E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu Grate shqiptare arritje mbreselenese

Gratë shqiptare kanë shënuar arritje mbresëlënëse që flasin qartë për rolin e tyre në sjelljen e ndryshimit dhe përparimit në vitet e fundit, megjithatë mbetet ende për të bërë për të rritur përfaqësimin dhe pjesëmarrjen e grave në vendimmarrje. Kështu deklaroi ambasadori i Shteteve të Bashkuara Aleksandër Arvizu në takimin e organizuar me 80 gra përfaqësuese të fushave të ndryshme si gazetarë, politikanë dhe pjesëmarrëse të OJQ-ve
Arvizu gjatë fjalës së tij e vuri theksin edhe te plani kombëtar i veprimit për gratë, i marrë nga presidenti Obama, plan i cili skicon udhërrëfyesin, i cili nxit pjesëmarrjen e grave në parandalimin e konflikteve dhe ruajten e paqes. Gjithashtu ai tha se sekretarja Klinton i konsideron grate si thelbin e politikës amerikane.
Gjate fjalimit ambasadori nuk la mënjane edhe shakatë, ndërsa në fund prezantoi edhe basketbollisten Rezarta Hoxha, e cila shërben në forcat RENEA.
Gjate këtij eventi u prezantuan edhe disa prodhime artizanale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›