Samiti i Aleancës së Qytetërimeve, Topi: Të respektojmë diversitetin
KATAR- Presidenti Bamir Topi i pranishëm në Samitin e katërt Botëror të Aleancës së Qytetërimeve, i cili po mbahet në Katar e vlerëson aktivitetin si një mundësi e cmuar për të shkëmbyer ide mbi të ardhmen e popujve në një moment kyç të historisë.
Sipas Presidentit Topi është detyra jonë të kuptojmë forcat që udhëhoqën ndryshimin me emrin “Pranvera Arabe”, por që tashmë sic u shpreh ai i kaloi kufijtë e pranverës.
“Ne duhet të marrim masa që t’i përgjigjemi këtij ndryshimi në mënyrë të tillë që të sigurojmë përparimin dhe zhvillimin e shoqërive tona, nëpërmjet respektit për diversitetin dhe kuriozitetit për të renë”,- theksoi Topi.
Presidenti shqiptar u shpreh krenar për historinë dhe kulturën e lashtë të Shqipërisë, si dhe për traditën shekullore të harmonisë dhe mirëkuptimit të plotë ndërmjet katër feve kryesore të vendit tonë.
“Ne jemi një popull i cili ka ndërtuar historinë e vet nëpërmjet një rrugëtimi të gjatë përvetësimi besimesh apo kulturash të ndryshme, që prej paganizmit e deri në ditët tona, rrugëtim që e pasuroi brez pas brezi identitetin shqiptar e që bëri të mundur përjetësimin e tij në fjalët e vyera të rilindësit shqiptar Vaso Pasha “Feja e shqiptarit është shqiptaria”,- theksoi presidenti Topi.
Sipas zyrës së shtypit pranë presidencës, duke shprehur bindjen se diversiteti kulturor e fetar do të jenë guri i themelit për një paqe të qëndrueshme e për një të ardhme të begatë në botë, Topi tha se "vlerat universale të bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë duhet të jenë kryefjala e jetës".
“Aktualisht, Shqipëria ka ngritur gjithë infrastrukturën e duhur për vënien në zbatim të qëllimeve të Aleancës. Ajo ka miratuar Strategjinë e Dialogut Ndërkulturor, Planin dyvjeçar të Veprimit, si dhe ka ngritur një Komitet ndër-dikasterial për ecurinë e këtyre dokumenteve themelorë që synon mirëkuptimin mes popujve, të mbështesin dialogun mes civilizimeve në mënyrë që të përkrahë përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për të arritur paqen, sigurinë dhe partneritetin botëror, përfundoi fjalën e tij kreu i shtetit shqiptar Bamir Topi.
(el.me/BalkanWeb)