E Diel, 1 Nëntor 2026

Salla e Byrosë Politike, tani quhet Pjetër Arbnori

Nderimi

Ish-salla ku zhvillonte mbledhjet Byroja Politike e PPSH-së, që sot e tutje do të mbajë emrin e një prej njerëzve që lugtoi fort atë regjim dhe u persekutuar egërsisht prej tij. Auditori ku Enver Hoxha jetësonte urdhrat e egër të diktaturës do të quhet “salla Pjetër Arbnori”. është nderuar dje nga Parlamenti, të cilin e drejtoi në dy mandate rresht, “mandela shqiptare” siç cilësohej apo kryetari i “urtë” i Kuvendit të Shqipërisë, Pjetër Arbnori. Pasuesja e tij në politikë, kryetarja aktuale e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka iniciuar emërtimin e sallës së Byrosë me emrin e ish-spikerit që nderohej si nga e majta ashtu dhe nga e djathta. Në përkujtim të 75- vjetorit të lindjes së zotit Arbnori, nën kujdesin e Kryetares të Kuvendit Jozefina Topalli u organizua dje një aktivitet i posaçëm në nderim të figurës së tij,Bashkëshortja Suzana Arbnori, dy fëmijët Justinë e Filip, miq, bashkëvuajtës të burgjeve komuniste, deputetë, intelektualë, dhe studiues, morën pjesë në ceremoninë zyrtare të emërtimit të sallës “Pjetër Arbnori”. Kryetarja e Kuvendit në hapje të aktivitetit tha: “Ju e dini që kjo sallë ka qenë Byroja e Komitetit Qendror. Pjetër Arbnori ka qenë legjendë e rezistencës dhe anti-komunizmit ndaj dhe simbolika është jashtëzakonisht e fortë. Kjo sallë, ku dikur merreshin vendime kundër të gjithë atyre që s’pranuan kurrë komunizmin, sot ka emrin Pjetër Arbnori”. Ish-kryetari i Kuvendit kaloi 38 vjet rresht në burgjet e komunizmit dhe u lirua vetëm në vitin 1990, kur dhe u bashkua me lëvizjen demokratike në vend. Arbnori, përveç se politikan njohet edhe si një shkrimtar i rëndësishëm dhe produktiv.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›