Samiti i Sarajevës konfirmon 48 pjesëmarrës
Përgatitjet për samitin e Sarajevës janë në përfundim e sipër, ndërsa në listën përfundimtare gjenden 48 pjesëmarrës.
Në takimin që nis nesër është konfirmuar pjesëmarrja e 29 të ftuarve, kryesisht ministra të Jashtëm të shteteve të Bashkimit Evropian dhe shefa të organizatave ndërkombëtare.
Në Sarajevë shkon shefi i diplomacisë britanike Uliem Hejg, shkruan gazeta "Dnevni Avaz", ndërsa ministri i jashtëm francez Bernar Kushner papritur ka hequr dorë nga pjesëmarrja. Ministri gjerman Guido Vestervale më herët kishte njoftuar se nuk do të merrte pjesë.
Por, në Samitin e Sarajevës marrin pjesë zyrtarët më të lartë të BE-së: Ketrin Eshton dhe Shtefan Fyle, si dhe ministrat e jashtëm të Italisë, Franko Fratini, dhe ai spanjoll Angel Moratinos.
Në cilësinë e të ftuarit do të jetë prezentë edhe zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Xhems Stajnberg dhe kryediplomati Turqisë, Ahmet Davutollu. Siç thuhet, Moska në një farë mënyre do ta injorojë Samitin e Sarajevës. Përfaqësuesi i saj në cilësinë e të ftuarit do jetë ambasadori rus në Bosnje-Hercegovinë.
Sipas gazetës "Dnevni Avaz" nuk është arritur marrëveshje për miratimin e një deklarate të përbashkët të të gjithë pjesëmarrësve. Prandaj, në takimin e Sarajevës do të ketë vetëm një "deklaratë presidenciale", të cilën do ta publikojë presidenca spanjolle e BE-së.