Vizita në Bon Berisha: “Hapja e kutive, liderët evropianë mbështesin Qeverinë”
Autori i Lajmit: Redaksia
Kryeministri Sali Berisha, në ditën e dytë të vizitës së tij në Bon, ku mori pjesë në kongresin e EPP ishte pjesëmarrës në sesionin e dytë plenar të zhvilluar dje paradite, i cili u përqendrua në votimet për modifikimet e statutit si dhe në nxjerrjen e rezolutës përfundimtare të kongresit. Gjatë këtij sesioni, kryeministri Berisha pati rastin të takonte dhe të përshëndetej me shumë liderë evropiane si presidentin e sapozgjedhur të BE-së, Herman van Rompuy, kancelaren gjermane Angela Merkel, Kryeministrin suedez, Fredrik Reinfeldt, Kryeministrin italian, Silvio Berluskoni, Presidentin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, etj. Pas këtyre takimeve, në një prononcim për mediat, ai pohoi se ka gjetur mbështetjen e liderve evropianë për qëndrimin e Qeverisë karshi kërkesave të opozitës. “Në të gjitha bisedimet me kolegët e mi, natyrisht që kam trajtuar edhe kërkesën absurde të opozitës për të rinumëruar votat pas një vendimi gjykate, i cili e përjashton këtë mundësi. Kam gjetur mirëkuptim të plotë nga bashkëbiseduesit e mi për qëndrimin e qeverisë dhe qëndrimin tim ndaj kësaj kërkese, sikundër i njoha me ofertën që unë kam bërë për problematikën tjetër, në mënyrë që opozita të marrë vendin e saj në Parlament”, - tha ai. Kryeministri vlerësoi kongresin si shumë të rëndësishëm se rizgjodhi lidershipin e Partisë Popullore Evropiane si dhe u diskutua për problemet madhore të sotme, siç është kriza ekonomike financiare, ndryshimi i klimës dhe përurimi i institucioneve të reja të Bashkimit Evropian, të cilat në këta rast, si parlamenti ashtu edhe presidenti, si dhe Komisioni kryesohen nga qendra e djathtë. “Për mua, ky ishte një rast i shkëlqyer për të paraqitur në fjalën time gjendjen, zhvillimet pozitive në Shqipëri, vitin 2009, si një vit i madh, për partitë popullore, po ashtu një vit i madh edhe për Shqipërinë. Gjithashtu, ishte një rast i shkëlqyer për të zhvilluar një seri takimesh”, - tha ai. Më tej, Berisha theksoi se jehona botërore e festimit të 8 Dhjetorit në Tiranë ishte e pranishme gjerësisht në këtë kongres, ndërkohë që shumë nga udhëheqësit kryesorë evropianë ishin të entuziazmuar nga ajo shfaqje madhështore. “U thashë miqve të mi se populli që ka vuajtur më shumë nga diktatura e egër komuniste, e festoi dhe i takonte ta festonte me madhështinë më të madhe; sikundër i njoha me qëndrimin e pakonceptueshëm të opozitës, e cila jo vetëm që nuk iu përgjigj ftesës sime për të qenë e pranishme në këtë ngjarje të madhe për kombin, por bëri të kundërtën, e denoncoi, duke e shpallur si antimiting apo e provokoi në mënyrat më të ulëta, duke shpërndarë kryetari i Bashkisë plehrat nëpër rrugët e Tiranës, në prag të kësaj ngjarjeje”, - tha ai. Kryeministri ka pohuar më tej se gjatë takimeve të tij ka diskutuar për procesin e integrimit të Shqipërisë, ndërsa pohoi se ka gjetur mbështetje të plotë nga të gjithë udhëheqësit evropianë.
Ky lajm është publikuar: 11/12/2009