E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëmshpërblimet, lista me 110 emrat e ish të përndjekurve

Autori i Lajmit: Lili Saraçi
Gazeta “Ballkan” ka siguruar list pagesën e rradhës për ish të përndjekurit politikë. Janë 110 emra të ish të përndjekurve që do të dëmshpërblehen dhe që duke nisur nga sot ata duhet të paraqiten në bankat ku kanë ghapur llogarit e tyre bankare, për të tërhequr parat. Sipas drejtorit Lek Hajdari, bëhet e ditur se qytetarët duhe të paraqitën në banka për të tërhequr parat dhe se bankat do të vihen në dispozicion të tyre. Ndër të tjera Lek Hajdar ka pohuar se asnjë qytetar nuk mund të dëmshpërblehen, nëse emri i tij nuk është i listuar me vendim të Këshillit të Ministrave, mbasi janë kufizimet ligjore të tilla dhe pikërishtë ligji 9831. dt.12.11.07, i ndryshuar në nenin 12, ku thuhet ndër të tjera se dëmshpërblimi gjatë fazës së par të mos jepët më i madh se 1.000.000 lekë. I njëjti mekanizëm do të përsëritet deri në marrjen e plot të dëmshpërblimit, për trë gjith të dënuarit, familjar të viktimave. Pra sipas Hajdfaraj asnjë ish i dënuar apo familjar i tij nuk mund të dëmshpërblehet jasht këtij mekanizmi. Ndëtr të tjera ai ka shpjeguar se çdo person i listuar duhet të dërzoj dokumenta korresponduesve pran ministris së Financës. Dëmshperblimi i ish-të peËndjekurve do të realizohet nëpermjet kësteve për tetë vjet ku shuma që ata do të marrin është 720 000 lekë të reja për çdo vit burg që ata kanë bërë. Buxheti që është alokuar për dëmshperblimin e plotë të të përndjekurve, është 800 milionë USD, ku qeverisë i takon përkatesisht të shpenzojë 100 milionë USD në vit. Realizimi i këtij buxheti është bërë dhe do të vazhdojë që të bëhet nëpërmjet kredive të buta që ka marrë Ministria e Financave. Procesi i cili pritet të mbarojë për tetë vjet, mendohet që të dëmshpërblejë gjithsej 3198 persona të cilët kanë dorëzuar dokumentacionin dhe kanë aplikuar për të marrë kompensimin. Të gjithë personat kanë dorezuar dokumentacion të zgjeruar së bashku me dosjen që kanë pasur. Dhenia e parave në formë simbolike u bë pas një sërë premtimesh qeveritare por edhe protestash nga ana e tyre.

Listen me emrat e gjeni ne numrin e sotem te gazetes Ballkan
Ky lajm është publikuar: 25/03/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›