Komunistët mblidhen në Moskë, Shqipëria merr “mungesë”
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Moskë, 5 nëntor 1964 – Kryeministri i Kinës së Kuqe, Çu En Lai, i cili u largua i zemëruar nga Moska tre vjet më parë për shkak të situatës së acaruar prej politikave të Nikita Hrushovit dhe sulmeve të ashpra ndaj Shqipërisë, u kthye ditën e sotme në një tjetër atmosferë sovjeto-kineze për shkak të ndryshimit të kursit të udhëheqjes sovjetike. Kryeministri kinez mbërriti në kryeqytetin rus si kreu i delegacionit të ekspertëve kinezë për debatin e ashpër që ka ndarë Pekinin dhe Moskën. Të tjerë udhëheqës komunistë nga e gjithë bota komuniste pritet të mblidhen gjithashtu në Moskë për të zhvilluar bisedimet sekrete. Ata do të vijnë për festimet e ditës së shtunë që përkojnë me 47-vjetorin e Revolucionit Bolshevik. I vetmi vend komunist që nuk do të dërgojë një delegacion të vetin, por që është njëkohësisht dhe aleati i hapur i Kinës së Kuqe, është Shqipëria e Enver Hoxhës. Gazeta “Pravda” botoi një shkrim që kishte për qëllim të bënte apel dhe shërbente në të njëjtën kohë si një panoramë për takimin e parë të udhëheqësve komunistë që prej kohës kur Hrushovi u përjashtua muajin e shkuar: “Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik bën thirrje për një luftë të paepur kundër çdo shfaqjeje dhe mbijetese të çdo lloj nacionalizmi dhe shovinizmi, dhe kundër prirjeve paragjykuese nacionaliste dhe diskriminimit”. Artikulli shfaqi gjithashtu dhe një dëshirë për të kufizuar abuzimet në lidhje me debatin në fjalë, - raportonte agjencia e lajmeve Reuters, - ndërsa në të njëjtën kohë, refuzonte të hiqte dorë nga parimi i tyre i bashkekzistencës paqësore. Në një editorial tjetër, gazeta e Partisë Komuniste Sovjetike drejtoi gjithashtu dhe një sulm të dukshëm ndaj kompetencës së Hrushovit, edhe pse emri i tij nuk u përmend. Analistët e marrëdhënieve kino-sovjetike shikojnë shumë pak mundësi për një përmirësim të rëndësishëm në pikat të nxehta të konfliktit. Publikisht mendohet të jetë një shfaqje me të vërtetë dramatike në momentin kur Çu En Lai të jetë mbi varrin e Leninit së bashku me udhëheqësit sovjetikë gjatë paradës së të shtunës. Por një burim shumë i rëndësishëm brenda Partisë Komuniste Sovjetike tregoi në fshehtësi se qëndrimet sovjetike për çështjet kryesore që shqetësojnë botën nuk do të ndryshojnë në një përpjekje për të mbyllur çarjen me Pekinin. Ka një pritshmëri të përgjithshme mes analistëve jokomunistë këtu në Moskë se takimet e Çu En Lait do të përfundojnë me një marrëveshje për ta mbajtur debatin konfidencial. Takimet mund të sjellin gjithashtu një marrëveshje për planet sovjetike të një takimi paraprak më 15 dhjetor dhe një konferencë të përgjithshme botërore të partive komuniste në mesin e vitit 1965. Hrushovi tha se këto takime ishin të nevojshme për të arritur unitetin. Por përgjigjja e Pekinit ishte se ata kishin për qëllim që ta ndanin komunizmin dhe se nuk do të merrnin pjesë. Ministri i Jashtëm Kinez, Çen Ji, tha nga Algjeria ditën e sotme se përjashtimi i Sekretarit të Parë të PKBS-së, Nikita Hrushov, “ka hapur mundësi të reja për përmirësimin e marrëdhënieve mes Moskës dhe Pekinit, për unitetin e frontit socialist”. Çu En Lai u përshëndet në aeroportin e Moskës nga Kryeministri i ri i Rusisë, Aleksi N. Kosigin, dhe shumë sekretarë të tjerë të Partisë Komuniste Sovjetike dhe diplomatë, qeveritë e të cilëve kanë ambasada në Pekin. Leonid I. Brezhnjev, pasardhësi i Hrushovit si Sekretar i Parë i PKBS-së mungonte në pritje. Megjithatë, numri 1 i Bashkimit Sovjetik u shfaq në aeroport gjatë pritjes së kryetarit të Partisë Komuniste Polake, Vlladislav Gomulka. Gazetarët nuk u lejuan të afroheshin në aerodrom ndërsa Çu En Lai zbriti nga avioni për të zhvilluar vizitën e tij të parë në Moskë që prej kohës kur u largua i nervozuar nga Kongresi i 22-të i PKBS-së më 1961. Ky vit ishte dhe momenti kur tensionet midis dy gjigantëve komunistë arritën kulmin. Në këtë kongres, Hrushovi kritikoi ashpër Shqipërinë dhe më pas zhvendosi trupin e Stalinit nga varri i Leninit. Kryetari i Sovjetit Suprem, Anastas I. Mikojani, priti shefin e PK të Gjermanisë Lindore, Valter Ulbriht dhe kryeministrin Vili Stof. Kryeministri mongolez dhe Sekretari i Parë i Partisë, Umzhagin Cedenbal fluturuan gjithashtu drejt Moskës. Ernesto Guevara, ministri kuban i Industrisë, Jiri Hendrych, shefi i ideologjisë së komunistëve çekosllovakë dhe Veljko Vllahoviç, teoricieni kryesori i Partisë Komuniste Jugosllave udhëtuan mes emrave të sipërpërmendur. Kryeministri Ion Giorge Maurer i Rumanisë dhe kryeministri Todor Zhivkov i Bullgarisë ishin rrugës, por po udhëtonin me tren. Zëvendëskryeministri koreanoverior, Kim Ir Sen, tashmë kishte mbërritur në kryeqytet. Të tjerë emra në pritje për tiu bashkuar homologëve janë kryeministrat Janos Kadar i Hungarisë dhe Fam Van Dong i Vietnamit Verior. Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH) tha se shqiptarët do ta shikonin nga larg kongresin dhe se do ti kryenin ritualet e ceremonisë së përvjetorit të revolucionit në muzeun Lenin-Stalin në Tiranë, “ku ata mbajnë leksione për Revolucionin e Tetorit”, - shtoi Reuters. Shumë analistë parashikojnë se nuk do të ketë asnjë shenjë marrëveshjeje për çështjet kryesore që ndajnë dy fuqitë komuniste, apo të paktën të një marrëveshjeje tjetër që do tu hapte rrugën mundësive të zhvillimit të bisedimeve të tjera.
Ky lajm është publikuar: 20/03/2010