E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anemia, më shumë të prekur në fshat



Sëmundja e anemisë në vendin tonë është më e përhapur në zonat rurale, se ato urbane. Femrat vuajnë më shumë se meshkujt prej saj. Nga të dhënat e grumbulluara prej studimit demografik shëndetësor u identifikuan 19% e femrave dhe 5% e meshkujve anemikë. Sëmundja është prezente edhe te fëmijët. Rreth 17% e tyre në moshën 6-59 muajsh kanë nivele anemie, përfshi këtu 11% e fëmijëve që janë anemikë mesatarë. Sipas specialistëve, anemia ulet sa më shumë rritet niveli i edukimit të nënës. Sa u përket femrave në moshë të rritur 16% e tyre konsiderohen anemike mesatare, ndërsa 3% e tyre kanë anemi të moderuar. Anemia sipas mjekëve nuk duhet neglizhuar, pasi ka pasoja për shëndetin. Po kështu, në pesë gra ( 20% ) dhe rreth 28% e meshkujve në Shqipëri kanë hipertension (presion të lartë të gjakut). Ashtu siç dihet, hipertensioni është më i shpeshtë në moshat më të vjetra, kryesisht mes 45-49 vjeç.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›