brenda Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Ne nje interviste qe dha ne revisten lsquoTimes ne fllim te javes qe shkoi Assange ishte plot besim per vazhdimesine e sajtit lsquoWikileaks edhe pas ngjarjeve te fundit dhe sulmeve kibernetike. Ne ne historine tone 4-vjecare kemi pasur rreth 100 sulme te renda dhe ja kemi dale qe te mbijetojme dhe kjo do te vazhdoje - ka deklaruar ai. - Eumlshte shume e rendesishme qe te mbajme mend se ligji nuk eshte thjesht ai qe njerezit e fuqishem duan qe te tjeret te besojne se eshte.